3 operacione antidrogë/ Në Kakavije kapen 10.4 kg heroinë, ndalohet trafikanti grek

17 Tetor 2014, 09:13Kronika TEMA

Policia Kufitare zbulon 2 tentativa të trafikimit të marijuanës, ndërsa në Vlorë është goditur një grup i trafikimit të marijuanës.

Në Kakavije, shërbimet policore gjatë kontrollit të mjeteve në vijën e dytë në dalje për në Greqi, në një mjet tip Benz fuoristradë me targa XNP 7021, që drejtohej nga shtetasi grek Charilaos Kontekakis 48-vjeç nga Kreta, zbuluan drogë dhe armë.

Në pjesën mbështjellëse të sediljeve të pasme, u gjetën 8 pako me Heroinë me peshë 10.4 kg, 13 pako me marijuanë me peshë 6.8 kg si edhe një armë automatik dhe 17 fishekë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në policinë e Gjirokastrës dhe po merret në pyetje për të zbuluar fijet e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Në portin e Durrësit është kapur në tjetër mjet me 20 pako lëndë narkotike. Një prej personave të ndaluar është Artur Nano, 50 vjeç.

Në Vlorë u kap një tjetër sasi droge. 30 thasë me marijuanë u sekuestruan në kuadër të operacionit “Treblova”.

Lënda narkotike e kapur ka një peshë prej 111 kilogramë.

Policia e Vlorës bëri të mundur identifikimin e 4 poseduesve të lëndës narkotike, dhe kapjen e njërit prej tyre, Bedri Llanaj, 50 vjeç.

 

1 komente në “3 operacione antidrogë/ Në Kakavije kapen 10.4 kg heroinë, ndalohet trafikanti grek”

  1. Mira says:

    Kunati i tourkofagos me siguri….(!!!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje