SHKB arreston shefin e policisë së Divjakës/ Dekonspironte operacionet kundër lojërave të fatit

16 Tetor 2014, 17:52Kronika TEMA

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme arrestoi Shefin e Stacionit policor Divjakë, Gjergji Çelaj.

Ai dyshohet se dekonspironte aksionet policore, kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestimi u krye rreth orës 17:00 të pasdites në Divjakë.

Çelaj ishte vënë në përgjim, pasi më herët ishin grumbulluar informacione për arsyet e dështimit të operacioneve kundër pikave të paligjshme të lojërave të fatit.

Shefi i policisë, duke qenë se binte në kontakt me të dhëna për ndërhyrjet e sektorit kundër krimit ekonomik, lajmëronte paraprakisht për ditën dhe orën e aksioneve, në këmbim të shumave të mëdha finaciare.

Kështu operacionet dështonin, pasi pikat e paligjshme pikërisht gjatë kontrolleve “të befasishme”, gjendeshin të mbyllura.

Për Çelaj ishte marrë në mungesë masa e “Arrestit në burg” nga Gjykata e Lushnjës.

Ai akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Nxjerrjes së sekretit”.

 

5 komente në “SHKB arreston shefin e policisë së Divjakës/ Dekonspironte operacionet kundër lojërave të fatit”

  1. Mashtruesi says:

    Po ky ishte i LSI,mos ndoshta kane vendos me fut ne burg gjithe LSI ? Ben mire te mendohet Rama se perplasja me Liken e fundos

  2. Kumarxhi pa licenc says:

    Hajdeni ne Shkoder , shefi i krimit ekonomik mori vrejte per neglizhenc dhe mos veprim ne rezultate ne operacionin Fundi i Marrezis dhe si shperblim e banen shef i krimit te organizum !!! Na i mblodhi automatat kot, na coj ne gjykat ku harxhume ka 3000 euro, megjithse i jepshim percdo muaj nga 200 mij lek….

    1. kuq e zi perhere says:

      Per Klodin e ke fjalen ?

  3. Une jam, ti je. says:

    LSI-ja me ne krye Liken eshte grupimi me i rrezikshem per Shqiperine. Ajo nuk eshte as parti, as shoqate, por mafje e rganizuar dhe e strukturuar qe e udheheq nje shtab teper mafioz dhe i lidhur me segmentet me kriminale ne vend. Rama duhet ta eleminoje LSI-ne.

  4. kujtojne says:

    Lotaria duhet kontrolluar nga qeveria ku administratori te zgjidhet nga kryeministri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje