Nuk deklaruan pasurinë/ ILDKP gjobit 10 zyrtarë

16 Tetor 2014, 13:55Kronika TEMA

ILDKPKI ka gjobitur 10 zyrtarë për mosdeklarimin e pasurisë.

Ky institucion thekson se vijon të konstatojë shkelje të afateve ligjore në dorëzimin në afat të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”, nga ana e zyrtarëve të niveleve të ndryshme drejtues të cilët pa shkaqe ligjore të arsyeshme nuk dorëzojnë në afat deklaratën e interesave private.

Ja 10 zyrtarët e dënuar nga ILDKPKI

Elvana Hana, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Gjevalin Gjeloshaj, me detyrë Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Qazim Gjana, me detyrë Doganier në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Arjan Cane, me detyrë Doganier në Drejtorinë Rajonale Doganore Sarandë, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Dule Koka, me detyrë Doganier në Drejtorinë Rajonale Doganore Gjirokastër, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni”, për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Liset Logli, me detyrë Doganier në Drejtorinë Rajonale Doganore Gjirokastër, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni”, për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Jonis Isaj, me detyrë Doganier në Drejtorinë Rajonale Doganore Korçë, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Gjin Dedndreaj, me detyrë Doganier në Drejtorinë Doganore Rinas, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Murat Pashaj, me detyrë Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Ilir Përmeti, me detyrë me detyrë Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë. – See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/nuk-deklaruan-pasurine-ildkpki-gjobe-10-zyrtareve-te-administrates-246261.html#sthash.e9Etjjrf.dpuf

5 komente në “Nuk deklaruan pasurinë/ ILDKP gjobit 10 zyrtarë”

  1. Kris 1 says:

    Shume mire,ky institucion mund te quhet institucioni i pastrimit te pareve.Me nje gjobe te vogel i lan te gjitha gjynahet.

  2. pjeshka says:

    PO shume mir bete se sjemi me ne kohe te saliut qe u merrnin te gjitha per te mirqena nga ato qe deklaronin ose ato qe sdeklaronin si gjente gje fare.

  3. teuta e ilirise says:

    PASKE VRARE TE GJORET ,U PASKE MARR KAFEN E NJE DITE PUNE.

  4. Pilo Lala says:

    E kam thene edhe me pare. Elvana eshte Kryehajdutja e Ilaceve.
    Elvana Hana, mbesa e Liri Berishes, eshte e dyta nga Pasuria, mbas Argita Berishes.
    Kontrolloni pasurine e babait Pensionist, motres, mamase, dhe do shikoni qe ata pastrojne Miljona per Elvanen.

  5. rinor arbana says:

    Kjo gjobe per keto zyrtar eshte para xhepi. Ata duhet te denohen ligjerisht dhe tu konfiskohet pasuria e pa justifikuar. Kjo eshte zgjidhja e vetme; por kjo nuk ka per te ndodhur sepse vete politikanet jane te korruptuar deri ne gryke. Mjere shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje