Arrestohet shtetasi grek dhe bashkëpunëtori shqiptar, po trafikonin drogë drejt Greqisë

16 Tetor 2014, 13:43Kronika TEMA

Policia e Gjirokastrës arrestoi një shtetas grek dhe bashkëpunëtorin shqiptar në trafik, duke transportuar drejt Athinës 16.5 kg marijuanë.

Blutë kishin informacion se një automjet që drejtohej nga një shtetas grek me drejtim lëvizje nga Fieri për në Greqi mund të transportonte lëndë narkotike.

Mbi bazën e këtyre informacioneve ishte përforcuar shërbimi dhe kontrolli i automjeteve në pikën e kontrolli të ngritur në aksin rrugor nacional Gjirokastër – Dervician, në vendin e quajtur Gropa e Gëlqeres.

Mbrëmë rreth orës 23.00, efektivat e Policisë ndaluan një automjet karrotec që lëvizte në drejtim të Sarandës dhe transportonte një automjet me defekt tip “Peugeot”, me targa greke IPP 9497 në pronësi të shtetasit grek Panagiotis Katsaros, 31 vjeç, nga Athina.

 

 

Gjatë kontrollit të imtësishëm të kryer në automjetin me targa greke rezultoi se në brendësi të prapakolpit dhe poshtë sediljeve në shasi kishte 31 pako të mbështjella me letër natriban, 16.5 kg marijuanë.

Së bashku me shtetasin grek udhëtonte si pasager edhe miku i tij Adriatik Ogiçi, 45 vjeç, nga Delvina.

Ata ishin nisur nga Fieri dhe gjatë rrugës u ishte prishur makina dhe për këtë arsye kishin marrë karrotrec për të çuar makinën në Sarandë për ta rregulluar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit shtetasit grek Panagiotis Katsaros si dhe e pasagjerit Adriatik Ogiçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje