Rritja e sigurisë rrugore dhe minimizimi i numrit të aksidenteve në rrugët e Shqipërisë, është qëllimi i disa ndryshimeve në Kodin Rrugor, të cilat i bashkangjiten përditësimit të ligjeve në fushën e transportit, sipas direktivave të Bashkimit Europian.
Ligji i ndryshuar sjell një sërë risish, si për shembull, të gjithë personat që kane varësi nga alkooli apo lëndët narkotike nuk do të pajisen me leje drejtimi, apo personat që transportojnë fëmijët në shkolla duhet të kenë leje të posaçme për ta kryer këtë funksion.
Risi tjetër e projektit është dhe detyrimi për drejtuesit e mjeteve që t’i pajisin automjetet me ndenjëse të posaçme për fëmijët deri në 12 vjeç. Po ashtu, personat që do të merren me transport pasagjerësh do të pajisen me leje të veçantë drejtimi.
Po ashtu, me ligjin e ri ndryshon edhe masa administrative e vendosjes së gjobave, kryesisht për mbrojtjen e infrastrukturës rrugore nga dëmtimet dhe vjedhjet.
bravo qeverise per kete nisem por qe duhet te veproje si mase mbrojtese ne cdo fushe si te shoferet mjeket profesoret deputetet policet se te gjithe jane te pire qe me mengjese dhe iu lexojne ligjin prokuroret e gjykatesit edhe keta te pire se ndryshe nuk do ishte bere rrumpalle shqiperia