Bilanci/ Policia: Në 1 vit ulëm numrin e vrasjeve e aksidentet, rezultate spektakolare kundër drogës

18 Tetor 2014, 10:27Kronika TEMA

 

Policia e Shtetit bën bilancin 1-vjetor të punës, duke marrë si periudhë krahasuese harkun kohor 16 shtator 2013- 15 shtator 2014, me 16 shtator 2012- 15 shtator 2013.

Në analizën janë marrë rezultatet e shënuara lidhur me trafiqet, korrupsionin, drogën, vrasjet, qarkullimit rrugor e ndërtimet pa leje.

Referuar shifrave të policisë, bie në sy jo vetëm ulja e numrit të vrasjeve dhe aksidenteve, por edhe gati përgjysmimi i vjedhjeve me armë. Rezultatet më të larta shënohen në luftën kundër drogës, e këtu renditen operacionet në Lazarat dhe Dukagjin.

Për të rrëzuar alibitë e opozitës, se mungon bashkëpunimi me ndërkombëtarët në këtë sektor, statistikat nënvizojnë se ato janë rritur me 45 % më shumë.

Masa drastike janë marrë ndaj shkelësve të qarkullimit rrugor.

Rezultateve sipas sektorëve:

Droga: Marijuanë e kapur, 371 % më shumë; Kokainë, 604 % më shumë; Operacione ndërkombëtare, 45 % më shumë; Asgjësimi i bimëve narkotike cannabis sattiva, 500 % më shumë.

Trafiqet: Të arrestuar, 25 % më shumë; Trafikim i qenieve njerëzore, 51 % më shumë.

Korrupsioni:  Vepra të zbuluara, 64 % më shumë; Persona të hetuar, 83 % më shumë.

Pastrimi i parasë: Vlera e aseteve kriminale të sekuestruara, 111 % më shumë

Krimi ekonomiko financiar: Vepra të zbuluara, 76 % më shumë.

Hetimi i aseteve: Pasuri të sekuestruara, 375 % më shumë.

Vrasjet: 17 % më pak viktima.

Plagosjet e rënda:  12 persona të plagosur më pak.

Vjedhje me armë: 42 % raste më pak.

Krime kundër pronës: Shkatërrim prone me eksploziv, 2 raste më shumë.

Qarkullimi rrugor: Aksidente me pasojë vdekjen, 16 % më pak; Masa administrative, 67 % më shumë 2322 persona të arrestuar për përdorim pije alkoolike, apo pa leje drejtimi.

Telefonata nga publiku: Rritja e besimit qytetar, përmirësimi i cilësisë së shërbimit dhe vlerësimi i shqetësimeve të qytetarëve shprehet në rritjen me 18 % të telefonatave të publikut tek numri 129.

Ndërtimet e paligjshme: 15 herë më shumë procedimeve.

 

2 komente në “Bilanci/ Policia: Në 1 vit ulëm numrin e vrasjeve e aksidentet, rezultate spektakolare kundër drogës”

    1. beni says:

      Bravo policise se shtetit, me te vertet qe ndihet ndryshimi qe ne rrug, sa jane rralluar ato gangserat qe shajne bejne polic me zorr i gjen tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje