Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka kallëzuar në Prokurorinë e Vlorës 9 persona të cilët akuzohen për falsifikim dokumentesh.
Sipas AKKP-së këta persona me anë të falsifikimit të dokumenteve kanë përvetësuar pronë private.
“AKKP ka dorëzuar në Prokurorinë e Vlorës dhe ka vënë në dijeni Prokurorin e Përgjithshëm Llalla, kallëzimin Penal për 9 persona”, thuhet në njoftimin për media të Agjencisë.
Veprat penale të pretenduara janë “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i Produkteve të Veprës Penale”.
Pronat e përfituara, sipas Agjencisë janë kryesisht toka kullotë, pranë Ujit të Ftohtë dhe Himarë, në sipërfaqe të mëdha, përmes falsifikimit të vërtetimeve.
Aq të pakujdesshëm ishin treguar me falsifikimet, saqë në një rast vendimi përkonte me ditën e diel, pra ditë pushimi zyrtar, e nuk mund të kishte vendimmarrje.
Të kallëzuarit janë: Vangjel Dhimogjika, Kimete Bedinaj, Sotir Andoni, Timotheo Dhimoela, Harilla dhe Stefo Duni, Mamude Meminaj, Thoma Billa, Jorgo Stramarko,
Shkoni ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive ne Lezhe dhe do shikoni cudi se cfare fallsifikimesh jane bere ne kurriz te pronareve te vertete duke blere vendime gjykatash duke i futur ne compjuter dhe duke shuar emrat e pronareve te rregullt ne librin themeltar dhe duke vendosur emra te tjere.Per kete kane dijeni edhe Prokurori i pergjithshem i shqiperise si dhe organet e tjera te shtetit deri tek presidenti dhe askush nuk merr masa te denohen fajtoret.Kjo qe ndosh ne shqiperi nuk ndodh as ne Afrike.
Hajde moj akkp hajde
E di ti qe vendimet qe keni dhene ne vite, ne Vlore po i prish gjykata dhe po ja jep fshatareve pronat, ne kembim te parave te hashashit e krimit. Pyet njehere per Klodin pyet
Namin kane bere po keta nuk duhet te dalin nga burgu se prona sjell pasoja ne jete njerezish dhe keto duhet te trajtohen si vrasje.
a thua të jetë ndonjë prej tyre ai koraku sumofili a turkofagos si quhet??