Një 25-vjeçar u arrestua nga policia, pasi ka tentuar të korruptonte një efektiv të saj, i cili e kishte kapur në flagrancë teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Eldi Ramazani drejtonte makinën tip “Peugeot” me targa AA898CX. Kur është ndaluar nga policia në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, efektivi i policisë ka konstatuar se 25-vjeçari ishte në gjendje të dehur.
Në këtë moment i riu ka tentuar ta korruptonte me 10 mijë lekë të reja, në mënyrë që të mos i bllokohej patenta dhe mjeti.
Tashmë 25-vjeçari Ramazani pritet të përballet me drejtësinë pasi akuzohet për korrupsion aktiv.
Nga na paska dale ky polic I ndershem ,policet edhe per rryp te kercenojne qe do te nxjerrin ne komision per te marre nai lek……
eh mor Ramazon,mor Ramazon ti e ke vendin ne Afghaniston……………pune sunitesh!
Me vjen mire qe ka ndodhur keshtu ne Shqiperi urime policise se shtetit paska filluar te beje ndryshime.
Nuk ka ditur te jape parate, e ka bere me shume buje dhe ka shkuar ne burg