Makinat e policisë se shpejti do të marrin një pamje të re, ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim deri më sot.
Për ta realizuar këtë nismë, Ministria e Punëve te Brendshme ka hapur konkursin për dizenjimin e makinave të ardhshme të Policisë së Shtetit, raporton Vizion Plus.
Nisma është promovuar për herë të parë në shkollën e mesme “Qemal Stafa”.
Të rinj nga mosha 14-23 vjeç, që duan të marrin pjesë në konkurs, duhet të sjellin ide, për mënyrën sesi ata duan të jetë pamja e jashtme e makina të Policisë së Shtetit.
Mbledhja e të gjithë vizatimeve apo dizenjimeve në programe dixhitale do të jetë e hapur deri ne 25 nëntor.
Kjo iniciativë synon jo vetëm ndryshimin e imazhit të makinave të policisë, por edhe afrimin e të rinjve me policinë e shtetit.
Te jene te bardha .
te jene ne ngjyren e flamurit ekonomike perdoracake te shpejta te shkurtra dhe me njerez me mendje te fresket qe zbatojne ligjin e te respektueshem te dine te flasin shqip edhe gjuhe te huaja dhe jo kurrsesi barkderra
Makinat janë mirë po të ndërrojë uniformat se të duken policët si gjynahet më bluza apo këmisha të rame ngjyra.
Ca eshte kjo emblema e teatrit te kukullave apo e shoqates ..ylberi