Me urdhër të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është ngritur për herë të parë Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, e cila do të funksionojë sipas parimit “Gjej – Fikso – Godit”, i aplikuar nga gjithë strukturat antiterror të vendeve euroatlantike.
Top Channel ka siguruar një kopje të urdhrit të Ministrit.
Aktualisht në Policinë e Shtetit operon struktura e luftës kundër terrorizmit vetëm një strukturë me rreth 15 efektivë.
Në relacionin e urdhrit, thuhet se Drejtoria Antiterror është ngritur pas vlerësimit të situatës në vend, rajon e më gjerë, si dhe faktin që Shqipëria është pjesëmarrëse në koalicionin ndërkombëtar antiterror.
Ekspertët e policisë kanë konstatuar një tendencë në rritje të radikalizmit me theks fetar dhe fetar, nacional, politik etnik.
Shpërthimet me eksploziv, të klasifikuara si akte terroriste do të jenë gjithashtu objekt i punës së kësaj Drejtorie.
Për të përmirësuar cilësisht hetimin e akteve terroriste, është parë e udhës të rikompozohet krejt struktura në Drejtori, duke e rritur numrin 104 punonjës.
Bashkë me krijimin e Drejtorisë Antiterror, do të ngrihet një sistem i sigurt transmetimi informacioni për hetimin e akteve terroriste. Gjithashtu do të ketë identifikim përmes metodave analitike të situatës së grupeve kriminale.
Drejtoria antiterror do të ketë varësi direkte nga Drejtori i Policisë dhe për shkak të specifikës nuk do të ketë seli në godinën aktuale të Policisë.
Drejtoria do të jetë e shtrirë në 12 qarqet e Policisë, ku përqëndrimi më i madh do të jetë në Tiranë.
Pse te mos varet nga Z/Drejtori i Policise dhe Drejtorii i Policise Kriminale?
A eshte kjo drejtori nje strukture antikrim ?
Pse pikerisht duhet te varet nga Drejtori i Pergjithshem ? Te gjitha strukturat qe varen nga Ai, drejtuesit jane te parapelqyera politikisht.
Mos valle indirekt duhet te varet nga ministri edhe kjo. Kjo do duket nese ne krye te kesa strukture do te vihet ndonje Niviciot ose Benciot.
Te lumte by..a o Sajmir Tepelena, me ate Drejtor te Pergjithshem e ata vartes qe ke mbledhur e mban rreth vehtes, e bere edhe luften antiterror lesh arrapi.
Ke bere ndonje kurs per manaxhim a drejtim ty o Tahir ? Se gjith populli e di qe ke experience pune vetem per furnizimin e manaxhimin e barnatoresh(farmaci).
Hallall, o Edvin Rilindja ! Na nderove !
O shoku Tahiri, po me cunat e Tepelenes do e mbash kete shtet?! E keni kthyer ne kazerme ministrine e brendshme!?
Mallkuar qofshi o plehrat e ketij vendi!