Ndërsa deputetët e mazhorancës kanë vendosur që shkarkimin e tyre ta votojnë në seancën parlamentare të së enjtes, promovimi që Këshilli i Lartë i Drejtësisë që i ka bërë gjyqtarit Gjin Gjoni duket se ka qenë edhe shkaku kryesor i shkarkimit të Elvis Çefës dhe Lulzim Lelçajt.
Në raportin e publikuar nga Komisioni Hetimor, listohen disa shkelje që i janë konstatuar nga deputetët ku strumbullari i tyre ka qenë promovimi i anëtarit Gjin Gjoni.
Këto shkelje konsistojnë në emërimin që i është bër Gjin Gjonit si anëtar i Këshillit të Shkollës së Magjistraturës, emërimi i Neshat Fanës në krye të Shkollës së Magjistraturës, ushtrimi i detyrës së tij në konfliktin e interesit etj.
“Pas shkarkimit (lirimit) të anëtarit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, z.Sokol Binaj, Këshilli i Lartë i Drejtësisë procedoi me zgjedhjen e anëtarit të ri të Këshillit Drejtues të Shkollës.
Nga shqyrtimi i procesverbalit të mbledhjes, rezulton se nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë është propozuar në këtë detyrë z. Gjin Gjoni, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili vetëm disa minuta më parë kishte votuar pro shkarkimit të Sokol Binajt”, thuhet në raportin për shkarkimin e tyre.
Ehhh ketu fillon white color crime.. Te tjeret jane minj halesh..
Keta nuk duhet vetem te shkarkohen por dhe te procedohen penalisht per zhvatje dhe shperdorimin e rende te ligjit dhe te detyres shteterore qe ju i shte ngakuar, dhe jo vetem keta te dy por te merret ne ndjekje penale dhe personi qe ka bashkepunuar me ta presidenti i republikes bujar nishani si dhe te gjithe anettarete tjere te kld se qe kane shperdoruar ligjin dhe detyren shteterore.
Te procedohet penalisht bujar nishani i cili eshte dhe ai bashkepunetor ne verpimet e kunraligjeshme te kryera nga keta diy ish “zyrtare”, dhe fakti qe ai ju del ne mbrojtje provon saktesisht bashkefajesine e tij ne drejtim te keq perdorimit dhe keqfunksionimit te KLD se.
Shume zhurme e madhe dhe shume veshtiresi paska per te levizur nje gjyqtar te korruptuar ne shqiperi, nuk paska fuqi parlamenti te levizi nje apo me shume gjyqtare,qofte edhe nga gjykata e larte,ose po behen 7-8 muaj qe hidh e perdridh neper gjykata te ndryshme per nje gjin gjon te korruptuar.
une mendoi qe edhe keto gjera qe jane te shkruara per te mos i levizur dot keta jane bere me hile dhe nese duhen ndryshuar,duhen ndryshuar qe mos te kete me hallakatje dhe tallavitje te tilla.