Kapen 76 klandestinë sirianë/ Nga janari, mbi 1200 refugjatë në Shqipëri

22 Tetor 2014, 09:02Kronika TEMA

Policia e Gjirokastrës ka kapur 76 klandestinë sirianë, të cilët tentuan të përdornin tokën shqiptare për të kaluar drejt vendeve të BE-së.

Ata u kapën në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “te Mulliri”.

Mes klandestinëve ka edhe 7 fëmijë e 9 gra.

Ata kaluan kufirin jeshil me Greqinë kur u pikasën nga patrulla kufitare.

Që nga 1 janari 2014, numri i klandestinëve që janë kapur dhe riatdhesuar nga Shqipëria është rreth 1200 vetë.

Pjesa më e madhe e tyre, rreth 700, vijnë nga Siria.

Në vend të dytë renditen shtetasit nga Eritrea, pastaj klandestinë nga Sudani, Somalia, Pakistani, Iraku, Palestina e Gana./a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje