Këshilli i Ministrave ka vendosur të ndalojë parkimin e makinave nga sheshi “Nënë Tereza” e përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, ndërkohë që nga ora 19:00 deri në 24:00 do të ndalohet qarkullimi i makinave në shesh, duke e kthyer në një zonë pedonale.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka marrë masa për zbatimin e Vendimit të Qeverisë dhe Urdhrit të përbashkët të Ministrit të Punëve të Brendshme, Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe Ministrit të Kulturës, për përcaktimin e rregullave të qarkullimit rrugor në Ansamblin Monument Kulture të aksit kryesor dhe qendrës historike të qytetit të Tiranës.
Sipas urdhrit të tre ministrave ndalohet dhe kufizohet qarkullimi i automjeteve të të gjitha kategorive si dhe parkimi i automjeteve në zonat e sheshit “Nënë Tereza” dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pjesë e Ansamblit Monument Kulture të qendrës historike së Tiranës.
Ndalohet qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve të transportit në zonën përreth sheshit “Nënë Tereza” nga ora 19:00 deri në orën 24:00.
Ndalohet pushimi dhe qëndrimi i të gjitha kategorive të mjeteve të transportit rrugor në zonën përreth sheshit “Nënë Tereza”, me përjashtim të mjeteve të transportit publik të linjave urbane.
Ndalohet pushimi dhe qëndrim i të gjitha kategorive të mjeteve të transportit rrugor duke filluar nga sheshi “Nënë Tereza”, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri te ura e madhe Lanës, në kryqëzimin me Bulevardin “Bajram Curri”, me përjashtim të mjeteve të transportit publik të linjave urbane.
Urdhri i përbashkët i tre Ministrave ngarkon Bashkinë e Tiranës të pajisë me sinjalistikë rrugore të nevojshme dhe të bëjë ndërhyrjet e nevojshme në sistemin semaforik për të përshtatur sinjalistikën ekzistuese sipas ndryshimeve të bëra.
Sipas Ministrisë së Brendshme, Policia e Tiranës nga ana e saj ka marrë të gjitha masat që deri në vendosjen e sinjalistikës së duhur nga ana e Bashkisë së Tiranës, zbatimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe Urdhrit të përbashkët të tre ministrave të realizohet dhe kontrollohet nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore dhe shërbimeve të tjera të policisë së kryeqytetit.
“Drejtoria e Policisë së Tiranës fton të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e zbatimit dhe respektimit të këtyre rregullave të reja të qarkullimit rrugor, që synojnë ta kthejnë aksin kryesor dhe qendrën historike të qytetit të Tiranës në një zonë pedonale në shërbim të banorëve dhe familjeve të kryeqytetit”. /gj.k/
Ju keni ardhur ne pushtet qe te siguroni lirine e qytetareve, jo ta kufizoni ate.
Tani qe filloi dimri e gjeten keta? C’eshte ky idiotllik keshtu?
Qendra historike e qytetit te Tirane ???????
BRAVO, pa makina duhej te ishte I gjithe bulevardi deshmoret e kombit,kjo qeveri duket se ia di hallet tiranes.
BRAVO,QEVERISE duket qe kjo qeveri I di hallet e tiranes,te behet pa makina I gjithe bulevardi deshmoret e kombit,po na merr frymen ndotja dhe tymi I makinave.
Eshte nje pamje filmike qe transmetohet shume shpesh ne cdo kronike televizive apo dokumentar dhe, behet fjale per ish te burgosurit e Spacit. I kam te ngulitura ne mendje pamjet ku te burgosurit ecnin ne disa metra te kufizuara. Eshte nje pamje qe te rrenqeth edhe sot! Por kjo e qeverise se Rlindjes eshte shume qesharake. E para e per hir te vertetes kryeqyteti nuk asgje per tu quajtur Ansambel i Monumenteve te Kultures, ndonese ne rrethina, katune apo kodra edhe gjen por, edhe keto te nje periudhe 200 vjecare. Sa per arkelogji dihet qe kjo pjese i takon qyteteve Durres, Fier, Sarande etj, e sa per kalate, ato serish nuk jane ne Tirane, kemi ne Kruje,Shkoder, Tepelene, Gjirokaster e shume te tjere. Nuk po zgjatem me shume me pjesen e historikut,e per me shume te asamblit te monumteve te kultures, keto metrat e kufizuar perse duheshin ne stinen e dimrit? PO pse xhanem nuk priten pranveren, perse deri tek Ura e Lanes? Nuk e kuptoj logjiken qe ka perdorur ideusi i ketij projekti duke kufizuar lirine e ecjes, si te burgosurit ( pa dashur te fyeje). Kush na qenka ky zemer mire, qe pasi do ja marre frymen aksit kryesor te kryeqytetit me nje lum makinash, tymin dhe borite e makinave do ja zbrazin kembesoreve. O sa qejf, do jemi te sigurte ne 500 metra gjatesi, do gezohemi kur presidenti te kaloj prane nesh, do lumturohemi se nuk jetojme vitet para 1990 kur ne xhiro kishte me shume meshkuj, do harbohemi se femrat do shpalosin hiret e tyre, e natyrisht farat e lule diellit nuk do mungojne. Te falemnderit o shtet qe mendon per fizikun tone por, per te pasur nje trup te shendetshem duhet te kujdesesh.