Tentoi të korruptojë policin rrugor, arrestohet 27 vjecari

26 Tetor 2014, 13:49Kronika TEMA

Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë një 27 vjecar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Burime policore bënë të ditur se 27 vjecari Rudin Reshat Vogli, u arrestua rreth orës 03.50, në rrugën “Ferit Xhajko”, pasi u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa italiane CG 685 ST, në gjendje të dehur në masën mbi 0.5% alkool.

Po sipas të njejtave burime, ky shtetas ka tentuar tu japë punonjësve të Policisë Rrugore Tiranë, 200 euro dhe 4800 lekë, për të krjuar favor për shkeljen e konstatuar, shumë e cila u seksuestrua në cilësinë e provës materiale. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje