Kodi i rrugës apo i gjobave?

28 Tetor 2014, 18:25Kronika TEMA

Qeveria ka gjetur rrugën me te lehte per te vene rregull ne qarkullimin rrugor, duke rritur ndjeshëm gjobat per shkelësit e ligjit.

Por, a është kjo masa qe do te japë efekt apo duhet qe me pare qeveria te ofroje ate  standard europian te patentës me pike, raporton Vizion Plus???

Ndryshimet aktuale ne kodin rrugor i hapin rruge edhe hyrjes ne fuqi te ligjit per patentën me pike, por deri ne zbatimin e këtij sistemi ne praktike nevojitet me ende shume kohe deri ne plotësimin e akteve nënligjore.

A është ashpërsimi i gjobave masa e pare qe duhet te nderuar qeveria per te ulur numrin e aksidenteve si dhe  te mbroje pasurinë publike?

Edhe pse nder vite investimet ne infrastrukture kane qene te mëdha, ajo qe mungon është sinjalistika.

Nëse shkel rregullat e qarkullimit rrugor, niveli i gjobës është propozuar  te jete mbi 40 mije leke, nje shume kjo qe është gati sa paga mesatare ne vend.

Nëse këto ndryshime ne kod do te gjen miratim shqiptaret do te paguajnë gjobat per makinat ne te mjetin nivel si evropianet, por  do te vijone te qarkullojnë ne rrugët qe s’kanë as standardin minimal europian.

5 komente në “Kodi i rrugës apo i gjobave?”

  1. Gjergji says:

    Sa me shume presion nga policia mbi qytetaret, aq me shume korrupsion do te kete. Kush eshte ai qytetar qe nuk do ti jepte policit 1/4 apo me shume te gjobes 40.000 lekeshe? Sinjalistika nuk eshte ne nivelin e duhur dhe policia nuk ka teknologjine e duhur e as besueshmerine per te vendosur gjoben objektivisht. Haracin si gjithnje do ta paguajne te do etit dhe pasurine do ta vendosin Eproret e policeve me sekseret e tyre. Kete perceptim nuk eshte e veshtire ta kuptosh
    Pyesni shoferet. Madje niseni pyetesorin me pyetjen: a ke paguar ndonjehere bakshish dhe a jeni te gatshem te paguani perseri per tiu shmangur gjobes? Ndersa policet pyetini se ne cfare shtepish banojne, cfare makina ngasin , ku cojne femijet ne shkolle e do shikoni lehtesisht se ku jane parate qe duhej te vileshin si gjoba.

  2. Artan says:

    Njerezit duhet te edukohen te respektojne sinjalistikat dhe rregullat e perdorimit te rrugeve. Eshte tmerr ti japesh makines ne Shqiperi. Kjo po ashtu sjell edhe aksidente te shumta. Jo vetem qe rregullat nuk zbatohen por tjetri te vjen nga pas apo anash, sepse ka pire gjithe diten, dhe te merr jeten per kot na si koti. Vdekjet ne aksidentet rrugore ne Shqiperi jane te barabarta me ato vende ku behet lufte, qe vriten nga plumbat. Vetem frika e pageses se larte dhe marrja e makines apo lejes jane ato qe vendosin rregullin. Ne Kanada, nj shkelje e ligjit soi ne Shqiperi mund te kushtoje nga 100 deri ne 400 dollare (afersisht 1-4 milion leke te vjetra shqiptare)

    1. kolaqi says:

      dakort me parafolesin vetem aritmetiken ta rregulloje pak se eshte dhe nga Kanadaja andaj them

  3. Halil says:

    C’do kund ne boten e qyteteruar denimet per kalim shpejtesie jane te larta, psh.ne Kanada denimet arrijne deri ne $3000 ,marrje patenti dhe padi penale.Eshte e provuar se denimet me para jane me te sukseshmet ne disiplinimin e qarkullimit rrugor.Megjithate sinjalistika rrugore le per te deshiruar ne Shqiperi dhe medeomos duhet permirsuar.Denimet e larta lene mundesi per korrupcion te punonjesve te qarkullimit rrugor gje qe duhet pasur kujdes, gjithnje duke rritur kontrollin e brenshem dhe degjuar zerin e qytetareve.Une personalisht jam plotesisht dakord me masat e marra dhe poqese aplikohen ne menyre korrekte suksesi do te jete i dukshem dhe i shpejte.

  4. ARISTOTEL DACO says:

    JAM SHUME DAKORT ME MASAT QE MER QEVERIA NE DREJTIM TE QARKULLIMIT RRUGOR, POR NUK ME DUKET E DREJTE QE NJE MASE TE TILLE E LE NE VULLNETIN E NJE PUNONJESI TE SHERBIMIT.
    UNE TE FLAS KONKRETISHT NE MUAJN GUSHT TE KETIJ VITI ISHA NE GJERMANI TE DJALI PREJ NE MUAJI,ME BERI PERSHTYPJE SE NJE MUAJ NUK PASHE POLIC NE RRUGE,PO KISHIN VENE KAMERA TE REGJISTRUARA PER SHPEJTESI DHE PER SEMAFOR TI PO TE DOJE I SHKELJE DHE NUK TE NDALONTE NJERI POR TE VINTE FLETA E GJOBES NE SHTEPI DHE ME FOTOGRAI NE TIMON QE QYTETARI NUK THOSHTE DOT QE ISHA APO SISHA,PRANDAJ NUK E KISHIN NE VULLNETIN E PUNONJESIT TE POLICISE. QYTETARI MERTE FLETEN E GJOBES DHE E PAGUANTE. KESHTU ISHI DISIPLINUAR TE GJITHE QYTETARET.

    SIKUR NE CDO RETH TE SHKURTOHE NGA 10 PUNONJE POLICIE DHE ME RROGAT E TYRE TE VENDOSEN KAMERA NEPER VENDE TE CAKTUARA DO TA SHIKONI SE SA SHPEJT DO DISIPLINOHEN QYTETARET
    RESPEKTE PER PUNEN QE PO BENI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje