Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, një ditë pas letrës që ai i drejtonte Presidentit Bujar Nishani dhe ku kërkonte ndëshkimin e disa gjyqtarëve, për shkak të dhënies së disa vendimeve me objekt caktimin e masave të sigurimit.
Ndërsa shprehet se inkurajon dhe mbështet cdo kritikë në drejtim të gjyqtarëve për punën e tyre, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpreh shqetësim kur përfaqësues të lartë të politikës dhe ekzekutivit bëjnë deklarata dhe ndërmarrin veprime, sipas tyre të përsëritura, të cilat nuk kanë për qëllim rritjen e besimit të publikut tek sistemi gjyqësor.
UGJSH shprehet se Kushtetuta e ligji, kurrsesi nuk lejojnë përfaqësues të pushteteve të tjera të anatemojnë vendimet e gjykatave e aq më keq, të kërkojnë ndëshkimin e gjyqtarëve, kur nuk u pëlqejnë vendimet e tyre, pa përfunduar ende procesi i verifikimit të një vendimi gjyqësor.
“Është ky kushtetues dhe ligjor, i cili kurrsesi nuk lejon përfaqësues të pushteteve të tjera të anatemojnë vendimet e gjykatave e aq më keq, të kërkojnë ndëshkimin e gjyqtarëve, kur nuk u pëlqejnë vendimet e tyre, pa përfunduar ende procesi i verifikimit të një vendimi gjyqësor”, thuhet në reagimin e Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë.
Gjithashtu sipas UGJSH ky efekt jopozitiv rritet akoma më tepër kur, deklarata apo veprime të tilla i’u referohen vendimeve të dhëna në shkallë të parë, jo ndaj “kriminelëve” por, ndaj “personave nën hetim”, të cilët sipas KEDNJ, Kushtetutës dhe Kodi Procedurës Penale prezumohen të pafajshëm derisa të provohet e kundërta, në fund të një procesi penal.
Në kuadër të kësaj pike, UGJSH e shikon si jo etike publikimin e emrave të gjyqtarëve. /gj.k/
Po juve ju anatemon dhe jo vetem kaq, por ju mallkon faren dhe fisin i gjithe populli shqiptar. Nuk e keni kuptuar qe edhe pse keni shume pasuri, ka dicka qe nuk vete mire ne jeten tuaj dhe te familjes tuaj. Eshte mallkimi qe populli leshon ndaj jush o gjyqtare, qyqare.
Ndoshta ne nje sistem drejtesie normal ju kini te drejte Por nje pyetje kam per keta gjyqtaret ne cilin nen te kushtetutes eshte sanksionuar qe gjyqet jane bisnes kush pasguan me shume fiton gjyqin A mund te na jape ndonje pergjigje ky union i kesaj palo drejtesie.
Bashkohem me komentuesin e pare. Sistemin gjyqesor ketu nje skandal, nje turp. Kane dhe guxim te bejne deklarate qe mos shkruajne politikanet per raste skandaloze vendimesh te turpshme nga keta plera qe kemi per drejtesi. Turp per presidentin skllav me mustaqe, per kete realisht nje njeri te mbarum.
E kush e thote kete qe ky union eshte i pa diskutueshem dhe i pa komentueshem, edhe nese eshte ne kushtetute eshte gabim,ka shum gabime ne kushtetuten tone qe jane shkruar dhe miratuar per interesa te disa politikaneve,kjo qe nga zgjedhja e presidentit,i cili zgjidhet me shumice te thjeshte,ndersa nje antar i gjykates se larte ose shume raste te tjera zgjidhen me shumice te cilesuar.
O surrati I ketyre, duan etike keto plehra, qe jane te gjithe per ne gijotine, se burgun e kane pak k’to mostra.
Jeni shume “te lezetshem” zotrinj gjyqtar kur kur flisni per pamvarsine “E PUSHTETIT TUAJ” por mos harroni se jeni shume “te lexueshem” sepse te gjithe ne njerzit e thjeshte qe kemi kaluar neper gjykata e dime mire se si jepen “vendimet” atje kur spaguan je i humbur.
Personalisht me nje gjyqtar te Fierit (Skender Damini, 6 mujorshi i Plepave te Saliut qe ka kaluar ne ate te Apelit Vlore skandaloze do ta quaja) kame dale “humbes” ne nje çeshtje fare te thjesht qe sdo te kish gjyqtar ne bote qe te jepte ate vendim skandaloz!
Jeni mostra (perbindesha) gati shumica e juaj !
Pazarxhinjve ju permend biznesi.. Te korruptuar koke e kembe. Te kalbur. Te gjithe miljonera. I kan pasurite llac e tulla dhe kujtojn se me ato qindarka te depozituara ne bank do shfajesohen..
Beueshmerine tek gjyqtaret as e ul e as e ngre dot nje minister, kushdoqofte ai. Problemi qendron tek vete ju zoterinj, kushdoqofshi me emer dhe mbiemer. keni bere shume sa qe edhe naivi me i madh eshte ne gjendje se sa te drejte jeni. Kush i ka gjykuar megaskandalet e ndodhura ne kete vend dhe jane mbyllur nga ju gjoja per shkelje procedurash. Pse kjo ka ndodhur vetem per peshq te medhenj, ose kriminele te fuqishem financiarisht dhe jo per njerz te thjeshte edhe pse ata padyshim fajtore?! Denenconi vete ju qe pretendonise jeni te ndershem, ata qe ju prishin imazhin. Edhe ne, populli, e duam drejtesine te besueshme, po ky besim fitohet nuk mbahet me gjoja pavaresine e sistemit. Pavaresi per çfare per te bere si te doni duke shkelur ligjet ju vete? Si ka mundesi psh qe prokurori te kerkoje ta zeme per dike 15 vjet denim dhe ju e nxirrni te pafajshem. A jeni te dy palet juriste? Se nuk mund te ndodhe qe populli ta kete gabim, ekzekutivi ta kete gabim, nderkombetarte po asht dhe vetem ju keni te drejte? Kjo nuk mund dhe nuk duhet te ndodhe me! Korrupsioni qe e ka zene shoqerine prej fyti parandalohet dhe luftohet kur gjyqesori eshte ne lartesine e duhur. Ngrihuni ne ate lartesi dhe do ta shikoni respektin e shoqerise per ju. Jeni te domosdoshem, ndaj dhe jemi te shqetesuar qe diçka nuk po shkon mire brenda jush.
I bej nje propozim Rames: Bej referendum qe keta qelbesira te shporren nje here e mire nga sistemi i drejtesise, po nuk fitove 90%, hajde me peshty!
Njerezit jane te lodhur, te neveritur, te zhgenjyer, nuk duan t’iu shohin me sy more plehra qe keni 25 vjet qe tallni trapin me gjakun dhe jeten e tyre, ju dhe ata kodosha politikane te majte e te djathte ku jepni pjesen.
Shporruni shushunja , se mjaft thithet gjakun tone!
Te lumte Z.Tahiri! Ty te ka rene barra me e madhe ne kete moment. Forca!!!
A ka ne kushtetuten e vendit tone ndonje nen qe te thote se gjyqin e fiton ai qe paguan?Si ka mundesi qe pasuria e shume gjyqtareve eshte disa dhjetra fish me madhe se te ardhurat qe kane marre gjate gjithe karieres se tyre nga rroga?Per veten tuaj e ngrini zerin se po u shkelen te drejtat,po per njerezit e thjeshte qe s’kane leke e zvariten dyerve te gjykatave me vite e shume here e humbasin gjyqin padrejtesisht c’do te thosht zoterinj?Ne qofte se gjyqtaret do te zgjidheshin nga populli shume nga ju nuk do ta kishit me vendin e punes dhe jam i bindur qe do te kishit veshur veladonin e priftit.
Bravo, bukur e ke kap ate nenin e Kushtetutes qe nuk eshte!
Sajmir Tahir lluku papashta eshte minister e ben cfare te doje. Ka topin e do gjuaj penalltine. Pastaj Tahiri eshte kompetent ne drejtesi. E kerkojne per bere kryetarin e Gjykates Internacionale, por Tahiri nuk pranon sepse do qe ti sherbeje atdheut te tij me devotshmeri.
Gjykatesit, o Taho lluku papashta aplikojne ligjin qe ti aprovon ne parlament. Nqs ligji eshte si breket e Mihones, atehere faji eshte i parlamentit edhe per kete pune duhet te funksionojne avokatet.
Detyra jote eshte ekskluzivisht te aprovosh ligje ne Parlament e jo te lehesh poshte e perpjete si grate e liga.