Ministria e Brendshme ka kallëzuar penalisht në Prokurori 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Emergjencave Civile, si dhe ish-drejtoreshën e Shtetësisë dhe Refugjatëve për shpërdorim detyre.
Të denoncuarit janë:
1. Alfred Olli, ish-drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile;
2. Maksimiljan Dhima, drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Koordinimit në DPEC;
3. Arben Qesaraj, specialist në Drejtorinë e Planifikimit dhe Koordinimit në DPEC;
4. Adem Kapo, ish-specialist në Drejtorinë e Planifikimit dhe Koordinimit në DPEC;
Auditi i kryer nga Ministria ka zbuluarr një sërë shkeljesh, të cilat referuar kallëzimit janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për Emergjencat Civile:
– Janë dhënë fonde për pesë persona me aktivitet tregtar në shumën 1,000,000 lekë. Përveç vlerës së dëmit ekonomik në shumën e mësipërme, është krijuar mundësia e dëmit ekonomik për detyrimin e buxhetit të shtetit edhe ndaj 31 personave me aktivitet tregtar privat në shumën 143 902 657 lekë.
– Janë akorduar fonde në shumën 58 000.000 lekë, për emergjencën e krijuar nga rreshjet e dëborës, pa dokumentacion justifikues.
– Janë dhënë fonde për emergjencë, në kundërshtim me VKM nr.80 datë 12.02.2012 për 11 njësi të qeverisjes vendore në shumën 3 000 000 lekë.
– Janë akorduar fonde për ndihmë në katër raste për shumën 600.000 lekë, pa asnjë dokumentacion.
– Nuk është kryer kontrolli dhe dokumentimi i përdorimit të fondeve të akorduara për emergjencat civile per vitet 2012-2013.
– Për mallrat që ka përfituar MB nga projekti “Përballimi dhe zbutja e rreziqeve nga fatkeqësitë”, është vepruar në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore për administrimin e aseteve. Mungojnë dy mjete motorike (skafe) me vlerë 1 168 494 lekë.
Në prokurori ka përfunduar edhe dosja e ish-drejtoreshës së refugjatëve Drita Avdyli, e cila mbi bazën e auditit rezulton përgjegjëse për shpërdorim detyre, në procedurat për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare si dhe keqmenaxhimin e aktiveve, me pasoja financiare në buxhetin e shtetit në vlerën 245 125 lekë.
Abuzim Drita = nje pordhe nga Fullani
Futuni ne rradhe per ne Gjykate, kjo ka rendesi.
Tani qe jeni pa pune, te pakten harxhoni parate e vjedhura tek Prokuroret, Gjykatesit dhe Avokatet.
Oh, harrova, edhe ne Farmaci……
Abuzizimi i Drita Avdyli = Nje pordhe nga Fullani
Me vjen per teqeshur me kete edukatore cerdhe Drita Avdyli qe eshte me injorentja kunata e Kulicaj. Kjo erdhi me floke te zeza dhe nje dite na u be m e ngjyra. Ministria e bujqesise e rriti dhe e coj ne ngritje ne minitrine e brendeshme.
Ore cjane keto mostra
Po me Fredin c’patet? Ai i gjori sa ka ngjyer njecike, te tjerat i ndante me shoket e partise. Ai dhe ne zyre raki me gjize pinte dhe jo uiski. Edhe leket e paces qe hante me te ndyerin Poni po ja kendoni? Po ai vete nuk kishte nevoje te perfitonte nga emergjenca civile? Me gjithe ate ata prokuroret qe ka miq do ta mbyllin kete ceshtje. Dava ca meleona qe jane ndare! Fundja ato per te ndare ishin dhene!
Fredi olli ,shefi i bandes famekeqe te 5-Dyqaneve, nje grupim hajdutesh dhe vrases ordinerene.Ne vitn 1997,ka fituar meleona dhe parara te medha,biles e quanin Zani Caushi i Korces.Ndonese vinte nga nje familje super komuniste,nuk beri dot shkolle te larte,se aq tru kish per dituri….por ama kur Saliu e beri kryeytar te PD. Fredka na u be me dy diploma(tepke si Pali Miska).Kaq i duhej,se per te tjerat,mendoi Partia….drejtor te pergjithshem te emergjencave civile,ne MIn. e Brendeshme-i vari ujkut melcite ne qafe,ky qe modeli I Saliut,per njerzit,qe i vidhnin votat,per te mbajtur pushyetin. Sulo Permeti
po nuk ke turp o Sajmir, 245000 lek abuzim, lere aman se e ke felliqur fare, duket ashiqare qe po e ben per politike kete punen e kallezimeve penale ndaj ish punonjesve te Ministrise se Brendshme.
nje koqe ishte mire po beri pare mete dyja duart lere cfar thone kta tani e regullovi te gjithe sojin i vuri ne punra te mira dhe si zakonisht do degjojme e thiri prokurori dhe u pezullua ceshtja dhe si hyn as nje gjemb ne kembe ne shqiperi ja marin pasurine nonje fukraj qe ska njotje..em.
Ky Olli ne Korce ka qene njeriu me Salist i gjithe Korces.Ky ne vitin 97 eshte autori i hapjes se depove te armeve dhe shkaterimit te Divizionit te Korces.Per kete devotshmeri Berisha e shperbleu duke e marre ne Tirane si drejtor te emergjencave dhe ky mendoi se mund te bente cti desh menderja me parate e popullit.
Vellai i tij ishte Drejtor i Entit Kmbetar te Banesave dhe jam i sigurt se edhe ai do kete bere turli dallaverash.
O fredka te erdhi radha edhe ty e qen.Reqi cthote,po shume u hodhe edhe do te hynte nje dite huri,pa le te bere edhe drejtor te emergjenxave saliu,qe nuk le batanije edhe lopata pa vjedhur kerme,aty te kalbesh ne burg.
Tipa si ky Olli shyqyr qe nuk kishin poste drejtuese ne kohen e xhaxhit se dote i kishte ba haram e do te i ishte emri tash , fare hajdutash .