ILDKPKI kallëzon disa zyrtarë për fshehje pasurie

29 Tetor 2014, 16:09Kronika TEMA

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka kallëzuar  ish-deputetin socialist Andis Harasani, për fshehje të pasurisë në kohën kur mbante postin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

Harasani u shpreh i habitur për kallzimin duke thënë se po njoftohem nga gazeta. Ai tha se ILKPD nuk e ka njoftuar fare për hetimin dhe se do sqaroj situatën.

Po ashtu ILDKPKI ka kallëzuar edhe ish-drejtoreshën e Kontrollit në Drejtorinë e Tatimeve Tiranë, Afërdita Hysa, për funksionin Drejtore në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë.

Në muajin shtator të këtij viti Prokuroria e Rrethit gjyqësor Tiranë ka kërkuar 12 vjet burg për Hysin me akuzën për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, të kryer në bashkëpunim; “Fallsifikim të dokumentave” të kryer në bashkëpunim”; ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale.

Hysa dhe disa bashkëpunëtorë të saj akuzohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi me rimbursimin e TVSH-së duke përfituar 515 milionë lekë të rinj.

Po ashtu ILDKPKI ka kallëzuar edhe 14 zyrtarë të tjerë:

–     Luan Jonuzi, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Durrës

–    Qamil Korça, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë

–    Afërdita Hysa, për funksionin Drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë

–    Andis Harasani, për funksionin Deputet, Kuvendi i Shqipërisë

–    Ziso Lluci, për funksionin Kryetar, Komuna Finiq, Qarku Vlorë

–    Elisabeta Ferizaj (Muda), për funksionin Doganier në D.P.Doganave, Dogana Sarandë

–    Meliha Kukaj, për funksionin Kancelare në Gjykatën e Shkallës së Parë Pukë

–    Shpëtim Bajrami, për funksionin Inspektor në D.P.Tatimeve, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë

–    Roland Çelmeta, për funksionin Zv-Drejtor, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit

–    Adem Halilaj, për funksionin Drejtor i BCU, Shtabi i Përgjithshëm, Ministria e Mbrojtjes

–    Nestor Ruço, për funksionin Doganier, Dogana Korçë

–    Armand Tartari, për funksionin Drejtor i Planifikimit dhe Programimit, Ministria e Mbrojtjes

–    Arben Lekaj, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër

–    Marion Hasanaj, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier

–    Vladimir Përdhiku, për funksionin Nënprefekt, Qarku Korçë

–    Tare Beqiri, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier./b.l

1 komente në “ILDKPKI kallëzon disa zyrtarë për fshehje pasurie”

  1. Tirana says:

    Uroj qe drejtesia ti shkoj deri ne fund ketyre ceshtjeve. Z. Harasani mund te jete i koruptuar por ne Shqiperi ka shume “Harasana” te cilet jane zyrtare te larte. Poshte korupsioni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje