Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE vijon operacionin në të gjithë vendin kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Operacioni është shtrirë në të gjitha rrethet e vendit, ku kontrollet janë kryer jo vetëm tek bizneset, por edhe tek konsumatorët familjarë.
Në ditën e dytë të operacionit, mes të arrestuarve janë edhe dy punonjës të OSHEE-së, njëri inxhinier elektrik dhe tjetri elektriçist, në qytetin e Fierit. Të arrestuarit janë Inxhinieri Alban Nilo dhe elektriçisti Ilir Petani, të cilët akuzohen se kanë favorizuar vjedhësit e energjisë elektrike.
Policia ka arrestuar edhe tre pronarë biznesesh, të cilët kishin vendosur lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në aktivitetet e tyre. Të arrestuarit janë Vangjel Gjergji, Edmond Profka dhe Qani Zela, pronar të subjekteve tregtare që klasifikohen si bisnes i vogël.
Në Shkodër, një ndër rrethet më problematike sa i përket vjedhjes së energjisë elektrike, numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni ka qenë më madh. Në pranga kanë përfunduar: Ylli Batuni, Petrit Bregu, Agim Haxhija, Gjon Shullani dhe Nush Shabaj të gjithë banues në Shkodër.
Në banesat e tyre u gjetën lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, sakaq në të njëtën kohë policia ka filluar procedim penal edhe për 10 persona të tjerë.
Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe dy persona në Gjirokastër si dhe është shpallur në kërkim një i tretë. Të arrestuarit janë Saimir Basha 40 vjeç nga Lazarati dhe Jorgaq Dhjakoni banues në qytetin e Gjirokstrës si dhe në kërkim është shpallur, Artan Meçi, 43 vjeç po nga Lazarati. Gjatë kontrollit në banesat e tyre u konstatua se kishin siguruar lidhje të paligjshme të energjisë.
Në Fier
Alban Nilo, inxhinier pranë OSHEE
Ilir Petani, elektricist
Vangjel Gjergji, pronar biznesi
Edmond Profka, pronar biznesi
Qani Zela, pronar biznesi
Në Shkodër
Ylli Batuni, 45 vjeç , banues në Shkodër.
Petrit Brahim Bregu, 39 vjeç, banues në Shkodër.
Agim Haxhija, 61 vjec, banues në Shkodër.
Gjin Shullani, 68 vjeç, banues Shkodër.
Nush Shabaj, 51 vjeç, banues në fshatin Gruemirë Malësi e Madhe
Procedohen në gjendje të lirë:
Hajdar B, 78 vjeç, banues në Shkodër
Gezim N., 45 vjeç 45, banues në fshatin Omaraj Malësi e Madhe
Shpallet në kërkim:
Mark Kiri, 55 vjec, banues në Shkodër, pasi magazina ushqimore ALBATEK SKUTARI në lagjen Tre Herojt Shkodër, furnizohej me energji elektrike pa matës dhe pa kontratë të cilën ia kishte lëshuar me qera shtetasit N. Z, 40 vjeç 40, banues në Shkodër.
Në Gjirokastër
Saimir Basha, 40 vjec nga Lazarati
Jorgaq Dhjakoni
Shpallet në kërkim
Artan Meci 43 vjec nga Lazarati
Në Korcë
Arjan Shkëmbi, 37 vjec banues në lagjen 6 Korcë, për lidhje të jashtëligjshme në banesë /gj.k/
1, 45 € nafta ne itali
October 29, 2014 at 8:17
Do ta keshilloja qeverine Rama qe ne raste ekstreme te perdore burgun. Me shume duhet perdorur metoda e gjobes ne nivel te larte sipas rastit dhe prerja e menjehershme e energjise. Subjekti duhet te mbese pa energji deri ne shlyerjen e gjobes dhe pagesen qe duhet bere per puntorin qe do kryej procesin. Metoda e burgut kostet per taksapaguesit. Keshtu veprohet ne perendim dhe nuk kane ç’fare te thone me hajdutet e PD.
E pabesueshme. Aq shumë vjedhës.
Dhe zëdhënësja e hajnave ( lexo PD) deklaron. ” Shqiperia behet shtet policit”
Eja dhe guxo dhe bëru trim në Gjermani me vjedhje. Te dermojnë, jo vetem me Burg….
Ore keta qe nuk paguajne dot energjine se nuk kane para, si ja bejne per te paguar internetin qe u lejon te derdellisin ne facebook kunder kesaj nisme? Popull hajdut, ketu duhet nderruar populli para se te nderrohen qeveritaret! Ndonjehere ai idioti turkofagos ka te drejte na vjen mire apo hidhur ne. Te vjen turp te lexosh komentet ne facebookun e Edi Rames ku komentues, me foto profili te kapardisur me Mercedesa apo neper plazhe jashte Shqiperise cirren se skane pune per te paguar energjine. Sa turp, sa keq!
Te gjithe hajdutet ne burg.