Aksione antikontrabandë në 3 pika kufitare. Spiropali: Vlera 100 milonë lekë

30 Tetor 2014, 10:44Kronika TEMA

Drejtoria e Doganave ka bërë të ditur se ka kryer me sukese tre aksione antikontrabandë në pikat doganore, Kakavijë, Qafë Botë dhe Shkodër.

Sipas Drejtoreshës së Doganave Elisa Spiroplait vlera e mallërave  arrinte shumën 100 mln lekë.

“Super aksion i njëkohshem i strukturave të specializuara operativo-hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ne Kakavije, Qafë-Botë dhe Shkoder ku u bë e mundur parandalimi dhe goditjave e tre rasteve kontrabande me vlerë malli 100 milione. Aksioni vazhdon në të gjithe Shqiperine për kthimin e ligjshmërise dhe luftën ndaj informalitetit”, shkruan Spiropali në facebook.

Mësohet se operacioni i parë u zhvillua në doganën e Kakavijës ku u bllokua një sasi e konsiderueshme Çizme grash, këpucë dhe konfeksione të cilat po silleshin nga Greqia me një autobus që drejtohej nga A. Taraj dhe M. Simoni.

Operacioni i dytë u zhvillua në pikën doganore të Qafë Botit ku Shtetasi A. Qosja me automjetin e tij , tentonte të kontrabandonte mallëra të ndryshëm.

Operacioni i tretë u finalizua në Doganën Shkodër, ku Vasil Tahiri po përpiqej të fshihte pa deklaruar një sasi të konsiderueshme mallrash industriale dhe konfeksione./n.d

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje