Ministri i Brendshëm deklaroi se aksioni kombëtar kundër vjedhjes së energjisë është pjesë e përpjekjes së madhe që synon formalizimin e një shoqërie, ku sundon vjedhja dhe shkelja masive e ligjit.
“Për dy 2 ditë janë arrestuar 114 shtetas, 5 punonjës të OSHE, 31 janë shpallur në kërkim. Këto shifra janë shumë më pak, nga përmasa e paligjshmërisë që ndodhet në terren. Por ato mjaftojnë për të kuptuar ata që janë të paprekshëm, se nuk do të ketë ndalje në këtë aksion. Nuk di të ketë plagë që e cënon më shumë respektimin e ligjit, sesa pabarazia para ligjit. Kjo praktikë duhet të marrë fund e njëherë e mirë”, nënvizoi Saimir Tahiri.
Duke replikuar me gjithë zërat opozitarë që kritikojnë aksionet e policisë, duke i cilësuar ato si të tepruara, ministri u përgjigj se ky është vetëm shteti ligjor.
“Cili është shteti policor? Nuk ka vendim Prokurioria apo gjykate që nuk e kemi zbatuar. Ky do të ishte shteti policor, si në atë kohë kur nuk zbatohej vendimi i prokurorisë”, tha ministri Tahiri nga salla e Kuvendit.
“Ne nuk blejmë vota në kurriz të ligjit. Ajo që ka ndodhur nuk është shtet policor, por shtet ligjor. Nuk ka asnjë jsutifikim me varfërinë. Unë nuk di të ketë shoqëri që aminston një vrasës se është i varfër, një vjedhës se është i varfër. Jo, nuk do të ketë vjedhës të energjisë të amnistueshëm, sepse është i varfër”, theksoi ministri.
Ministri i Brendshëm ftoi opozitën të mbështesë këtë aksion, duke theksuar se “kjo është përpjekje e përbashkët kundër atyre që historikisht kanë vjedhur energjinë në bashkëpunim me zyrtarët, dhe nuk duhet keqkuptuar si betejë e Kryeministrit apo mazhorancës me ata që vjedhin, por betejë e njerëzve të ndershëm me ata që vidhnin energjinë”.
perpiqu te besh shtet te se drejtes o idiot! se shtetin ligjor e kane patur shqiptaret qe nga 1944 e ketej, por shtetin e se drejtes nuk e kane pare me sy.
P.S.
ti me siguri je nje prej ministrave qe ka kritikuar Ruci….se akoma nuk ke nxene. Jeni te kalbur qe ne konceptet qe keni ne koke, megjithese je dhe djale i ri!
Te fala shteti ligjor.
Nuk behet me polici kjo pune, por me sensibilizim edhe me rritje te ekonomise
http://bit.do/Shtet-policor-si-ne-komunizem