Pesë punonjës të Operatorit të Energjisë u arrestuan mëngjesin e së dielës në qytetin e Korçës, në vijim të operacionit të ndërmarrë nga OSHEE në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë në të gjithë vendin.
Punonjësit në fjalë akuzohet për abuzim me detyrën e tyre.
Punonjësit e Operatorit të Energjisë të arrestuar janë Edmond Mullali, 32 vjeç, Çlirim Pilinci, 37 vjeç, Miri Seidolli, 47 vjeç; Xhemal Cenolli, 51 vjeç, Refik Fero, 64 vjeç.
Në Kuvend javën e kaluar u bë e ditur se pranë OSSHE-së do të ngrihet një njesi me vete e specializuar vetëm për të hetuar “pastërtinë” e punonjësve të saj lidhur me detyrën që ata kanë, mosqënien e tyre bashkëpunëtorë me hajdutët e energjisë elektrike.
Vjedhja e energjisë elektrike parashikohet si vepër penale dhe hajdutët dënohen deri në 3 vjet burg, ndërsa bashkëpunëtorët e tzre deri në 5 vjet heqje lirie.
Kush abuzon me detyren eshte normale qe duhet te denohet ashtu sic duhet te ishte normal te denohej kushdo qe abuzon me detyren pa asnje dallim qe nga ministrat deputet,bankieret,gjyqtaret,prokuroret, e me radhe.
Nuk eshte aspak normale dhe rrjedhimisht nuk ka si te jete e drejte kur denohet elektricisti dhe lihet i qete ne vazhdim te abuzimit me detyren drejtori dhe drejtori i drejtorit dhe deputeti apo ministri qe ndan fitimin me te dhe gjyqtari e prokurpri qe e marrin ne mbrojtje.
Fatkeqesisht keshtu funksionon ketu.