Një tjetër minator ka humbur jetën në minierën e kromit në Bulqizë. Minatori 50 vjeçar Jonuz Mela ka rënë aksidentalisht në tunelin e ashensorit, në një lartësi prej rreth 160 në thellësi.
Ngjarja ndodhi rreth orëve të para të mëngjesit. Minatori do të futej në ashensor për shkuar në thellësinë e minierës por ashensori nuk ndodhej në sipërfaqe duke berë që Nela të rrëzohet në gropën e ashensorit, 160 metra thellësi duke gjetur dhe vdekjen e menjëhershme.
Trupi i pajetë i viktimës është nxjerrë nga minatorët e tjerë që ngritën në sipërfaqe ashensorin. Policia nisi hetimet për aksidentin.
Ndërkohë lidhur më këtë ngjarje ka reaguar nëpërmjet një deklaratë për shtyp edhe kompania “AlbChrome”
Një njoftim thuhet “mëngjesin e sotëm në minierën e Bulqizës nga ana e punonjësve të sektorit të pompimit në pusin A2 u gjet pa jetë trupi i Jonuz Nela, sinjalist pranë kësaj miniere. Kjo hapësirë e minierës shërben për të lidhur nivelin e 9-të me nivelin 5-të, përdoret për nxjerrjen e ujërave dhe është një zonë ku ndalohet hyrja e punonjësve që nuk janë të autorizuar.
Distanca maksimale midis nivelit 9 deri në fund të pusit A2 është 160 metra. Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar policia ashtu edhe RISHM për të ofruar ekspertizën e nevojshme dhe për të verifikuar situatën”. /gj.k/
Mos i harroni..nqse keni mundesi beni dicka dhe per keta punetore..
O.M.G
E tmershme te vdesesh ne ket menyr.
Duket se Miniera e Bulqizes nuk ka as kontrrollin miniml qe garanton sigurine ne pune.
Te bien minatoret ne humneren e pusit,esht tragjike dhe njekohosisht e pafalshme per administratorin e Minieres.
Dhimbje per familjen dhe femijet
Shikoni me ke eshte zi heren e hunit qe e kane hedh ashtu aty.