Ekspertiza: 46 vjeçarja humbi jetën aksidentalisht, ngatërroi derën e ashensorit

3 Nëntor 2014, 11:00Kronika TEMA

Shtetasja 46-vjeçarja, e cila u gjet e pajetë në bodrumin e një pallati në Lezhë një ditë më parë, ka pësuar vdekje aksidentale, duke rënë nga kati i 8 i pallatit.

Ky është rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për 46 vjeçaren Lula Bashaj, e cila prej tre ditësh kishte gjetur vdekjen.

Fillimisht policia ngriti edhe pistën e vrasjes,  por pas hetimeve rezultoi se Lula Bashaj ka hapur gabimisht derën e tubacioneve të pallatit, duke e ngatërruar me atë të ashensorit, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi ka rënë  në bodrumin e katit të parë.

Sipas hetimeve të kryera nga policia, 46-vjeçarja kishte shkuar të takonte motrën, e cila jeton në pallatin në fjalë, por nuk e ka gjetur atë në banesë dhe ndërsa ka dashur të zbresë me ashensor ka hapur derën e gabuar.

Pas ekspertizës së kryer në trupin e viktimës nuk ka rezultuar të ketë patur shenja dhune, ndërsa trupi i pajetë i gruas u tërhoqë nga familjarët mbrëmjen e kaluar për tu përcjellë për në banesën e fundit. /gj.k/

5 komente në “Ekspertiza: 46 vjeçarja humbi jetën aksidentalisht, ngatërroi derën e ashensorit”

  1. arb says:

    Po ata ndertues, ose ai qe ka dhënë lejen e shfrytëzimit për pallatin, mbajnë përgjegjësi? Apo kalohet thjesht me një aksident

  2. E verteta says:

    wow sa e sigurte qenka jeta! Po ngatrove deren ose jeton ose shkon ne ferr.
    Kush e ka ndertuar kete pallat magjik qe njerzit duhen te bejne kurs per te hyre ose per te dale jashte.

  3. Joni says:

    Burg per pronarin e pallatit . Le te ndodhi ne evrope dicka e tille nuk e shohin me driten e diellit . ca po ndodh kshu o zot

  4. Oketo says:

    VETEM NJE PERSON QE S’KA HYPUR ANJEHERE NE ASHENSOR MUND TE NGATERROJE DEREN E TIJ( HAPJE AUTOMATIKE ME RRESHQITJE ) ME NJE DERE TE ZAKONESHME QE DUHET HAPUR NGA DORA E PERSONIT !!!!
    POLICIA KA GJETUR RRUGEN ME TE SHKURTER PER TA MBYLLUR CESHTJEN …..
    GJ.K QE KA SHKRUAR ARTIKULLIN SIC DUKET NUK DI TA BEJ DALLIMIN !

    1. leo says:

      ka sa te duash ashensora, se paku ketu ne Rome ku jetoj une, qe nuk hapen automatikisht me rreshqitje por duhet te terheqesh deren e pare e masanej ka nje dere te dyte qe o duhet te shtyhet. gjithsesi nk kuptoj se si eshte e mundur qe te lihet e pasiguruar dera e sherbimeve(tubacioneve) dhe aq me teper kur egziston rreziku i renies nga lartesi te medha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje