Tjetër superoperacion në Vlorë/ Kapen 5 kg heroinë, në pranga 2 persona

3 Nëntor 2014, 18:53Kronika TEMA

Policia e Vlorës në një tjetër operacion pas atij për kapjen e grabitësve të bankës, bllokoi 5 kg herionë dhe arrestoi 2 trafikantët.

Operacioni u krye në orët e pasdites, në lagjen “28 nëntori’.

Në pranga kanë rënë Zia Telharaj dhe Bruno Shehu, ndërsa policia po punon për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në trafikun e heroinës.

Në fotot e siguruara nga TemA, është sasia e heroinës së kapur, me një vlerë rreth 300 mijë euro.

Burime thonë se ishin siguruar prej disa javësh informacione në rrugë për trafikun e drogës së fortë, dhe efektivët e policisë kanë mundur të vënë në pranga dy persona në kohën që do shkëmbenin 5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë.

 

3 komente në “Tjetër superoperacion në Vlorë/ Kapen 5 kg heroinë, në pranga 2 persona”

  1. Ardian says:

    Bravo policia

  2. xhino says:

    BRAVO TAHIRI Zoti ju bekofte per punen tuaj sa te veshtire aq dhe fisnike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje