Vlorë/ Dështon tentativa për grabitjen e bankës, policia kishte nën survejim 2 grabitësit e armatosur

3 Nëntor 2014, 16:01Kronika TEMA

Dështon plani i 2 grabitësve të armatosur për të vjedhur një bankë të nivelit të dytë në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi në orët e mesditës. Hajdutët e armatosur me pistoletë dhe të maskuar, kanë tentuar të marrin nën kërcënimin e armëve një sasi parash.

Por plani i tyre ka dështuar, pasi ishin nën survejimin e policisë së Vlorës.

Irakli Halilaj dhe Skënder Lamaj, të  armatosur dhe të maskuar hynë në filialin e bankës duke kërcënuar punonjësit e bankës për t’ju dhënë paratë, por në këto momente ndërhynë agjentët policisë.

Policia zbuloi pak minuta më vonë edhe mjetin e grabitësve, të parkuar pranë universitetit të qytetit, me të cilin ishte parashikuar arratisja pas grabitjes.

Burime nga policia e Vlorës, thonë se 2 grabitësit janë të dyshuar për disa ngjarje kriminale, të cilat mund të zbardhen pas një hetimi të thellë.

 

5 komente në “Vlorë/ Dështon tentativa për grabitjen e bankës, policia kishte nën survejim 2 grabitësit e armatosur”

  1. taipi says:

    Do kene qene kllufa amatore…. grabitja e pare e ketij lloji qe deshton ne Vlore…

  2. TONI says:

    Dil shpejt Halim se mbarun cunat!

  3. ardi says:

    Bravo i qofte ketij shefit te ri, urime

  4. ta ngul says:

    taip po ti daku je profesionist shko kruaje dhe ti sumajken dhe shife si do dalesh o lamash.

  5. tfg says:

    vazhdon te zgjatet lista e krimineleve ne shqiperi,qe jo rastesish kane vetem nje identitet: sunite shqipfoles!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje