Një grup i posaçëm hetimor është ngritur nga Prokuroria e Tiranës për hetimin dhe zbardhjen e vrasjes së 4 fishtë të ndodhur në një lokal nate në rrugën e Elbasanit në Tiranë.
Burime nga Prokuroria konfirmojnë se grupi prej 3 prokurorësh është vënë menjëherë në funksionim dhe ka nisur të shqyrtojë dokumentacionin përkatës, duke marrë në pyetje dhe personat që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen, dëshmitarë, banues të zonës përrreth dhe të gjitha praktikat që njihen në fushën e hetuesisë.
Grupi hetimor, mësohet se ka sekuestruar edhe armët me të cilat dyshohet të ketë ndodhur krimi, ndërsa janë dërguar pranë drejtorisë së ekspertizës kriminale për të analizuar më në detaje përdorimin e armëve në fjalë.
Mësohet se janë gjetur 2 pistoleta deri më tani, ndërsa grupi hetimor me në krye Prokurorin Erion Pano ka marrë në pyetje 22 persona.
Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistoletë, 3 gëzhoja fishekësh luftarak si dhe një automjet i markës Mercedes Benz më targa “TR0250N”. Në vendngjarje shkoi edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi dhe Prokurori i Tiranës Petrit Fusha.
Ngjarja ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit dhe i kushtoi jetën 4 personave. Viktimat janë djali i ish-prokurorit, Skënder Demiraj, Arbër Demiri, Edison Jaho, Enea Xhaji dhe shtetasi italian Paulo Azzolo.
Policia bëri të ditur se ka arrestuar të dyshuarit për ngjarjen e rëndë/gj.k/
Ti fusin ne burg plehrat dhe te mos e shohin driten me sy se ata jane shkerdhata
http://bit.do/Kush-i-vrau-te-rinjte
KETA I VRAU QEVERIA DHE MEDJA SEPSE KY HORR VRAU NJE TE RI DHE U DENUA 2 VJET DHE MEDJAT HESHTEN DHE KUR POLICIA HYRI NE LAZARAT KY HORR DREJTONTE POLICINE EDHE PSE VETE ISHTE KAPUA I DROGES POLICIA DHE MEDJAT E TREGONIN PARA PARLAMENTIT SE SKISH LIDHJE ME DROGEN NE LAZARAT