Mbi 1 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 6 muaj

6 Nëntor 2014, 20:27Ekonomia TEMA

Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Shqipëria u vizitua nga mbi 1 milion turistë dhe krahasuar me të njëjtën periudhë në 2013, numri i turistëve ka pasur një rritje me 24%.

Shifrat janë bërë të ditura nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni në një konferencë në Londër, “Shqipëria, destinacioni juaj për Turizëm dhe Investime” dhënë për mediat britanike dhe ato ndërkombëtare.

Ministrja Gjermeni, bëri të ditur për mediat se  nismat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare dhe Ministria, që ajo drejton, në sektorin e turizmit ndërsa shoqërohej nga Drejtori Ekzekutiv i Organizatës Botërore të Turizmit, Carlos Vogeler dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Turizmit, pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Sonia Popa.

Ajo çka bie në sy, është shprehur Ministrja, është një rritje e konsiderueshme e turistëve nga Polonia, me rreth 14,000, vendet skandinave, me rreth 12,000 dhe Britania e Madhe me rreth 27,000 vizitorë.

Synimi ynë, u shpreh Gjermeni, është njohja e Shqipërisë si një destinacion turistik.

Për të rritur numrin e fluturimeve direkte, jo vetëm gjatë sezonit veror dhe fillimin e fluturimit të linjave me kosto të ulët, u shpreh Ministrja Gjermeni, së bashku me Ministrinë e Transporteve,  kemi nisur negociatat për hapjen e një aeroporti të dytë.

Rritja e numrit të investimeve të huaja direkte në Shqipëri, në sektorin e turizmit, përmirësimi i infrastrukturës turistike dhe rritja e cilësisë së shërbimit, janë pjesë integrale e një seri politikash dhe nismash ligjore të ndërmarra, rishtazi, në funksion të industrisë së turizmit.

E gjithë Qeveria është e angazhuar, u shpreh Ministrja,  për të rritur investimet publike në sektorë të ndryshëm: si bujqësia, zhvillimi urban, infrastruktura, të cilët, në mënyrë direkte, japin impakte pozitive në zhvillimin e qendrueshëm të sektorit të turizmit.

E pyetur nga gazetarët e pranishëm, se cila do të jetë mënyra e promovimit të Shqipërisë në të ardhmen, znj.Gjermeni u përgjigj, se njohja e Shqipërisë, si destinacion turistik, është një tjetër sfidë e jona, ndaj në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, sektorin privat dhe ambasadat tona, kemi intensifikuar prezantimin e Shqipërisë si një destinacion turistik i detit, kulturës, turizmit të aventurës, turizmit rural dhe malor.

Gjatë këtij viti, potencialet turistike të vendit janë promovuar nëpërmjet pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare, medias sociale, diplomacisë dixhitale, organizimit të media tour-eve dhe famtour–eve.

Së bashku me kompaninë amerikane “Strawberry Frog”, fituese e konkursit ndërkombëtar “Branding Albania”, të zhvilluar në maj, jemi duke bashkëpunuar për hartimin e një Strategjie për Brandimin e Shqipërisë, deklaroi znj. Gjermeni.Krijimi i paketave rajonale dhe intensifikimi i bashkëpunimit me vendet e rajonit, në zbatimin e projekteve konkrete në fushën e turizmit, do të sjellin ndryshime konkrete dhe me një impakt të drejtpërdrejtë, qoftë në gjenerimin e të ardhurave, punësimit dhe rritjes së numrit të turistëve të huaj.

E pyetur nga Travel Channel mbi çfarë e bën Shqipërinë një destinacion unik, Gjermeni u përgjigj se “Shqipëria, edhe pse një vend i vogël në zemër të Ballkanit,  ofron për vizitorët pushime aktive, një ndërthurje të turizmit të detit dhe rërës me turizmin e kulturës dhe aktiviteteve sportive rikreative”.

Mikpritja dhe kuzhina e pasur janë një arsye, më tepër, për të vizituar dhe njohur Shqipërinë” përfundoi Ministrja Gjermeni.

Carlos Vogeler, në fjalën e tij, theksoi mbështetjen e OBT për zhvillimin e sektorit të turizmit, në Shqipëri, duke përgëzuar punën që po bën Qeveria dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në promovimin dhe zhvillimin e qendrueshëm të sektorit.

 “Ne jemi të kënaqur, u shpreh Vogeler, me të gjithë nismat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare dhe më vjen mirë, që Shqipëria është, tashmë, një destinacion në hartën botërore të turizmit”, tha Gjermeni. /gj.k/

12 komente në “Mbi 1 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 6 muaj”

  1. Pelasgian says:

    Sa here nr Shqipet e Kosoves ?? 4 here ne dite ??

  2. Luto Nano says:

    Ore po n shohim pjesen e dyte te filmit me Saliun!,,

  3. ab says:

    Llogje si gjithmonë.Nuk e di çfarë ndryshimi ka mikpritja jonë nga mikpritja në vënde të tjera.Mbase ministrja ka parasysh shprehjen tonë bukë e kripë e zëmër e cila në të vërtetë duhet kthyer në bukë, kripë,harbutëri dhe plehra.Sa për kuzhinën tonë mund të thuhet çdo gjë tjetër por jo që është e pasur.Turistët që vijnë tek ne vijnë thjesht sa për të shuar kuriozitetin,që do të thotë se nuk kthehen kurrë për së dyti,ose u bje rruga këtej afër e s’humbasin gjë të kalojnë një ose dy ditë nga anët tona.

  4. Selim Rroshi says:

    Ahahahahahahahaha sa mir e kopjojn Saliun xhanem kto bibat e Rames.

  5. Eraldi says:

    Ku ishin keta turiste se nuk i pame. Ndoshta zonja ministre me siper ju referohet vizitave te UFO-ve!

  6. tungjatjeta says:

    999999 se njerin e vrau Kosta..

  7. Al Banis says:

    Hahah shumica ka qene Shqiptare nga Greqia, Italia etj, kurse te tjeret ishin sidomos nga Kosova, Mali zi e Maqedonia. Kemi thyer rekordet haha

  8. lili says:

    Nje million shqiptare u kthye ne vendlindje!

  9. aldo says:

    Tham se shpetum nga Sala, por kopjet e veta kane ardhur ne pushtet.

  10. aJAXS says:

    Genjeni, genjeni sa me shume genjeni,se diçka ne fund do mbetet.

  11. 006 says:

    Harxhoni baterite e kameramaneve qe ju filmojne, me keto konferenca per shtyp idiote.

  12. Flamur says:

    I thashe familjes qe “po na numerojne” kur erdhem ne Shqiperi me pushime. po nuk e dija qe kur shkuam ne Dubrovnik per 2 dite dhe u kthyem prap ne Shqiperi na numeruan perseri. Na falni 8 prej atyre turisteve jemi ne qe u futem 2 here ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje