Ministri i Financave Shkëlqim Cani paraqiti para Komisionit parlamentar të Ekonomisë buxhetin e shtetit për vitin 2015 dhe më konkretisht paketën fiskale.
Cani tha se në paketën fiskale janë parashikuar të gjenerohen 16 miliardë lekë, dhe ku përparësi do të kenë sektorët e naftës, kromit dhe bujqësisë.
Sipas Canit, paketa fiskale synon zgjerimin e bazës, si një kërkesë e kahershme e biznesit, mbrojtje të konsumatorit si dhe të reformave të thella.
Në këtë kuadër, ministri i Financave theksoi se paketa e vtit të ardhshëm adreson kërkesat e biznesit si dhe është në mbështetje të tij.
“Paketa fiskale pritet të gjenerojë 16 miliardë lekë, një pjesë e tyre duhet të mbështetet në një performancë më të mirë të organeve fiskale, në mirëkuptim dhe bashkëpunim me vetë biznesin.
Paketa ka 14 masa në tërësi, ku 3 masa gjenerojnë të ardhura, ndërsa 11 krijojnë lehtësira për konsumatorin.
Natyrisht që paketa fiskale synon në radhë të parë në zgjerim të bazës, kërkesë kjo e kahershme e të gjithë biznesit të ndershëm. Së dyti është në mbrojtje të konsumatorit.
Së treti mbron dhe mbështet reforma të thella dhe të gjëra. Unë do ta konsideroja këtë si një buxhet në mbështetje të biznesit. Kjo paketë fiskale adreson kërkesat e biznesit”, tha Cani
Sa i përket 3 sektorëve prioritarë në paketën fiskale, nafta, kromi dhe bujqësia, Cani nënvizoi se kjo është bazuar mbi faktin se përpunimi i tyre brenda vendit deri në një masë të caktuar do të gjenerojë të ardhura për buxhetin e shtetit si dhe për hapjen e vendeve të punës.
“Mbështetje në këtë paketë kanë gjetur nafta, kromi, dhe bujqësia që ka një paketë të veçantë më tërësore. Këto tre sektorë kanë qenë dhe janë ata që kanë prioritet në ekonominë shqiptare.
Ne jemi bazuar në një parim të qartë që prodhomi i tokës dhe nëntokës të mos dalë jashtë por të përpunohet në një masë të caktuar në mënyrë që ekonomia shqiptare të gjenerojë sa më shumë të ardhura brenda vendit. Në këtë mënyrë kemi mundësinë e punësimit të një mase sa më të gjerë të popullsisë”, u shpreh kreu i financave publike.
Në vijim ai shtoi se pavarësisht vështirësive, synohet që në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar një ulje e borxhit publik dhe e defiçitit. /gj.k/
Ky Cani na kujton budallenj dhe flet kot. Thote se kemi rritur taksat mbi te ardhurat personale per te nxitur ekonomine.
Dihet se rritja e taksave mbi te ardhurat personale me 50 %(divident, interes, qera, te drejta autori etj etj) frenon dhe ul kerkesen, pra konsumin, cka automatikisht con ne uljen e ofertes, pra ul prodhimin dhe investimet.
Gjithe shtetet, per te nxiturr rritjen, tentojne te rrisin konsumin nepermjet uljes se taksdave mbi konsumin, por edhe atyre mbi te ardhurat personale, ndersa ketu veprohet ne drejtim te kundert.
Pse nuk e thote troc se nuk kane kapacitete administrative per mbledhjen e te ardhurave nga taksat dhe shohin si rruge te vetme rritjen e tyre.
Po perse nuk e thua troc o Cani, qe jane parashikuar tu zhvaten Shqiptareve 16-miliarde leke?
Permitesp administrimin,merru me administraten qe lengon nga keqdrejtimi.