Shqipëria dhe Serbia nënshkruajnë 3 marrëveshje mes tyre.
Marrëveshjet u nënshkruan në prani të Kryeministrave Edi Rama dhe Aleksander Vucic në përfundim të takimit që zgjati rreth 40 minuta mes tyre.
Një nga marrëveshjet ka të bëjë me lëvizjen e shtetasve shqiptarë dhe atyre serbë me karta identiteti, një ishte në fushën e doganave dhe një për bashkëpunimin rinor.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Ahmetaj, në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministri i Financave të Republikës së Serbisë DusanVujovic, nënshkruan marrëveshjen “Për ndihmën e ndërsjelltë për parandalimin, hetimin dhe dënimin e shkeljeve doganore”.
Sipas qëllimit të kësaj marrëveshje,Palët Kontraktuese, nëpërmjet Autoriteteve të tyre Doganore dhe në përputhje me dispozitat e përcaktuara në këtë Marrëveshje, do t’i mundësojnë njëra-tjetrës ndihmë të ndërsjellë, me qëllim që:
1) të sigurojnë se legjislacioni doganor është zbatuar në mënyrë korrekte; dhe
2) të parandalojnë, hetojnë dhe luftojnë shkeljet e legjislacionit doganor.
E gjithë ndihma në kuadrin e Marrëveshjes në fjalë nga secila Palë Kontraktuese do të jepet në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe brenda kompetencave dhe mundësive të Autoritetit të vetë Doganor.
Kjo Marrëveshje synon vetëm ndihmën e ndërsjellë administrative ndërmjet Palëve Kontraktuese; dispozitat e kësaj Marrëveshjeje nuk i japin të drejtë asnjë personi privat që të marrë, pengojë ose përjashtojë asnjë provë ose të pengojë ekzekutimin e ndonjë kërkese.
Gjithashtu u nënshkruan edhe dy marrëveshje të tjera për lëvizjen e qytetarëve drejt të dy vendeve vetëm me kartat e identitetit dhe rininë.
Në të njëjtën kohë, bizneset shqiptare, rreth 15 në numër që ishin pjesë e delegacionit, morën pjesë në forumin e biznesit organizuar nga Dhoma e Tregtisë e Serbisë.
Forumi pati një pjesëmarje të gjerë dhe u diskutuan çështje të rëndësishme në fushën e energjisë, tregtisë, ndërtimit, turizmit, bujqësisë, manifakturës, agroindustri, produktet farmaceutike etj.
Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtisë mes dy vendeve, e cila ka ardhur në rritje.
Bizneset e të dy vendeve vlerësuan pozicionin e përshtatshëm gjeografik të Shqipërisë për daljen në det dhe si një urë e rëndësishme lidhëse me tregun europian dhe Serbia si një urë lidhëse me hapësirat ekonomike e tregtare të Europës lindore e më gjerë.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ftuan bizneset serbe të vijnë në Shqipëri vitin e ardhshëm për forumin e biznesit që do të organizohet nga pala jonë. /gj.k/ ( TemA, Beograd)
***
Mirenjohje dhe rrespekt vs nji marreveshje te tille liberazimi i qarkullimit ,ndermjet shteteve te ballkanit , nji hap i sfrocuar nen kte atmosfer tensioni tipik Ballkanik ,por gjigand per perspektiven e popujve te tij dhe zhvillimin e Ballkanit ,hyrja ne nji epoke te re maredhenjesh NJEREZORE ,mbajtur peng nga kokat e nxehta te nacinalizmit .
***
Ballkani(pra popujt e tij, ajo mase inteligjente e tij ) s’mundet ti lejoj vehtes ,te sakrifikohet ,per interesat e gangesterrve te fuqive te medha ,pra ka ardh momenti te trokitet ne arsye dhe veproj logjika ,ne interes te zhvillimit e miqesise ,paqes ndermjet popujve te Ballkanit .
Shembulli me i mire i dhenjes fund te nacionalizmit eshte Europa ,e konkretishte Gjermania + Franca.
***
Nqs do shikojm sot popujt europiane ,kuptojme qart ,se kto popuj jane te cliruar nga simptoma nacionaliste . Nacionalizmi qendruar dikur ne kokat e politkanve eshte ulur posht kembeve te europianit .Nqs do shikojme qytetaret europiane , maredhenjet pas 40-50 vjetesh ,dallojm qart nji # pozitiv,nji njehesim te popujve europian (te pakten ne europen perendimore) .
Le te themi ,kane njehesuar shijet pak a shume ,i referohen te njejtit trend te kohes , degjojn pak a shume te njejten muzike ,kane te njejtat njohuri e botkuptim per jeten ,nji kulture te perbashket ,pra jetojn te njejtat pasione ,pra …te shkarkuar nga ajo ndjenje nacionaliste,e te qendruarit ne distance. Pra kemi te bejme me nji dallim te thesuar me te kaluaren nacionaliste ,duke e braktisur ate ndjenje ,njeher e pergjithmone ,ku nji X europian thot krenar sot ; Un jam nji Anglez, Gjerman,Francez,Italian .
Perse ne Ballkansasit duhet te jemi ndryshe nga Bota qe i i perkasim ? Civilizimit ?! Ku qendron dallimi vs europianev perendimor ? Jemi ne me pak te civilizuar si popuj apo me pak inteligjent per te ndjekur shembullin e qytetareve europian . Un mendoj se eshte momenti final ku Ballkani duhet te shperthej prangat e fanatikeve te nacionalizmave ,prej te ciles popujt kane njohur vetem regres shoqeror . Ballkani duhet patrjeter te ndryshoj kurs ne interes te popujve jo despoteve ne politike.