"Miss Honduras World" dhe e motra vriten nga i dashuri i saj

19 Nëntor 2014, 16:45Lifestyle TEMA
"Miss Honduras World" dhe e motra vriten nga i dashuri i saj

Mbretëresha e bukurisë së Honduras, e shpallur si fituese e “Miss Honduras World 2014”  është gjetur e vrarë së bashku me motrën e saj 23 vjeçare.

Trupat e tyre u gjetën të mërkurën nga policia pasi vajzat ishin zhdukur që në 13 nëntor.

Miss Honduras është gjetur e vdekur vetëm disa ditë përpara se ajo të shkonte për të konkuruar në konkursin e Miss Bota në Londër, tha policia e Hondurasit të mërkurën.

Trupat e Maria Jose Alvarado, 19  vjeçe dhe motrës se  saj Sophia, 23, u gjetën të varrosura pranë një lumi në rajonin malor të Santa Barbara në Hondurasin perëndimor, tha Leandro Osorio, kreu i njësisë së hetimit penal.

Alvarado, një studente, e cila aspironte të bëhej një diplomate karriere, u zhduk të enjten e 13 nëntorit, pas një feste ku kishin marrë pjesë. Dy motrat për herë të fundit u panë që hipën në një makinë pa targa në Santa Barbara, një zonë mjaft e rrahur nga bandat e drogës.

“Unë mund të konfirmoj se motrat Alvarado u gjetën … Ne gjithashtu kemi armën e vrasjes dhe automjetin  që vrasësit përdorën për  transportimin e trupave për  në vendin ku ato ishin varrosur”, – tha Osorio për një televizioni lokal.

Ministri i Brendshëm i Hondurasit  Arturo Corrales, tha se përgjegjës për vrasjen ishte  Plutarku Ruiz, i dashuri i motrës  se Miss Honduras. Policia arrestoi Ruiz dhe një person tjetër të martën, duke konfiskuar dy pistoleta dhe kamionçinën e  tyre.

Honduras është vendi më i dhunshëm në botë me numrin e vrasjeve 90 mijë për çdo 100,000 banorë.

Prillin e kaluar, Alvarado u kurorëzua Miss Bota Honduras 2014, duke mposhtur 18 garuese të tjera. Ajo nuk mund të jetonte pa “lip gloss-in” e saj dhe internet, thuhet në profilin e saj zyrtarë në faqen e Miss Bota.

E bija e një familje të varfër nga Santa Barbara, Alvarado kishte punuar si  modele në disa  dyqane lokale.

Julia Morley, kryetarja  e Organizatës  së Miss Bota, që filloi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin  1950, tha se grupi ishte “shkatërruar nga kjo humbje e tmerrshme e dy grave të reja, të cilat ishin plotë jetë.”/j.h

4 komente në ““Miss Honduras World” dhe e motra vriten nga i dashuri i saj”

  1. paracetamoli says:

    90 mije vrasje per 100 mije banore? Ca thu o daku? E ke perkthy mire apo i ke fut nja 2 dopjo uje para se ta perktheje?

  2. Artan from Montreal says:

    O zoti gazetaruc ca thua si ore vriten 90 mije vete ne 100 000 banore po me kete llogjike Hondurasi sot do ishte bosh plako.
    Mos pi mall lali , bej palester !

  3. Tahip says:

    Ky qirsi fiks si turkofaggot duket.

  4. bledi says:

    Cfare fytyre ky Kazanova i Hondurasit.Ta mendosh qe pallonte motrat misse.I hengert mutin ILIR METES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje