Tashmë është zyrtare: Fernando Alonso lë Ferrarin.
Në vitin e ardhshëm ai do të zëvendësohet nga Sebastian Vetel,
Fillimisht skuadra nga Maranello lajmëroi ndarjen nga piloti spanjoll, nderkohë që vetëm pak minuta më vonë bëri të ditur se pilotët e vitit të ardhshëm do të jenë Sebastian Vetel dhe Kimi Raikkonen , duke zyrtarizuar dhe angazhimin e gjermanit 4 herë kampion bote në Formula Një, raporton Sport News.
Lajmi erdhi pas orëve të mëngjesit, ku bosi i Ferrarit Marco Matiaci, foli me skuadrën në bokse në Abu Dhabi.
Pas Matiacit i takoi Alonsos që të kryente përshëndetjen e lamtumirës me një diskutim me inxhinierët dhe mekanikë:
“Jam i lumtur që kam qenë një pilot i Ferrarit. Kam dhënë gjithmonë maksimumin, ishte një eksperiencë shumë i bukur. I falënderoj të gjithë”
Ishin këto fjalët e lamtumirës së Fernando Alonsos që zbret nga timoni i kokëkuqes pas pesë vjetësh ku koleksionoi 1186 pikë, 11 fitore dhe 44 ngjitje në pod.
Spanjolli ja lë vendin 4 herë kampionit të botës, Sebastian Vetel, që foli për herë të parë si një pilot i skuadrës italiane që nga Abu Dhabi:
“Vendimi për të kaluar te Ferrari natyrisht që nuk ishte një vendim i marrë brenda natës.
Është një zgjedhje e arsyetuar gjatë dhe e marrë së pari pasi ka qenë një ëndërr e imja që fëmijë dhe e dyta pasi ishte gjëja e duhur për të bërë në karrierën time, me objektivin për të fituar sërish dhe rikthyer Ferrarin në maja.
Kujtimi i parë në lidhje me këtë skuadër është ai që kam për Mikael Shumaker në kohët e Ferrarit.
Për të gjithë ne fëmijët ishte një hero, për këtë arsye Ferrari është kaq e rëndësishme për mua. Është një ëndërr fëmijërie”.
Bosi i Ferrarit, Marko Matiaci, deklaroi se me këtë zgjedhje Ferrari ka vendosur ti japë besim kampionit të shumëfishtë më të ri në historinë e Formula Një.
“Sebastian Vetel përfaqëson një kombinim unik rinie dhe eksperience dhe sjell në skuadër një shpirt skuadre thelbësor për të përballur bashkë me Raikonen sfidat e shumta dhe për të hapur një kapitull të ri në historinë e Ferrarit”, tha ai.
PA DYSHIM QE FERRARI DO TE KTHEHET NE MJAT E F.1;KJO MAKINE ESHTE BERE VETEM PER PILOTA GJERMANE !URIMET ME TE SINQERTA PILOTIT TE SHUMEPRITUR VETEL DHE VAZHDOFTE TRIUMFIN E MAJKELL SHUMAKERIT TEK KJO SKUTERI.
sic eshte rritur niveli i futbollit ,ashtu eshte rritur dhe tedenca per titull tek formola 1 ,nuk ka me shumaker 7 here kampion ,e pame shuma kerinkur u rikthye ishte me i ngadalti ne piste ,dhe kjo jo se ishte i pa afte po se u rrit teknologjia e makinave te tjera gjithashtu dhe pilotet jane bere me te forte ne piste