Protesta e PD-së me stilin e Ramës, “sindikalisti” Gëzim Kalaja thotë se janë 200 mijë njerëz

22 Nëntor 2014, 12:43Politika TEMA

Partia Demokratike ka zhvilluar protestën e saj të paralajmëruar.

Lulzim Basha ka kopjuar stilin e Ramës, duke nxjerrë fillimisht ca qytetarë të thjeshtë për të folur, para se të mbante ai fjalimin e tij.

Mes tyre ka folur edhe “sindikalisti” Gëzim Kalaja.

Ai tha se kjo protestë është më e madhja që prej vitit 1991.

Sipas tij, në shesh janë mbledhur 200 mijë njerëz.

Edhe pse përfaqësues i sindikatave, ai ka bërë thirrje politike, duke kërkuar rrëzimin e qeverisë./b.l

13 komente në “Protesta e PD-së me stilin e Ramës, “sindikalisti” Gëzim Kalaja thotë se janë 200 mijë njerëz”

  1. Kanan Djali says:

    Mero thuaj cte duash po e paska mbushur sot!!
    I ben mire Rames kjo ti vere gishtin kokes,se ka gjera qe po i ben gabim.
    Po na bie goja duke i folur,po e kane rrethuar nje grup corapekuqesh medioker qe e kane mendjen te bejne ekspozita.
    Jemi ne qe ja kemi dhene voten dhe duhet ti flas mendjes.
    FLM

    1. qytetari shqiptar says:

      ishin me shume se 200 mij .. pa frik 500 mij .. njerezit kan vertet nje shqetesim te madh .. kjo eshte vetem nje terheqje veshi per ramen, po rama e ka llapen e veshit te trashe, veshtire se e ndjen ..

  2. feniks says:

    Ne shesh qe prej kryeministrise e deri tek ura e Lanes prane ish Hotel “Dajtit” mund te rrine ngjeshur deri ne 10 mije vete!!
    Derdellitjet e PD-isteve apo marifetet TEKNOLOGJIKE te TELEVIZIONEVE per ta rregjistruar protesten nga poshte e jo edhe nga lart,por sidomos per ta zmadhuar me TELE -OBJEKTIV sikur turma e tyre eshte 10 km,kjo eshte MASKARADE!!!

    1. net says:

      me fal po ti qenke BOLE spaske as sy as vesh!

      1. besoj ate qe shoh, por edhe ate qe kuptoj says:

        O net, mjafton te besh pak retrospektive nga protestat e PS, ku megjithese mbusheshin deri tek sheshi “Skenderbeu” PD-ja dhe TV-te e PD-se thonin se ne shesh nuk kishte me shume sesa 25.000 njerez.
        Kurse ketu megjithe marifetet e kamerave te TV-ve, jane vetem gjysma, pra sipas llogarise se dikurshme te PD-se, i bie te jene 12.500 vete. Pse PD pretendon atehere se sot qenkan 200.000 vete.
        Nese ketu qenkan 200 mije, tek protestat e PS paskan qene 400 mije.
        Megjithate pak rendesi ka nese jane 20 apo 30 mije, rendesi ka mesazhi qe perciell protesta, pakenaqesia ne rritje prej qeverisjes aktuale, e cila e ka marre shume lehte punen dhe eshte perqendruar me shume tek demagogjia, sesa tek partneriteti real me votuesin dhe tek planet realiste afatshkurtera e afatgjata per zgjidhjen e problemeve e halleve te trasheguara.
        Te vjen per te vjelle kur sheh plehrat si Kalaja e Basha qe i qajne hallin popullit, te cilin e kane rrjepur sa kane mundur. Por pavaresisht se ka kaluar vetem nje vit nga qeverisja, irritohemi me te drejte nga arbitrariteti ne qeverisje aktualisht. Ne nuk presim mrekulli ekonomike per kaq pak kohe, por presim hapa te matur, hapa qe nuk e adresojne peshen e reformave tek shpina qe jane aq shume te kerrusura, sa nuk mbajne dot me, nderkohe qe behet vetem pak pune reale per reformat ne drejtesi dhe kunder korrupsionit administrativ. Edi Rama ka perseritur dhjetra here, qe kjo mazhorance duhet ta lexoje mire kuptimin e 1 milion votave, por i pari qe nuk po e lexon mire eshte ai vete. E ka marre me shume revan dhe shume arbitraritet, gje qe nuk mbulohet dot me demagogjine shterpe te Veliajt apo ndonje tjetri.

        1. S'jam Neti says:

          nuk thashe qe jane 200.000 se nuk behen kurre aq po do apo sdo ti ishin shume dhe duhet te sherbeje si mesim per te gjatin kjo,nuk them qe i rrezikohet pushteti se keta jane per te ardhur keq.po sot kishte edhe hallexhinj prej verteti.
          Tung

    2. i zhgenjyer says:

      heeeeeeee ti feniks kari kur i mblidhte lakuriqi thoshit 700000 kurse tani vetem 100 ju duken juve por mos harro ore maskara se jemi gjithe shqiperia kuder ketij maskaraji qe mundohesh ta mbrosh ore militant i paguar

  3. adi says:

    i ka 200000 anetare sindikata e Kalase?

  4. fatmiri says:

    Nuk ka rendesi sa vete jane ne shesh, por sa jane per xhiron e dites bukur sot me diell dhe sa jane per proteste, por ka edhe nga ata qe per ndonje kacidhe leke kane vajtur. Pastaj une s’kam pare ndonje vend te Europes qe ti mbeledhe me autobuza njerezit dhe ti çoje ne kryeqytet si ne Madrid, Paris, Bruksel, Amsterdam, Berlin etj. Po shkon njeri pa paguar keshtu? S’e besoj. Megjithate protesta i a arriti qellimit. Gezim Kalaja, presidenti qe nga 1991 i sindikatave te partise demokratike, kerkoi rrezimin e qeverise. Protesta ishte e domosdoshme. Tani qytetaret kthehen ne shtepi te qete dhe vetem komentojne ose bisedojne si shkoi, si u paraqit kryetari, pse Saliu nuk foli, ishin shume apo pak, testuan partine dhe Lulezimin, por as energjia nuk do te ulet, as aksizat, as shtepite pa leje nuk do ngelen pa prishur. Me pelqeu me shume Lulezimi kur tha qe rihapi universitetet qe mbylle.

  5. e verteta says:

    ci do llafet,sot vertet e paska mbush sheshin si qysh tek se di.kembane eforte kjo per ramen.shpore ilir meten z kryeminister se po te mer me qafe.pas nje viti pushtet te mblodhi 100 mij pas 4 vjetesh do tembleshi 1 milione.

  6. keli says:

    Mos u merzitni se sa ti numroje Mero dhe do jape sshifrezn 2 mije vete.Deri tani ka numbruar Mero gjysmen dhe numri ka arrituer tek 999.
    Ishalla nuk ehtez futur edhe Mero ne bukier me Ramen.
    More a dini gje ka WC ne bunkier se do qelbet dynjaja kur te dalin po spati Wc

  7. timeta says:

    Me vjen mire me ne fund qe Rames po i vjen mendja, ky vend nese nuk ndeshkohen ish te korruptuarit e PD, do te percellohet. Ky eshte fillimi i revanshit te krimit, Rama nese ska bere paktin, te lejoje drejtesine te vendose prangat krimineleve para se ta destabilizojne. Parate e krimit ende sjane zbuluar ku kane shkuar, e Rama para se te kerkoje qe fukarenjte qe jane githmone humbes te paguajne energjine, te ndeshkoje te korruptuarit, ti marre milionat e eurove ti arketoje ne llogarine e shtetit, ti ndeshkoje e me pas ti kerkoje atyre qe spaguajne energjine cent me cent. Iku koha kur me i vogli e me i pafuqishmi te paguaj, e kriminelet e te korruptuarit ti perdorin ata si karrem. Njerezit kerkojne pune, puna vjen duke permiresuar drejtesine qe lejon investimet e huaja. Problemi fillon dhe mbaron nga drejtesia. Tung, Rama pa drejtesi nuk ja del dot, beje ate byrone, apo e harrove fare????

  8. HILLBILLY says:

    Nuk e pashe Zhozefinen gjekundi, mor aman! ?
    Salih Ram Gerdeci e degdisi tutje! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje