Protesta e opozitës/ Braçe: Të gjithë ata që s’duan të paguajnë dritat dhe duan të ndërtojnë pa leje të protestojnë çdo ditë para Kryeministrisë

23 Nëntor 2014, 12:44Politika TEMA

Deputeti socialist Erjon Braçe përmes statuseve në rrjetin social Facebook ka komentuar protestën e mbajtur nga opozita në Bulevardin dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Braçe fillimisht ka kontestuar numrin e pjesëmarrësve të deklaruar nga drejtues të PD-së, ndërsa shkruan “si thane: 100, 150, 200, 250 mijë protestues? Asnjëherë, të paktën në ateë bulevard nuk do ti mbledhin dot kurrë. Nuk mban as 100, as 150, as 200, as 250 mijë!!

Nga mesi i segmentit para kryeministrisë deri në urën e Lanës, janë aq metra sa i mbajnë 15 mije vetë! Kaq ama!”.

Në vijim, deputeti socialist shkruan se pjesëmarrja në protestë nuk ka rëndësi, ndërsa cilëson si të rëndësishme shkakun e protestës.

“Por, kjo s’ka fare rëndësi!! Për mua ka rëndësi se çfarë ishin e për çfarë protestonin!!

Urdhëroni, shiheni këtë foto!! Ky protestues është me sahatin e shtëpisë në dorë!!

Ndaj as që ndryshoj mendim kush do të vjedhë energji apo të mos paguajë si shumica dërrmuese  e shqiptarëve, të protestojë jo një të shtunë por cdo ditë të javës poshtë penxhereve të Kryeministrisë!!”, shkruan Braçe.

Duke iu referuar njërit prej qytetarëve që morri fjalën në protest, duke u paraqitur si socialist, deputeti i PS-së thekson se ai nuk ka qenë asnjë ditë i tillë.

“Ndërkohë, Sajmir Kokja nga Cerma e Sipërme e komunës Tërbuf në Lushnje hipi në tribunë e tha: Jam socialist i zhgënjyer!! Në fakt Sajmir Kokja nuk ka qenë asnjë ditë socialist!! Vëllai i tij që refuzoi hapur të ishte në tribunën e  PD, po është i tillë.

Por i vëllai dhe Sajmiri duhet të thonë qartë: ne kishim një ndërtim pa leje mu në autostradë, në rotondën e Çermës,  shkak për aksidente e incidente prej aksidenteve dhe INUK na i prishi para 3 javësh!!

Ndaj as që ndryshoj mendim; kushdo që ka ndërtuar pa leje në autostrada e rotunda, në hapësira të tjera publike, madje kushdo që një pjesë të ndërtimitpa leje e ka dhënë me qira si lokal, të protestojnë jo një të shtunë por çdo ditë të javës poshte penxhereve të Kryeministrit.!!

Tani për gjithë zulmen e Sandri all Inclusiv, pra Klan, Grup, Seksion, Abc, Vrk, Rbq, Grd, Shkumsi, Penda, Kallamarja, Lapsi Kopjativ, Celësi Kopil, Kërce me Atë e Puthu me Magji, një gjë dua t’u them:

Nuk u vra kërkush!! Nuk u plagos kërkush!! Nuk u arrestua kërkush!! Nuk u qëllua asnjë gazetar!!

Pra Sandri nuk do pushojë gazetarë të plagosur nga puna, Fejziu nuk do bëjë emision ku të tregojë si garda vret një qytetar, të dytin, të tretin e të katertin, Didi nuk do i thotë prokurorit “ik pirdhu se komandari i Gardës e ka emrin ndryshe”!!”, shkruan Braçe në Facebook.

Ndërkohë në një tjetër koment të postuar në rrjetin social, deputeti socialist ka ironizuar deklaratën e bërë nga Kryetari i PD-së Lulzim Basha në lidhje me ikjen e zërit gjatë fjalimit të mbajtur në protest.

“Ai që drejton opozitën sot, Lyl Basha, duke i ikur zëri tha: mos u merrni me zërin tim se zëri im sot është zëri i drejtësisë!!

Tani kam një pyetje të thjeshtë për të gjithe ata që bëjnë interesantin neë rrjet, analistë e cilindo tjetër: A mund ta pranoni ju këtë, pra që Lyl Basha është zëri i drejtësisë në këtë vend?

Ky është problemi i kësaj shoqerie; Lyl Basha shpërdoroi në menyre të hapur detyrën e ministrit të Transportit me një deëm prej 250 milionë dollarësh njëherësh, u hetua dhe u akuzua nga Prokuroria, nuk u gjykua kurrë dhe cështja e tij u mbyll për afate. Ndërkohë dëmi iku, u pagua nga paratë e shqiptarëve!!

A mund të jetë zëri i këtij keqberesi, zëri i drejtësisë?

Lyl Basha shpërdoroi detyrën në mënyrë të hapur dhe duke shkelur Kushtetutën kur negocoi, hartoi dhe nënshkroi një marreveshje që i hoqi Shqipërisë 300 kilometra katror sipërfaqe nga tërësia e saj territoriale; ështeë kallëzuar për këtë dhe prokuroria një herë në tre muaj bën ndonjë veprim, së fundi sekuestroi dosjen. Ndërkohë marrëveshja e tij është gjykuar qartë si anti-kushtetuese!!

A mund të jetë zëri i këtij keqbërësi kombëtar, zëri i drejtësisë?

Lyl Basha transmetoi urdhrin dhe komandoi forcat e Gardës më 21 janar duke vrarë 4 protestues të pafaj e të paarmatosur mu në sheshin Skëndërbej; nuk u hetua kurrë e nuk ka asnjë përpjekje të ndodhe kjo. Ndërkohë ai krim po harrohet pa u hetuar e ndëshkuar plotësisht!!

A mund të jetë zëri i këtij keqbërësi kombëtar, zëri i drejtësisë?

Natyrisht që jo!!

Unë e kuptoj se ka ndër qytetarë plot të prekur nga puna për të vendosur rend e rregull në territor e në sektore të rëndësishëm; ka të tjere qeë nuk e pranojnë heqjen e fashës mbrojtese edhe për ata që kane para pa hesap; ka të tjerë që nuk e pranojnë në botë taksën e re mbi naftën e benzinën;

Por nuk mund të pranoj që të gjithë këta të pakënaqur me veprime të tilla të qeverisë, të pranojnë krimet e qarta të Lulzim Basha, madje madje edhe ti japin të drejtën të llafosë si zëri i tyre e më keq, si zëri i drejtësisë!!

Në fund, Qeveria duhet ti japë fund konferencave ku thuhet se si do të mblidhen ai, ajo, ata dhe ato, vendas e ndërkombëtare për të bërë reformën në drejtësi.

Nëse kërkon të ndryshojë drejtësinë ta bëjë, jo të na i tregojë pa e bërë nga njëra konferencë në tjetrën!!”, shkruan Braçe në Facebook. /gj.k/

 

21 komente në “Protesta e opozitës/ Braçe: Të gjithë ata që s’duan të paguajnë dritat dhe duan të ndërtojnë pa leje të protestojnë çdo ditë para Kryeministrisë”

  1. Kriminelet ne Shqiperi kerkojn te drejten per te ushtruar Krimin .
    Ky eshte paradoksi asaj Bote ,i cili tolerohet ne menyren me absurde nga shoqeria shqiptare dhe nga vet i ashtuquajturi shtet banana

    1. Vunoi says:

      Po ata qe s’kane mundesi te paguajne ku te dalin.
      Bracja harron se duhet te punosh njehere,te fitosh mjaft,qe te paguash.
      Apo me pensionin qesharak.
      Zoteri jepi mundesine popullit te paguaj faturat,taksat
      Ti si perfaqesues i zgjedhesve duhet te protestosh i pari para kryeministrise per koston e jeteses,jo dengla.

      1. kushtetuta says:

        Po ata qe jane kunder rritjes se cmimit te energjise elektrike, taksave, abuzimit te barazise ne procesin e prishjeve te ndertimeve pa leje, ku duhet te protestojne. Brace, mos u fshi pas gishtit.

    2. avokati says:

      Shko mor zog gomari e hap ndonje vend pune e lere propoganden se late miletin pa buke.
      Keni bllokuar gjithcka me keq se Sali Qeni!
      Vetem nje gje nuk keni bllokuar; hajnat e Ilir Metes! ?

    3. qytetari shqiptar says:

      ke met tu lef si çap ven e pa ven .. ulni kokat dhe mendohuni per ato qe keni bere, sepse jeni qeveria e pare qe pa bere vitin mbollet dhe po rritni dita dites urrejtjen popullore, ndryshe do ta paguani akoma me shtrenjte se PD arrogancen dhe pafytyresine tuaj ..

  2. majmun says:

    Hik o Brace se nuk te durojme dot. Ti je zedhenes i SHISH. Ndyresire e bere BSH si surrati yt. Hajdut je dhe ti vetem se vjedh si mi. qelbesire

  3. arif says:

    Ti u vjene hakes o Erjon,po foli dhe ati palloshit se nuk po ben gje per ti paguar keto deme kete qener. Kam frik se po bejn ca ligje per larje e pastrim lekesh dhe do ta haje na nje kot,se Argida qe merrete 120 mije euro ne vit na puna qe spunonte fare nuk do ta gjeje gje.Prandaj ate palloshin shtrengoheni pak se po na ben si nordik ai.Gazin mos ja u ndaje Erjon,ne koke mbajua qenve te klanit dhe abc bushtres.

  4. flori says:

    Ore atij i iku zeri po juve do ju iki pushteti po nuk reaguat dhe meqe jeni kaq te afte dhe te paperlyer pse nuk e fusni ne burg lulin bashke me salen?

  5. v.duka says:

    Kam nderin te jeme postuesi i pare i komenteve megjitheate po shkruaj shkurte: Uroje qe te vazhdoni te punoni me te njejtin intesitet ne zbatim te detyrave si DEPUTET sepse eshte katerciperisht e sigurt se ne te gjithe Evropen demokratike mund te gjesh SHUME DEPUTET te devotshem dhe te afte POR JO ME TE MIRE SE JU, SEPSE JU PUNONI NE NJE VEND, PER FATE TE KEQ PER NE SHQIPTARET, KU JO ME SHUME SE BREBDA NJE DITE TAKOHEMI OSE BALLAFAQOHEMI ME GRUPIME QE PERFAQESOJNE ATAVIZMAT FUNKSIONALE TE TE GJITHA SISTEMEVE QE KA NJOHUR SHOQERIA NJEREZORE.
    Me nderime dhe respekte te vecanta V.Duka.

  6. shqip says:

    eshte nje demostrim i se keqes ndaj ligjit. ne shqiperi ka nje force qe here eshte ne pushtet e here ne opozite. dhe kjo eshte partia socialiste. ka dhe nje force te erret e perfaqsuese e denje e krimit , qe quhet”parti demokratike”. nese ka njeri qe nuk e pranon kete fakt, fatkeqsisht te dhimbshem per shqiptaret e me gjere, do ti thoja te beje nje retrospektive te ngjarjeve nga 91 e ketej. po si eshte e mundur qe mbeshtetesit e pd ( partia dru me pre), si eshte e mundur qe jane gjithmone ne anen e thyerjes se ligjit e te normave te shoqerise?. ne cilin vend te botes se qyteteruar behen greva sepse shteti po u heq mundesine e vjedhjes hapur, diten per diell? ne cilin rajon te botes politika del hapur fare ne mbrojtje te trafikanteve e kultivuesve te droges? po ne cilen hapesire te kontinentit te vjeter ngrihen njerez e protestojne per shtepite e ngritura mbi trotuare e autostrada? e kuptoni o njerez se deri ku arrin e keqja ne shqiperi? hajdutet e batakçinjte jo vetem qe behen bashke per te kontrakstuar ligjin, por kane edhe njerez me petk politik qe i udheheqin drejt ketyre parime mizore e anadollake. le qe ç’te thuash, mjafton te shohesh tribunen e tyre ku prin gezim kalaja apo te tjere bastarde periferish, e do kuptosh se sa e rende eshte situata ne kampin talebano demokrat. uroj qe qeveria te shtije aksionin ne çdo qelize te trupit te sakatuar te shqiperise. ligji duhet te triunfoje ndaj ilegalizmit.

    1. Kryqi says:

      Shqip,lexo komentin e Eraldit ,aty fillon krimi,ai do zhduket vetem ne qofte se populli do u kerkoje llogarite bankare hajduteve te vertete.
      mos te duket cudi qe protestat te shtohen e populli ndergjegjesohet nga dita ne dite.

  7. Billy1 says:

    Bashes i shpetoi goja kur tha se zeri i tij eshte zeri i drejtesise, por zoti Erjon, eshte e vertete ajo qe tha Basha.
    Zeri i tij ishte i stonuar, ishte i pjerdhur. Tamam e pati Basha. Edhe drejtesia tek ne ka pjerdhur.

  8. Eraldi says:

    Po si nuk ju vjen turp o Brace? Po ju keni 23-vite qe jeni ndertim pa leje dhe vidhni sa majtas-djathtas ne Shqiperi. Qe kur jeni bere burra te mire ju? Apo hajde se populli e ha gjithmone, ashtu si doni dhe po ja fusni edhe tani, duke i shkundur dhe kacidhet e fundit nga buka e femijve. Njerezit duhet qe te dalin c’do dite ne proteste para kryeministrise se mashtrimit.

    Te dalin ne proteste qe tu sekustrohen pasurite dhe parate e vjedhura nga vete juve. Te dalin ne proteste qe te arrestohet dhe ti sekuestrohen pasurite Ilir Metes, Sali Berishes, Arben Ahmetajt Lul Bashes, ty dhe te gjithe atyre qe jane sot ne parlamentin Shqiptar. Ketu nuk duhet proteste por revolucion, qe ta zhduki njehere e mire kete kaste te ndyre ne politiken Shqiptare duke filluar qe nga ju te paret qe jeni sot ne qeveri!

  9. rrem vogli jr. says:

    Erion !

    po te majtet qe “vjedhin” energjine e kane ndertuar pa leje a lejohen te dalin ne protest apo ata do ti kompensoni e nuk ju a prishni sipas politikes penale te kohes Dulles ???????

  10. Eri says:

    Na krijo ti mundesine qe ne ti paguajme. Nuk ka asnje Shqiptar te ndershem qe ka lek dhe nuk don ti paguaj. Meqe ju shpesh here ju referoheni vendeve Europjane qe nuk mundesh dot te mos paguash drita apo uje. Zoteri marrja e kesaj paralelizme eshte tmerresishte qesharake. Ne vendet e Europes qe ti i referohesh shtetet e tyre kane ndertuar sistemin social te perballimit te jeteses perpara qe ato qytetare te paguajne te gjithe drita uje dhe taksat tjera.Ne vendet Europjane ne cofte se nuk mundesh ti paguash ti jep vete shteti qe qytetari ti paguaje. Ne vendet Europjane te vijne dhe te vleresojne te ardhurat perfshi sa rroge dhe sa te ardhura merr per te jetuar dhe biles ne cofte se rroga juaj eshte e ulet te kompesojne duke te paguar dritat,ndihme per femijet e.t.c Mos u beni kaq langaraqe se nuk keni ngelur mangut per ato 150EURO qe doni tja merrni popullit qe nuk ka buke te haje. Vec shpirtin do mund ti mirrni se per te paguar nga 10 apo 15 miljone drita nuk kane. Une nuk po justifikoj njerezit qe nuk kane paguar por duhet te rregullohen ne menyre njerezore qe te fillojne ti paguajne ketu e tutje. Ato 10 apo 15 miljonet e lekeve nga familjaret fukarenje do i mirrni kur Rame me Meten dhe Erionin ti bejne brinjet shtate pashe. Ju jeni bere flliqesira dhe kriminel te rendomte kur e quani popullin tuaj kriminel, hajdute dhe njesere epitetesh te tjere. Ky lloje fjalori nuk eshte i denje as per rrugacin e rrugeve jo me per mandatorin e flliqur deputet dhe kryeminister. Ju po i kerkoni fukarenjve ato 150 miljone Euro por po ato 150 miliarde Euro qe jane vjedhur nga Lefter Koka, Ilir Meta qe vodhi tre here thesarin Shqiptare apo Saliu me farefisin e tij, apo ai Shalgjati Psikopat Edvin Rama me lejet e bashkise se Tiranes qe i dha vete dhe tani po i prish.

  11. england says:

    I drejtohem dikujt me nick-un MAJMUNI!lale mos e co neper mend te ja heqesh vetes nicku-n qe po vete e ke vendosur se te shkon shume pershtat.

  12. ANTONI says:

    MASKARA PO TE SHKOJN NGA 7 BIR KURVE MIU I ARAVA SE NUK KE PER TE GJET VEND AS NE BUNKJER VON TE PASKA DALUR GJUMI TY DHE ATIJ MASKARAJIT TAULANT BALLA SE NUK KENI GJET AKOMA SHPIFJE SE SI ISHIN PROTESTUESIT DHE KE PERFAQESONIN TA DISH O MIU I ARAVE SE PERVEÇ MILITANTEVE SEKSER AS NJI SHQIPETARE SESHT ME JU DHE JEMI NE SHUMIC NE QE NUK KISHIM MUNDESI ME ARDH DHE ME KALUE NE EKSTREM ME TE TERHEQ ZVARRE TY DHE MINISTRIN KRYSHO

  13. sali-21-janari says:

    o braçe dje kan protestuar njerez qe ne kohen e qeverisjes se sali malokut kane marre nga 3 rroga ne muaj nje nga ato eshte nje person qe ka folur me lul bashen ne postribe te shkodres ai peson

    1-ne ujsjelles
    2-pyjore
    3- tjetren pyetni babain e tija me keto proteston vrasesi i 21 janarit smerelapit te uitrechtit

  14. Titi says:

    Mire energjia elektrike, po ndertimet pa leje kujt i prishin pune? Kur Rama t’u gjeje pune njerezve atehere le t’i prishe ndertimet po jo tani qe t’i lere pa buke.

  15. Kendrvica says:

    O Brace pordha. Thua qe nuk u prek nga policia asnje protestues. Eshte e vertete. Por nuk na thua pse ndodhi kjo. Ta them une, se asnje protestues nuk u konfliktua me policine. Ata nuk u qelluan as me gure, as me hunj, as me flamurin kombetar. Policia nuk u konfliktua as me ze. Sepse protestuesit u sollen si qytetare europjane, jo si huligane te droguar e te drejtuar nga deputetet. Ne keto kushte perse do reagonte policia. Pastaj se si sillet policcia me qytetaret e tjere, jashte kamerave eshte problem tjeter qe eshte trajtuar rast pas rasti.

  16. astrit says:

    Zoti Brace! Reformat kane koston e tyre sociale dhe kush do, kete e kupton. Reformat qe ka bere PD tete vjet ne pushtet kane qene lenja e popullit te vjedhe energji e uje, te ndertoje pa leje, te mbjelle droge dhe te beje c’te doje ne kete vend. Ne proteste mund te kete pas edhe ndonje socialist te pakenaqur te cilit i eshte prishur ndertimi pa leje ose qe eshte denuar per vjedhejne e energjise elektrike. Por socialistet nuk jane zemermuar per kete. Socilistet jane zemeruar zoteri sepse po hyni ne vitin e dyte te qeverisjes dhe nuk keni reformuar akoma AMA-n, ndersa TVSH jo e jo pa cka se na premtuar se puna e pare qe do te bejme kur te vijme ne pushtet do t’i kthejme TVSH publikut. Komisoni qendror i zgjedhjeve vazhdom me te njejten perberje, madje sfidon edhe qeverine duke miratuar referendume per reformen teritoriale sipas kerksese se PD. Bete nje komision hetimor per SHISH dhe konkluzionet e tij qendrojne ne sirtar, ndersa Vishkoja vazhdom punen serbes. Zgjodhet dy anetare te KLD dhe ata nuk mund te ulen ne karriget e tyre sepse nuk eshte dakord Bujar Nishani.U be gjithe ajo zhurme per Banken e Shqiperise dhe akoma nuk ka asnje ndryshim sepse nuk eshte dakord Bujar Nishani te zgjedhje guvernatorin. Sa per ato qe thua per Lyl Bashen, shume te drejte ke, por cpo beni per te cuar ne banken e te akuzuarve vrasesit e 21 janarit, Gerdecit, vjedhesit e Rruges se Kombit, ujrave detare, etj, etj, etj. Do te thuash se drejtesia tek ne nuk funksionon. Kur do te funksionoje ore zoteri? Keni marrfe 1 milion vota. E nese vazhdoni keshtu, zgjedhjet e radhes po afrojne. Mos thoni se na pengoi Saliu per te bere shtetin qe premtuam sepse zgenjimi do te jete me i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje