Kristiano Ronaldo kundër Linel Mesit.
5 golat e javës së 12 të shënuar nga dy sulmuesit janë treguesi më i qartë i një dualizmi që pritet të vazhdojë gjatë në Primera Division.
Statistikat janë të ftohta dhe flasin qartë.
Duke nisur që nga sezoni 2010-2011 të dy shënojnë me një vazhdimësi të frikshme.
Luzitani e ka mesataren e rrjetave personale 1.11 për ndeshje, ndërsa Messi 1.10, me respektivisht 197 dhe 199 gola, ku argjentinasi numëron 4 sfida më shumë.
As viti më i mirë në Angli me 31 gola nuk e arrin mesataren që portugezi regjistron në Madrid.
Në sezonin 2007-2008 numri 7 shënoi 31 gola me një mesatare 0.91 realizime për ndeshje, ndërsa një vit më pas, Mesi shënoi 23 herë me mesataren 0.74, raporton Sport News.
Pesë vitet e fundit në Primera njohin vetëm dy mbretër,
Mesin në sezonet nga 2010-a deri në 2012-ën dhe Kristiano Ronaldon në dy sezonet e fundit.
Ata janë të vetmit që kanë kaluar shifrën e 38 golave sezonalë, arritje që në të shkuarën është regjistruar vetëm nga Zarra e Sançez.
Në sezonin 2010-2011, Kristiano shënoi 40 gola, 10 më pak se argjentinasi, ndërsa këtë vit, CR7 numëron 20 rrjeta, kur nuk jemi futur ende në muajin dhjetor.
Gjithsesi, java e 12 foli me gjuhën e Mesit, i cili shënoi një 3 golësh, duke kapur shifrën 253, 2 më shumë se legjenda e Atletik Bilbaos, Zarra.
Aktualisht, diferenca mes dy yjeve të futbollit spanjoll është 51 gola më shumë për Lionel Mesin dhe me shumë mundësi, do të jetë argjentinasi ai që do të bëjë ligjin nëse nuk vendos të largohet nga kampionati spanjoll.
Nuk pashe asnje statistike te “FRIKESHME” ne kete rivalite.
Perkundrazi, cdo gje ishte e bukur dhe e mahniteshme.
Statistika te bukura,
Statistika te mahniteshme,
aspak Statistika te frikeshme !!!
Jam dakort me parafolesin. Vetem se Messi ka luajtur 4 sezone me shume ne Spanje. Megjithate, per kampionatin spanjoll, eshte nje fat I madh qe ne te njejten periudhe kohore, luajne te dy keto lojtare te mahnitshem. Mendojeni sikur njeri nga keta te mungonte, apo me keq akoma, mos te lunate asnjeri ne kete kampionat?
Rebusi eshte i lehte per tu zgjidhur .
Hyni tek Wikipedia e te 2 lojtareve dhe do te shikoni krahasimin dhe HONIN e thelle ku ka rene NALDA qe nuk ka vinc qe ta ngrere ne nivelin 0!
@Gimi “te frikshme” eshte metafore qe e ka perdorur autori per ta bere titullin me terheqes.
Gjithsesi keta dy lojtare kane hyre ne historine e futbollit boteror me kohe…