Angli/ Taksat e larta të laburistit Miliband, lënë pa shtëpi Jolie-Pitt

26 Nëntor 2014, 08:08Lifestyle TEMA

Aktorja e famshme, Angelina Jolie ka thënë se asaj do t’i pëlqente të jetonte në Angli, por propozimi që ka bërë laburisti Ed Miliband mund ta frenojë këtë dëshirë dhe projekt të saj për të ardhmen.

Sipas thashethemeve aktorja po kërkon të blejë shtëpi në Londër dhe duket se ia ka vënë syrin një prone në Marylebone, afër restorantit  “Chiltern Firehouse” që kushton 25 milionë paund britanikë.

Por Jolie u shpreh se plani i Miliband,  për njerëzit që zotërojnë këto prona të mund të taksohet me 2 milionë paund mund t’ia ndryshojë planet për të blerë një shtëpi në Londër.

Aktorja u shpreh për  “Channel 4 News”: “Jam e përgjegjshme për paratë dhe ky plan taksash mund të më bëj të heq dorë nga blerja e shtëpisë në Angli dhe shpërnguljes në këtë vend”.

Ajo pohoi zërat se bashkë me bashkëshortin e saj, Pitt dhe fëmijët e tyre po planifikojnë të shpërngulen në Angli. ” Unë kam jetuar këtu më parë dhe në të ardhmen do të më pëlqente ta kisha një vend këtu për punë”, u shpreh Joli, por gjithsesi nëse Miliband fiton vitin e ardhshëm dhe zbaton planin e tij të taksave ndoshta edhe shumë VIPA të tjerë si Joli do heqin dorë nga blerja e një shtëpie në Britani./j.h

 

5 komente në “Angli/ Taksat e larta të laburistit Miliband, lënë pa shtëpi Jolie-Pitt”

  1. ed says:

    Hajt mër se nuk bën njeriu për 2 milionë paund.

    Futja kot… Numrat sikur të ishin kokrra rëre, 25 milion 2 milion…

  2. Spekter says:

    te majtet pergjithsisht si Milliband, holande, papandreu, rama, lenini, stalini etj jane qelbesirat me te medhenj qe mund te mbaje planeti. Detyra e vetme e te majteve eshte te shkaterroje ekonomite familjare te njerezve qe punojne dhe lodhen nen moton barazi sociale duke i dhene krah shtetvjedhjes dhe pasurimit te dembeleve ofiqareve dhe njerezve pa fantazi qe i rendojne kot planetit. E majta ekziston dhe votohet vetem nga ata qe sdine te bejne asgje ne jete vetem te hane ne kurriz te te tjereve.

    1. mirimonga says:

      bravo spektri, foli bukur. vetem nje djalosh mendjendritur si spektri mun me na ndricu ne te tjeret qe s’bejme asgje.
      vetem dicka kisha une bukurosh, kapitali harxhon miliona dollare me media per te mbajtur urte keta qe s’punojne (sipas teje) dhe miliona te tjere per te reklamuar jeten e bukur ne kapitalizem. dhe kur vjen dita e votimeve, me shume se gjysma e njerezve votojne majtas.
      po te hapesh ndonje liber, tek tuk, nuk na can trapin as ne te tjereve qe s’punojme, grigje!

      1. Spekter says:

        Ne fakt per te vertetuar ate qe thashe me lart po kerkoja neper Teme shembullin e dembelit, e atij qe sdi te beje asgje ne jete, shembullin e atij qe i rendon planetit kot dhe fale Zotit qe ti o merimange me shume gjasa nuk e beson, e gjeta (ne fakt doli vete pasi mizat pergjithsisht nuk rrine dot pa henger mut).

        Jam shume koshient qe ne bote 50% e njerezve votojne majtas, dhe fale ketyre njerezve driteshkurter ndertohen diktatet, krijohen shembelltyrat me te shemtuara te njerezimit, krijohen sisteme te paqendrueshme financiare, destabilitet dhe padrejtesi…

        …po kot qe ti them se njerzit qe mendojne si ty shume shume kane lexuar vetem Kapitalin e Marksit (por qe dhe ate se kane lexuar mire)

  3. armelin says:

    Ti zoteri ke shume te drejt por e majta dhe e djathta qe thua ti as qe behet fjale per ne Shqiperi. Hidhi nje sy forcave politike dhe pastaj diskutojm. Pershendetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje