Këto foto janë bërë në hotelin e Sydney në Australi javën e kaluar, ku ka ndenjur Angelina Jolie dhe burri i saj Brad Pitt gjatë promovimit të filmi të aktores Unbroken.
Çifti duket se ka pasur një debat të nxehtë aq sa në fund Angelina Jolie duket se ka qarë.
Pas sherrit Brad ia ka mbathur nga hoteli ndërsa aktorja duket më e trishtuar se kurrë.
Ndërkohë të martën Jolie i tha Tom Brokaw në “Today show” se mes saj dhe Brad Pitt ka momente kur ” Unë them se do të bëhem një grua më e mirë“, duke shtuar me humor: “ Unë duhet të mësojë të gatuaj” dhe Brad më thotë ” Oh shpirt ti e di që je mirë me gatim” shprehet aktorja. Ajo ka treguar se Brad i di limitet e saj se ku është grua e mirë dhe mama e mirë.
Gjithsesi foto tregojnë momente vërtetë të tensionuara, teksa Angelina shihet me cigare në dorë një vit pas heqjes së gjoksit për shkak të rrezikut ndaj kancerit./j.h
Kush e ka shkruar kete “tragjedi” qe i ka ndodhur ciftit?
Kane harruar Shqiptaret si zihen ciftet?
Kur zihet cifti Shqiptar, hundet bashkohen, grushtat shtrengohen, dhe nuk ka kohe per cigare, se jane ndezur vete.
Per mua keto foto tregojne nje moment relaksimi mbas nje momenti gjimnastike, apo para nje shetitje ne park.