Mazhoranca hedh një hap para, ngrihet Komisioni për Reformën në Drejtësi

26 Nëntor 2014, 18:22Politika TEMA

Mazhoranca hedh një tjetër hap para, pavarësisht distancës që mban opozita, për reformën në drejtësi.
Konferenca e Kryetarëve ka futur në rend të ditës për votim, në seancën e së enjtes, formatimin e Komisionit të posacëm për reformën në sistemin e drejtësisë.

Propozimi u bë nga kreu i komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Fatmir Xhafa, dhe mban firmën e 7 deputetëve, mes të cilëve dy Kryetarët e grupeve parlamentare Ruci dhe Vasil.

Xhafa tha se komisioni do të funksionojë për një periudhë 6-mujore dhe me mundësi shtyrjeje sipas Rregullores së Kuvendit.

Ngritja e komisionit të posaçëm parlamentar, shihet nga mazhoranca si instrument për të ndërhyrë dhe shprehje e përgjegjësisë për të adresuar një problematikë të gjithëpranuar, që është mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të jetë forumi ku të gjitha grupet parlamentare që do të jenë pjesë, do të hartojnë një paketë ndryshimesh të kuadrit normativ në fushën e drejtësisë.

Komisioni i Posaçëm në veprimtarinë e tij do të mbështetet në mënyrë thelbësore në ekspertizën më të mirë vendase dhe ndërkombëtare.

2 komente në “Mazhoranca hedh një hap para, ngrihet Komisioni për Reformën në Drejtësi”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Berisha inaguroj punimet e “parlamentit” paralel ,ne SHQUP-in e E.Hoxhes,ju akaoma nuk keni nisur reformen ne drejtesi !

  2. enofieraku says:

    zoti kryeminister, ne ke guxim dhe kurajo , dili zot votove tona, shtypja koken gjarprit, ndryshe do jua shtypim ne populli, mjaaaaaaaft luatet me dinjitetin tone , reforma ne drejtesi, dhe hapja e dosjeve urgjenteeeeeeeee !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje