Balla: Xhelal Mziu nuk paguan faturat e energjisë. Braçe kërkon arrestimin e tij/ Reagon Xhelal Mziu: Nuk i kapërdijnë dot sukseset e mia

27 Nëntor 2014, 11:29Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balladenoncoi rastin e kryetarit të Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu, i cili nuk paguan detyrimet për energjinë elektrike.

Sipas deputetit socialist, Mziu i ka Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) një detyrim prej 1.139.397 lekësh.

Balla tha se kjo është dhe arsyeja, që kryebashkiaku Mziu, i zgjedhur i Partisë Demokratike, ka qënë në protestën e opozitës ditën e shtunë, bashkë me stafin e tij.

“E kam ndjekur me vëmendje protestën e opozitës dhe pjesëmarrës në të ishte dhe kryebashkiaku Mziu, që bërtiste më shumë se të tjerët. Kjo pasi ai është një ndër debitorët më të mëdhenj të OSHEE-së.

Familja Mziu ka papaguar deri ditën e djeshme 1.139.397 lekë, fatura të energjisë. Kjo është dhe arësyeja që Mziu, bashkë me Lulzim Bashën bërtiste se nuk duam të paguajmë energjinë elektrike ndaj duam të rrëzojmë qeverinë”, u shpreh Balla.

Gjithashtu, ai tha se në protestën e ditës së shtunë ishte e pranishme i gjithë stafi i Bashkisë Kamëz, nga punonjësi i parë, deri tek i fundit. Debia që kjo bashki i ka OSHEE-së, sipas deputetit socialist, kap shifrën e 436 milion lekëve.

Pas fjalës së Ballës, deputeti socialist, Erion Braçe, ka ngritur pyetjen përse nuk arrestohet Xhelal Mziu, përbëllë një shkelje të tillë.

 

Reagon Xhelal Mziu: Nuk i kapërdijnë dot sukseset e mia

 

Bashkia e Kamzës dhe kryebashiaku i saj, Xhelal Mziu, kanë reaguar pas akuzave të deputetit Tualant Balla, se Mziu nuk paguan energjinë elektrike.

Në një deklaratë të Bashkisë së Kamzës thuhet se, “po vijojnë shpifjet ndaj Bashkisë Kamëz dhe kryetarit Xhelal Mziu.

Këtë radhë ka qenë një nga ndjekësit e verbër dhe kamikaz i Ramës, Taulant Balla, ai që ka përdorur foltoren e Parlamentit për të sulmuar përsëri, pa asnjë të drejtë e fakt, z. Xhelal Mziu, familjen e tij dhe institucionin që drejton, Bashkinë Kamëz, se janë debitorë ndaj OSHEE-së. Kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, reagon ndaj kësaj deklarate të papërgjegjshme dhe thekson se nuk është debitor, as në shtëpinë e tij, dhe as institucioni që ai drejton ndaj OSHEE-së.

Kjo është një nga shpifjet e radhës të pushtetarëve të majtë, të cilët duan të hedhin baltë me çdo kusht ndaj Bashkisë Kamëz dhe kryetarit të saj, gjë që nuk është e para herë.

Gjithashtu, në përgojimin e radhës së Taulant Ballës thuhet se Xhelal Mziu ka protestuar për mospagimin e faturave të energjisë. Në të vërtetë, z. Xhelal Mziu, ashtu si mbi 200 mijë vetë të pranishëm në protestën e 22 nëntorit, që po u fut tmerrin qeveritarëve të errësirës dhe varfërimit, protestoi kundër rritjes së çmimit të dritave nga ana e qeverisë, kundër rritjes së taksave, papunësisë, kundër varfërimit çdo ditë e më shumë të shqiptarëve, kundër prishjeve në mënyrë selektive e të paligjshme të banesave dhe lokaleve, kundër terrorit të shtetit policor. Për sa i takon energjisë elektrike, kryebashkiaku Xhelal Mziu pohon se është korrekt në pagimin e faturave të saj”.

Në vijim të kësaj deklarate, thuhet:

Bashkia Kamëz është një ndër bashkitë model në vend, pasi ka On Stop Shop-in model në vend, me 35 sportele në shërbim të qytetarëve. Është Bashkia, e cila miratoi e para planin urbanistik. Në dy mandate të drejtimit të kryebashkiakut Xhelal Mziu si përfaqësues i Partisë Demokratike, nga 12 km, sot ka 120 km rrugë të standardeve bashkëkohore, nga 8 sot ka mbi 23 objekte shkollore, nga 600 sot ka mbi 1800 biznese.

Në 5 vitet e fundit janë punësuar mbi 6 mijë vetë. “Kryeqyteti” i ndërtimeve pa leje ka një sistem të plotë adresash. KfË do të financojë projektin që do t’i garantojë qytetit të Kamzës furnizim me ujë pa ndërprerje 24 orë. Vlen të theksohet që megjithëse një qytet në zhvillim e sipër me prurje të jashtëzakonshme, me ndërtime të reja të shumta të bërë ndër vite, Kamza është qyteti i parë që ka miratuar planin urbanistik. Për sa më sipër dhe t ë tjera arritje, kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, është nderuar me “Çmimin Evropian për praktikat me të mira për vitin 2014”.

Ky çmim është dhënë nga Shoqata Evropiane për Hulumtime të Cilësisë, ESQR (The European Society for Quality Research) duke qenë një tjetër arritje në rrafshin ndërkombëtar të Bashkisë Kamëz dhe kreut të saj, z. Xhelal Mziu. Këto janë disa nga arritjet, të cilat qeveritarët e sotëm nuk i kapërdijnë dot, ndaj vazhdojnë me serialin e shpifjeve ndaj kreut të PD-së dhe kryebashkiakut të Kamzës dhe të gjithë demokratëve të tjerë”./gj.k/

18 komente në “Balla: Xhelal Mziu nuk paguan faturat e energjisë. Braçe kërkon arrestimin e tij/ Reagon Xhelal Mziu: Nuk i kapërdijnë dot sukseset e mia”

  1. loni says:

    pse te paguaj ai kur paguajme ne fukarenjte populli,ata per ate pune u ngriten edhe ne miting,se nuk duan te paguajne,ti balla per cfare po na flet tani per arrestimin e mziut,ju e kishit ne biruc per miliona te vjedhura per korrupsjon dhe e ncorret me vrap nga frika e saliut,tani po kerkon arrestimin e atij per 20 mij leke te vjetra drita,ik o balla leri denglat se nuk i ha ky populli i qyteteruar keto prapaskena te ndryra te socialisteve frikacaker,ju keni te drejte qe flisni keshtu,se shumica e ketij popullit eshte injorant qe e beri saliu per 24 vjet rrjesht,por per ate pakice te qyteteruar nuk i han njeri keto denkla o balla,kjo eshte e keqa e kesaj shoqerie qe u krijua gjate pluarizmit,injorance deri ne palce qe njerezit mos te kuptojne kur te dy krahet e politikes flasin si ti doje qefi,prandaj hapet edhe universitete kudo deri edhe tek fshati me 10 banore qe te mbizotronte injoranca,edhe njehere o balla e kishit ne biruc para ca kohesh kete malokun dibran per milionat e vjedhura per korrupsjon dhe e ncorret te pafajshem,tani po kerkon ta futesh ne burg per 20 mij leke te vjetra per dritat,turp kush te degjon o katunar librazhiot.

    1. tomorri says:

      o loni o njerez ca po kerkon ti nga Balla, te beje policin te shkoje ta arrestoje apo gjykatesin ta gjykoje apo xhelatin te dale ta vrase.

      kjo puna e Mziut nuk eshte thjesht puna e Mziut – kjo eshte rrenje e kalbur, eshte semundje qe na lane ata krimile, eshte fenomen i rende dhe i thelle, eshte bande, grupacion, kancer eshte.

      Balla kur flet per Mziun ne fakt flet per te gjithe sojin e tij, gjakpiresat e vendit tim.

  2. dinjiteti says:

    Si mund te ngrehen ne demostrate,dhe protestojne,per pagesen e dritave O PD O PARTIA E HALEVE O PARTIA E MUTRAVE nuk kam fjale si mund ti tiketoj keta mutra,keta ekstemis te CAUSIT keta eksremist te se KEQES. DRITAT,PO MORE HORRA DRITAT DUHEN PAGUAR,ESHTE SKANDALOZE DHE MUNDOHESH TE GJYKOSH PO JO NUK KA LLOGJIKE PRANDAJ THEM KETO JANE EKSTREMIST DHE RREMUJAXHI PES LEKESH,O ZOT NA RUJ NGA KETO FUNDERRINA TE PASHEMBULLT..

  3. Gezimi says:

    Mos denimi i shume zyrtareve te korruptuar deri ne palce, po na ben te dyshojme ne qendrimet e veprimet e qeverise socialiste. Nuk e di se c’mund te pritet per te arrestuar kete qytetar, i cili qenka me borxhe ndaj shtetit deri ne fyt! O zot, c’behet keshtu? Nuk eshte cudi, qe dhe Shpetim Gjika, te na dale i pafajshem!!! Te shohim……

  4. ed snobisti says:

    nuk keni b… te arrestoni xhelalin ju se behet nami
    merruni me ndonje hallexhi

    1. EDEN says:

      CA plere me daaaj.. duhet arrestu direkt

  5. Siguria says:

    Te pergjigjet para ligjit si gjithe te tjeret pse fukarenjte po i paguajne ose po rrine pa energji.Arestojeni se nuk i plas njeriu per te.

  6. Bato Mokra. says:

    Situata ne energjetike eshte e jashtezakonshme, ndaj populli (deri me sot, ose per 23 vjet, i pushtuar nga RrumpallFULLHAJNAT, me ne krye armikun e perbetuar te popullit shqiptar Sali Rame Berishen, qe ky kryekriminel kerkon te perserise 1991, 1992, 1996, 1 9 9 7, 14 shtatorin e 1998-es, 2008-en, 2011, pa llogaritur ditevrasjet e Trebickave, Xhindve, Olldashesve, Arbnoreve, Spahijve (Ali), etj, etj se lista eshte vertet e gjate) mbeshtet me gjithe forcen aksionin kombetar te Qeverise Rama per t’i dhene fund hajduterise masive te energjise elektrike, ose per t’i dhene fund ndarjes se popullit ne dy kategori: njera qe paguan rregullisht, duke ia hequr gojes dhe tjetra qe s’paguan, fiton marramendthi dhe ne fund, …amnistohet, per te qendruar ne pushtet banditi Sali Berisha.
    Pra, si e tille, duke qene situate jo e zakonshme dhe masat duhet te jene te tilla.
    Pas kerkeses PLOTESISHT TE DREJTE te deputetit te respektuar e pararojes Erion Brace, qe Sali Berisha dhe Lulzim Basha te publikojne kontratat e tyre te energjise elektrike (t’i gjejne ne kasaforta, ku ruajne nje pjeeeeeseeeeeez te para te fituara nga gjaku e djersa e popullit keta kriminele) une pasi na doli edhe Xh’lal Mziu tani, sugjeroj qe te:
    140 deputetet e Kuvendit te Shqiperise, drejtuesit e institucioneve qendrore kushtetuese (ka nje nomenklature per kete) t’i paraqesin diku (ndoshta ligji i ri per energjine elektrike e parashikon nje gje te tille) ose kush nuk e ka mizen nen kesule t’i publikojne URGJENTISHT librezat dhe likujdimet, a te ngrihet nje komision parlamentar.
    Populli eshte ngopur deri ne fyt me parimin, qe i atribuohet nje prifti katundi, ndoshta, “Beni si them une e mos beni si bej une”.
    Ky sugjerim eshte ekuivalent me objektin e punes qe ka inspektoriati i deklarimit te pasurise.
    Nqs nuk behet kjo dhe ne te gjitha instancat dhe jo vetem “bythegrisuri”, qe kalojne perdite permes SHTRUNGES (duke ditur se prejardhja e gjithe klases politike eshte katundare e vone, pune 20-30 vjetesh besoj e kuptojne kete fjale)qeveritare, zoti Edi Rama (dhe ju ministra qe dilni here pas here ne ekskursion pas punonjesve te KESH-it, a si quhen tani, KY AKSION KA DESHTUAR ME TURP! jU SIGUROJ PER KETE. tE GJITHE PRESIN SA TE KALOJE KJO VALE, PASI KESHTU JANE MESUAR PER 70 VJET!

  7. Selim Rroshi says:

    Po mor rrurruq po prrandaj i morre votat e ska nevoj farre te besh rra rra rra ne trribune po sic fut ne burrg popullin qe ska paguarr fut dhe kete pa na the farre ne.

  8. Mandi says:

    Nuk e di se kujt i qahet ky palla (Balla)? Mos ndoshta populli e bendenoncimin dhe e nxjerr para drejtesise xhelal ziun??!!

    Mizerje jeni qe te gjithe, bashke pallat e zezat.

    Jazit

  9. Dr. John says:

    Perse nuk arrestohet Berisha, perse nuk arrestohet Basha, perse nuk arrestohet Meta, perse nuk u arrestua drejtori i OSHE se Lushnjes (vetem u hoq nga posti meqe ishte vjedhes i energjise), perse doli i pafajshem Gjika i Vlores (megjithse e ka pranuar vet qe kishte fallsifikuar lejt e ndertimit). Prandaj nuk arrestohet edhe Mziu. Jeni te gjithe pjelle e te njejtes bushter. Mjer ata qe akoma besojne te politika shqiptare.

  10. PS says:

    Z.Balla dil ne balle te puneve si te kemi pare gjithe keto vite dhe boll me ankime si deri dje dhe sot ,na ben opziten.Sikur jeni Ju i punesimeve,kur nuk punesoni as antaret e ata qe kontribuan per ju ,perse jeni aty?Po drejtohet me Punanjesit e PD_LSI ,tu leme kohe te plotesojne kriteret keta te punesuarit rishtaz!!!!!Na late prape ne Opozite!

  11. Kuksjani says:

    Prape doli BALLA sikur ishte ne opzite,nuk e marre vesh kujt i ankohet.
    Une i them,ato letra qe tregon tani futi ne BYTHE se nuk i ha populli tani qe ke pushtetin.NE OPOZITE AKOMA ESHTE KY?

  12. xhino says:

    futini loqen ne goje ketij bythakut te Kamzes qe ta mbylle ate kamaren e qelbur

  13. Treviso says:

    Do ta quaja te turpshem kete denoncim nga zoti Balla. Kur ligji eshte miratuar dhe eshte zbatuar vetem per familjet e varfera. Zoti Balla munde te kishte denoncuar arresimin e kryetarit te bashkise se Kamzez per mos pagimin e faturave te energjise. Kemi degjuar shume arrestime qe ju jan bere qytetareve te thjeshte. Politikan , akoma skemi degjuar. Domethane ligji nuk eshte njelloj per te gjithe, por ben diferencime.

  14. Gezimi says:

    Vetem konstatime, qe i dime te gjithe! A do te konkretizoni premtimet qe keni bere ne fushate apo do imitoni Saliun! Nuk u kemi votuar te veproni ne kete menyre! Koha iken shpejt, dhe ne qershor do votohet perseri. Mos u habitni kur te humbni vota. Tashme populli vepron me llogari dhe arsye te shendoshe. Kjo, sa per dijeni!

  15. GAMORI says:

    ZGJIDHJA E SAKTE ESHTE KJO: TE GJITHE ATA QE NUK PAGUJNE DRITAT TE HIQEN NGA QYTETIKU NDODHEN ,TE HIQEN NGA DETYRA QE KANE DDHE TE KTHEHEN NE QYTETIN OSE FSHATIN NGA KANE ARDHUR !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!LETYRAT TE SHKOJNE NE GOPIN E SEMES !

    KESHTU DUHET BERE EDHE PER HAJDUTET DHE VRASESIT NEPER QYTETE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje