Basha: Kur pasurohet qeveria, varfërohen qytetarët

27 Nëntor 2014, 10:16Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Qeverinë për gjendjen ekonomike në vend, si dhe për projektin e parashikuar për vitin e ardhshëm, që sipas tij do të thellojë edhe më tej krizën ekonomike dhe varfërinë e qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kreu i PD Basha tha se buxheti i ri do të godasë shtresën shtresën e mesme dhe ato në nevojë, duke i çuar shqiptarët edhe më tepër drejt greminës.

Në këtë drejtim, Basha  e cilëson krim rritjen e taksave sipas tij që është parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2015,  për qytetarët më të varfër të rajonit.

“Kur varfërohen qytetarët është e padrejtë të pasurohet qeveria, të fryhet buxheti i klikës së pushtetarëve. Ata që varfëruan njerëzit, futen ekonominë në krizë nuk kanë legjitimitetin t’ju rrisin shqiptarëve taksat. 

Buxheti i ri do godasë shtresën e mesme, shpresën e çdo kombi për rimëkëmbje. Do godasë punëdhënësit. Do të shkatërrojë mijëra vende pune. Do godasë shtresat në nevojë.

Është krim që qytetarët më të varfër të rajonit të paguajnë taksa më të larta. Po rrokullisen drejt greminës, por nuk duhen lënë ta marrin edhe Shqipërinë më vete”, shkruan Basha në Facebook. /gj.k/

7 komente në “Basha: Kur pasurohet qeveria, varfërohen qytetarët”

  1. elinor,.,.,. says:

    … dhe ky kopil buzevic e di me mire se kushdo kete gje!

  2. leo says:

    Po kure te futemi ne evrope si do ja bejme qe kemi per te paguar me shume taksa se do paguajme dhe per brukselin dhe jo vetem per tirana

  3. titi says:

    ke fol me mend o basha. u pasuruat ju. u varferuam ne.prandaj jemi me kaq borxhe. te pakten e pranon kete.

  4. xoni says:

    Kush do ti ket dhi i pari ne uturak ktij sot ,
    me i vogli biricajve ?!

  5. Arian says:

    po flet per veten dhe lakenjte e babezitur qe ka pasur dhe ka per reth

  6. Viktor Hoti t says:

    Deklarata e Bashes ka kete kuptim ” Kur bie shi laget toka”. Pse i bien kot ne qafe Ed Halimit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje