Ismail Kadare: Jam për hapjen totalisht të dosjeve

26 Nëntor 2014, 19:57Politika TEMA

Shkrimtari i shquar Ismail Kadare përsëriti dje bindjen e tij të pandryshueshme për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Në një prononcim të shkurtër për gazetën ‘DITA’, Ismail Kadare tha se “kam qenë jam dhe do të jem gjithmonë për hapjen totalisht të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Ky ka qenë dhe është qëndrimi im. Nuk ka nevojë të shtohen komente për këtë qëndrim timin”.

Në prill të këtij viti Kadare ka shpjeguar pse duhet të hapen dosjet.

Zërave që nëse hapen dosjet, Shqipëria ka për të kaluar një tragjedi kombëtare, Kadare u thotë se: “Nuk ka një tragjedi kombëtare nga një pastrim i ndërgjegjes. Tërë vendet e botës e kanë kryer këtë proces të detyrueshëm, i cili është i dhimbshëm. Por mund të them se ata nuk kanë pësuar një tragjedi, asnjëri prej tyre. E filloi Gjermania, Çekia, Polonia me shumë vështirësi Rusia.

Askund nuk mund të thuhet se ka ndodhur ndonjë tragjedi. Përkundrazi, tragjedia ndodh kur nuk hapen. Jemi ne që jemi ndërkaq në tragjedi. Në mbyllje të kësaj të fshehte”.

Edhe me këtë prononcim konciz, shkrimtari Kadare është tepër i qartë në qëndrimin e tij për një nga çështjet më të mprehta dhe më të diskutueshme ditët e fundit./DITA

20 komente në “Ismail Kadare: Jam për hapjen totalisht të dosjeve”

  1. sali 21 janari says:

    vetem maloku nuk eshte ne dakort sepse do veje ne bunkerin e enverit si pastrues banjosh banditi

    1. Ky far AJAXS QENKA ne situat te rend , po ju frigohet Dosjeve pasak ber shum dame njerzve ,, jojo zotri DOSJET DUHETN te hapen jan inters kombtar bile do jen teb detyruara te hapen keto krime qe kan ndodh e mos ti shkruhet ende vjersha Xhelatit te Shqiptareve dikush e dikush e akuzon se i ka vera e masakrrue baba nene ta afermit e gjithqka te zez por lete dihet se kush e qak ishte , vetum keshtu pastrohet shpirit dhe mendja e njerzve , ate qe e beri Evneri i Biri nuk do ta bej kurr,ne nuk do bejm denimin siq ai ju beri SHqiptarve , por ISMAIL KADARE po thot se eshte mir me siguri eshte mir , por une nuk do tu besoj politikanve qe do ta bejn ata sepse po lidhte me farefisni, e ne fund nuk hapen siq e tha the genjeu qe 22 vite SALI BERISHA , dhe kurr si hapi , pse dihet , por edi rama ka mundesi ta bej do jet historike ,dhe akt ,madhor kombtar ,ISMETI LONDON.

  2. aJAXS says:

    Eshte shume vone qe te hapen Dosjet.Tani ata qe thone te hapen dosjet jane Anti SHqiptare.Dosjet te ishin hapur ne 92 dhe jo tani.Ish spiunet punuan per 25 vjet ne demokraci dhe tani kane dale ne pension.Tani muti ka zenz kore, po e ngacmove bije shume ere.Po u hapen dosjet fillojne rremujat nga e para,Baba ka spiunu Djalin ,Gruaja Burrin, shoku i ngushte shokun.Ne doni te keqen e kombit SHqiptare hapni dosjet.Nga hapja e dosjeve nuk do kete fitimtare po do kete vetem te humbur.

    1. LORA says:

      Merre edhe ti vesh ,aJAXS,njehere e mire se koha e pallavrave te “bashkevuajtesve dhe bashkefajtoreve” ka vdekur me 23 qershor te 2013-es,,,,,per t’i hapur rrugen te vertetave te thekshme te dosjeve te spiuneve bastarde ,te cilet e hoqen zvarre dhe e prozvalen dy dekada Shqiperine dhe Popullin Shqiptar.Vetem hapja e ketyre te vertetave e shpeton dhe e normalizon ardhmerine e shqiptareve.
      Ketu perjashtoj ata punonjes te vertete sherbimi te interesave kombetare,,,qe nuk kishin kurrgje te perbashket me mortjemadhin brekedhjere ;i cili e donte ne litar Hysen Shoshorin dhe ciftin e mjekeve Margarita e Milto Kostaqi.
      TUNG.

  3. spirojanaqi says:

    Humbje kohe.

  4. Treviso says:

    Jam dakort per hapjen e dosjeve. Hapja e dosjeve sjell vetem pastrim ndergjegje.
    Hapja e dosjeve do te pastroje politikanet e qelbur dhe do te zevendesohen me gjak te paster.

  5. human says:

    Kur shtetet e tjere i kane hapur me kohe dosjet, perse ne duhet te matemi kaq shume ?

    Shoqeria shqiptare ka qene e inkriminuar dhe kjo dihet. Tani qe kane kaluar 24 vite nga koha e ndryshimit te sistemit, perse te mos e shohe vehten si ne pasqyre ?

    Te mesohet nje here e mire se cila ka qene pjesa e kalbur, qe ka marre ne qafe shume familje, dhe ka gjasa se akoma vegjeton. Te pastrohet shoqeria nga kjo semundje e ish-sistemit, qofte edhe moralisht, dhe pastaj te shihet perpara.

  6. i says:

    Normal o ismail se ti nuk e ke emrin ne ndonje dosje se ishe oborrtar ne pallatin e endrrave dhe jo nenpunes

  7. Mazllemi says:

    Per ke dosje e ka fjalen z.Kadare,kur vete ish shefi i sherbimit kombetar deklaroi se 70% e tyre jane djegur ose rruhen ne kasaforten e Saliut e te Mavriut!Ndaj leri shakate bajate z.Kadare se Saliu nuk eshte i beses e nje dite kur zotrote te beshe ndnje deklarate Ai mund te te lexoje ndonje paragraf nga keto dosje.

  8. Artur Duka says:

    PO, te hapen dosjet !

    Por te behen verifikime sidomos nqs ato jane krasitur dhe per keter te denohen ata qe deri tani i kane mbajtur dhe nuk i kane hapur keto dosje.

  9. Perse censuroni perseri Fregaten e Fishkur more te mjer moderator !
    Kujtoni se i beni noj sherbim ktij hipokriti e intriganti pakarkter ?!
    Nuk e mbroni joooooooooooo aspak ,me shume e demtoni nqs njeriu nuk konfrontohet me gabimet e jetes dhe te njohi ato .
    FAKE THE BREIN (beni si tju thoje ajo koke ) ju jeni bote tjeter mer taj.

  10. Arber Pashtriku says:

    Duhet te hapen te gjitha dosjet e sigurimit te shtetit pa perjashtim.
    Duhet te kerkohen permes mekanizmave nderkombetare edhe publikimi i spiuneve shqiptare qe ju kane sherbyer shteteve fqinje dhe me gjere.
    Pa nxerrjen e pisllikut ne drite te diellit nuk ka as pastrim as sherim te shoqerise.
    Jam KUNDER idese se Elsa Ballaurit qe ATYRE qe japin doreheqje nga postet tu mbahet dosja konfidenciale.

    Jo gjithkush ne drite te diellit

  11. Mihallaq Furxhi says:

    Per mendimin tim do te ishte me mire te hapeshin me pare,pa u asgjesuar nje pjese e tyre,megjithate:” me mire vone se kurre”.
    Nuk ka me kuptim te vegjetojne apo bejne kariere ne te gjitha pushtetet ata qe duhet ti faleshin dhe kerkonin ndjese ketij populli.

  12. Ali says:

    Sikur te krijohet mundesia nepermjet hapjes se dosjeve dhe berejes se tyre publike , qe populli te mesonte se kush e ka drejtuar kete vend gjate ketyre 25 viteve ! Nuk kam besim se kjo gje do behet ashtu sic duhet,behet zhurme me qellime te caktuara dhe jo per qellimin e vertete: te pastrimit te shoqerise nga kanceri 50 vjecare .

  13. Kadri Tirana says:

    Une jam kunder hapjes dosjeve TANI.
    Perpara kam qen partizan i hapjes Dosjeve.
    Por tani ska DOSJE ato jan pastruar her nga demokratetet nga socilistet
    Ne qofte se kan ngel dosjet e ndonje cobani apo ndonje ish oficer i viteve
    per oficerat 40-1980 te gjith kane dale ne pension.
    prej 1941-1950 kane vdekur ose kan zen shtratin,
    nuk degjojn nuk shofin.
    oficrat e 1980 kane dale ne pension kush e di ku jane degtisur ne diaspordh.
    Hapja e dosjev esht nje kthim prapa.nga cdo ane
    humbje kohe
    shpenzim parash kote
    Po ndergjegjen e kujt do te pastrojm???????

    te imagjinates apo te atyre
    qe jane nden 1.5 m.thell.????????atyre qe vdiqen apo te atyre qe jan ne prag te vdekjes??
    cdo te thote pastrtim ndergjegjes??
    Nuk ka ndryshim
    sota perdite vjedhim,genjem mashtrojm,fallsifikojm
    po sa njerz ka te ngujuar???? zoti kadare??
    sa femijn nuk shkojn ne shkolla???,vrasje per dita ne cdo qytet.
    shitje tregti femrashe
    perdhunime
    Prostitucioni
    Droga
    Koorruuppssiioonnii…..
    Varfria e tjskajshme
    pa punsia ,
    gjendja e rende ekonomike..
    paaa ssiigguuurrrriiii.
    Keto zoti kadare pastrojn ndergjegjen edhe ne parise edhe ne tirane.
    Per dosjen tuja jam i sigurte qe esht cdukure??
    por edhe bashkshortja e juaj e ka emrin ne listen e personave te pergjuare.krahas shume kengtarve,regjisorve ,aktorve etj etj.
    kjo parulle per doret si fushate politike per te hequre mendjen nga portret e rikthimin e Evveterit:

    shme gjera po politizohen pa qen nevoja
    Pse behet buje???
    qeveria ti hapin dosjet ska nevoj te flasin kadar nga Parisi ase sfenaqi nga Honoluluja.ase theodhor nga melburni ase Nikci nga Alaska.
    hapi shifi .po dosjet jan hape e seleksionuar tani nga cdo parti pozite e opozite,
    Kjo ndergjegje duhet pastrohet.lufta e dyte po ben 70 vjet qe mbaroj
    Kohe te reja metoda te reja.
    sigurim ka cdo shtet
    Arkiva ka cdo shtet

  14. Kadri says:

    Kuur mos u hapshin

  15. Shaba says:

    Me vjen keq, por te flasesh per dosjet , sot, eshte krejte pa asnje vlere sado te vogel. Bile eshte thenie regresive, thenie qe mbujlon krejte bemat negatiive te te dy paleve. Sigurisht, qeveritaret qe bejne politiken, i kane hapur dosjet qe kane dashur. Tani eshte krejte e panevojshme qe te hapen. Keto 22 pushtet tregojne SE ASKUJT NUK I INTERESOJNE thshethemet e spiuneve te shkruara ne dosje. Tani, thone nga anet tona, e mori ferra uraten.

  16. titi says:

    Permendore salikomunistit si mbrojtes i spiunave dhe komunistave.cdo hale te kete emrin e saliserbit.

  17. Pa lidhje says:

    Kujt i intereson se per cfare je ti mer Kadare??

  18. mëno says:

    Me gjithe respektin z. Kadare, ja ke futur kot. Hapja e dosjeve (ne realitet shumica derrmuese e tyre jane hapur) eshte disi i koklavitur dhe me pasoja per nje kontigjent njerezish qe ne realitet kane vuajtur ne regjimin e kaluar. Ky veprim mund tu shkaktoje perseri telashe. Kontigjente nga sigurimi krijoi “ushtrine” e bashkepuntoreve i perket pikerishte kesaj kategorie. Ti kete e di shume mire. Ne se e ke me ndergjegjie e ke gabim. Ne se ja u ke me te keq aq me keq edhe per ty. Se edhe ti je i implikuar ne ndonje veprimtari te kesaj naryre si psh. me shkrimtarin çam apo ne permetarin e vajzes. Prandaj kur ske pula mos ja beje ish, thote populli yne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje