FOTOT/ Modelja 9 vjeçare, debat për seksualizimin e fëmijëve

28 Nëntor 2014, 10:54Lifestyle TEMA
FOTOT/ Modelja 9 vjeçare, debat për seksualizimin e

Kristina Pimenova mund të jetë vërtetë vetëm 9 vjeçe por ajo ka një sukses ndërkombëtar si modele.

Kristina ka nisur të jetë modele qysh 3 vjeçe dhe që nga ajo kohë ajo është cilësuar si vajza më e bukur në botë.

Kristina,  e cila është nga Moska ka ecur në një pasarelë që 4 vjeçe dhe pastaj ka marrë pjesë në koverin prestigjoz  të Vogue Bambini kur ishte 7 vjeçe.

Ajo ka qenë imazhi i përzgjedhur nga  Roberto Cavalli, Dolce & Gabbana, Armani dhe Benetton.

Vajza 9 vjeçare ka një ushtri fansash prej 2 milionësh në Facebook, por ajo gjithashtu ka një sërë kritikësh, të cilët janë të shqetësuar se ajo po seksualizohet.

Shumë komente në Instagram apo Facebook të bëra nga ndjekës të vajzës së vogël  e quajnë atë “shpirt” dhe e komplimentojnë për këmbët e gjata.

Mamaja e Kristinës,  Glikeriya Shirokova  një ish-modele menaxhon rrjetet sociale të së bijës dhe karrierën e saj. Ndërsa babai i modeles së vogël është një ish-fubollist i kombëtares ruse, Ruslan Pimenov 33 vjeç.

Ajo vazhdimisht rifreskon Instagramin dhe Facebookun e së bijës me fotot profesionale dhe shprehet se Kristina “nuk poston asgjë vet në internet”.

Megjithatë shumë komentues e kanë kritikuar nënën për postimin e “këmbëve seksi” të së bijës, duke thënë se po e trajton fëmijën si të rritur dhe se stili i fotove është shumë i gabuar.

” Ti po e seksualizon fëmijën tënd dhe prindër si ty janë arsyeja se pse vajzat kur rriten kanë aq shumë probleme”, ndërsa nëna e modeles 9 jveçare është përgjigjur se vajza e saj asnjëherë nuk do vesh gjëra shumë të shkurtra dhe të ngushta, kurrën e kurrës./ J.H

 

10 komente në “FOTOT/ Modelja 9 vjeçare, debat për seksualizimin e fëmijëve”

  1. Lola says:

    Ajo eshte vetem nje femije nuk duhet ti lejohen debate te tilla

    http://bit.do/Debat-per-seksin

  2. Ruslan Pidimirof says:

    te hengsha mamin

  3. Dihet se kush qendron pas ksaj maskarade njerezore,
    qe i prezantohet botes si “MODE” .
    Ata qe organizojn ,jane njerzit me pervers te njerezimit ,
    njerzit me te degjeneruar .
    Ne kta te ashtuquajturit drejtusit e Modes ,bejne pjes ,
    homoseksualet e cdo natyre , pervers deri ne kafsheri ,prostituta e gjithcka tjeter qe do kishte te bente me shperfytyrimin njerezor te veshur gjasme me termat stilist – mode -e bla-bla-bla .Pra prostitucion moderrn i shkalles superiore .
    Nuk ka femer modele mos te pompohet ne droge e me pas perdoret si objekt sexsual ne kte bande shkerdhatash qe financohet nga miljoneret e ksaj bote .

  4. flutra says:

    Sa i ngjaka vajzes se nje shoqes sime. Per nje moment, mendova se ishte ajo.

    1. bubuzhelja says:

      eeee po po, e njoh dhe une

    2. Wendy-B says:

      Hahahaha
      Vetem nishani mbi buze i dallon..
      Victoria ka ndru menje tani, do te behet mesuese dhe violiniste ?

  5. ALEKSI says:

    femijet mbrohen nga ligjet ndekombetare.mos u beni dhe ju si adresat e pedofileve.ajo eshte vetem 9 vjec.

  6. qytetar says:

    Kjo eshte te shkaterrosh jo vetem jeten e femijes tend por edhe te deformosh psikologjine e te gjithe femijeve te tjere duke krijuar modele si puna e kesaj vogelusheje qe ska asgje te perbashket me femijet e tjere dhe si e tille sduhet ti fusi ata te jen si ajo. Hélas, prinder injorante!

  7. Nora says:

    Shume femije i bukur, po vetem ashtu duhet te mbetet, femije.

    Kto imazhet nuk pershkojne ciltersi e embelsi femijerore, po shume veshje e poza te sajuara qe nuk i shkojne nje moshe te vogel.

    Goca ka per te pasur mjaft kohe te behet modele e te lakmohet per hiret e saj kur te rritet, gjynah qe e ema nuk e lejon te shijoje lirine e femijerise po imponon rritjen e parakohshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje