Profesor Rexhep Qosja në një intervistë për përditshme kosovare “Epoka e Re”, ka komentuar protestën që opozita në Shqipëri ka mbajtur të shtunën e kaluar.
Ndërsa akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD-së Basha se duan ta mbajnë Shqipërinë në gjendje anarkie, ai ndalet edhe tek një analizë se si i gjen 102-vjetori i pavarësisë shqiptarët dhe çfarë duhet të rregullojnë.
A duhet të ndihen krenarë të gjithë shqiptarët për këtë 28 Nëntor? Si po i gjen shqiptarët 102-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë?
Ky 28 Nëntor, që është njëzet e tetë nëntori i njëqind e dy vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, po i gjen shqiptarët më mirë se asnjëherë në historinë e tyre prej se historia merret me ta, me organizimin e tyre shtetëror, me jetën shoqërore dhe kulturore të tyre. Shqiptarët sot kanë dy shtete, dy shtete që i bëjnë faktor me rëndësi të dukshme, madje të madhe në rajonin e Ballkanit. Shqiptarët në Maqedoni kanë arritur të bëhen subjekt politik, shoqëror e kulturor historik dhe me shpresën së kjo gjendje e tyre, këtë subjekt të tyre politik, logjika historike do ta bëjë gjithnjë e më të dukshëm, gjithnjë e më të plotë, gjithnjë e më vendimtar. Subjekt historik shoqëror dhe kulturor pashmangshëm do të bëhen edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe të Malit të Zi, natyrisht me kusht në qoftë se nuk vazhdojnë të largohen prej vatrave të tyre.
Kjo është faqja e dëshiruar, faqja që na bën krenarë, e shqiptarëve në këtë njëqind e dy vjetor të Shqipërisë shtet.
Është, ndërkaq, edhe faqja tjetër, faqja e padëshiruar, faqja që na sjell keqardhje, madje, dëshpërimin e shqiptarëve sot. Është gjendja e rëndë sociale e një pjese të madhe të shqiptarëve, është shpërngulja e tyre për shkak të varfërisë, në vendet evropiane apo, madje, dhe në SHBA-të, është dallimi gjithnjë e më i madh ndërmjet të varfërve dhe të pasurve.
Edhe më dëshpëruese është sjellja pa etikë politike dhe shtetërore e një numri të madh të njerëzve të politikës: është pasurimi i paligjshëm, është korrupsioni, është vjedhja, është plaçka, është sulltanizmi primitiv i një numri të tyre. Me këto veprime të tyre të pa etikë disa nga klasa politike janë bërë sot fatkeqësia politike dhe shtetërore e popullit shqiptar në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni.
Populli shqiptar në këtë njëqind e dy vjetor të Shqipërisë duhet të bëhet i vetëdijshëm se ai është sovrani që i zgjedh dhe mund t’i varrosë politikisht njerëzit e politikës. Dhe, populli duhet të ketë vendosmërinë, të ketë vetëdijen se është në interesin e tij të përtashëm dhe historik që të lirohet sa më parë prej këtyre zhvatësve të pasurisë sonë të përbashkët, prej këtyre zhvatësve të fryteve të punës së tyre shumë e shumë vjeçare, prej këtyre fyesve të dinjitetit të tyre si Sovran në Shqipëri e në Kosovë.
Cili duhet të jetë bashkëpunimi i Kosovës dhe i Shqipërisë në aspektin politik dhe ekonomik? A mendoni se duhet të bëjnë më shumë liderët e këtyre dy shteteve për rritjen e mirëqenies për qytetarët?
Nuk ka dyshim se bashkëpunimi i Kosovës dhe i Shqipërisë në aspektin politik dhe ekonomik është më i madh se ndonjëherë prej se Shqipëria është shtet dhe prej se Kosova ishte autonomi në ish-Jugosllavinë komuniste dhe prej se është shtet, tani, në demokraci. Por, ky bashkëpunim, megjithatë, në planin ekonomik po realizohet, mjerisht as përafërsisht, në masën e mundshme dhe në masën që do të kënaqte nevojat dhe interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Bashkëpunimi politik, ndërkaq, në pjesën më të madhe mund të quhet edhe më tej bashkëpunim retorik. Delegacione, kontakte, bisedime, bëjnë edhe shtetet që kanë shumë dallime politike të brendshme e të jashtme mes tyre, që kanë shumë interesa të ndryshme, madje, të kundërta mes tyre. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë aso ndryshimesh politike as të brendshme as të jashtme, nuk kanë mospajtime politike; përkundrazi: ato kanë pikëpamje të njëjta për shumë çka qoftë në politikën e brendshme qoftë në politikën e jashtme; ato kanë shumë interesa të njëjta, të përbashkëta; ato kanë, madje, njëjtësi politike, shtetërore, shoqërore, kulturore, sepse kanë njëjtësi etnike, historike dhe qëllimore. Për këto arsye bashkëpunimi i shkallës shumë më të lartë duhet të jetë bashkëpunim i sendërtuar përmes institucionesh të përbashkëta.
Të marr shembull akademitë e dy shteteve – të Shqipërisë dhe të Kosovës. Ato merren me studimet e të njëjtës histori – të historisë së popullit shqiptar; të të njëjtave tradita – të traditave zakonore e kulturore të popullit shqiptar; të të njëjtave të kaluara dhe të të njëjtave të përtashme – të të kaluarës dhe të të përtashmes së popullit shqiptar. E, megjithatë, ato bashkëpunojnë aq zyrtarisht, aq largueshëm si të ishin njëra Akademi e Mongolisë e tjetra Akademi e Argjentinës.
E natyrshme, e kuptueshme, e domosdoshme, e pashmangshme do të ishte dhe do të jetë që ato të kenë institucione të përbashkëta, të shkrira në një institucion të përbashkët, që do të merrej me përcaktimin e planeve afatshkurtra dhe të planeve afatgjata të veprimtarisë profesionale dhe të hulumtimeve shkencore shqiptare. Dhe kjo do të ndodhë, pashmangshëm do të ndodhë, kur Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës të lirohet prej atyre që këtë akademi e kanë bërë ç’ka s’do të duhej kurrë të jetë – e kanë bërë filiale politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Një institucion, një organ i përbashkët i të dy akademive shqiptare nuk do ta lejonte këtë patologji çerekshkencore!
Cili do të ishte një vlerësim i situatës politike në Shqipëri, meqë PD-ja organizoi një protestë këto ditë atje?
Më kërkuat prej meje të bëj një vlerësim të situatës politike në Shqipëri pas protestës së PD të shtunën e kaluar.
Çka të them? Të them çka po shoh në televizionet e Tiranës? Dhe, të them çka po dëgjoj në televizionet e po lexoj në gazetat e Tiranës? Qeveria e sotme shqiptare në krye me Edi Ramën po bën një varg ndryshimesh me të cilat po synohet që Shqipëria të bëhet shtet normal. Shtet i së drejtës.
Qeveria e sotme shqiptare i mbylli lojërat e fatit të jashtëligjshme, por PD-ja u ngrit kundër kësaj mase ligjore!
Qeveria e sotme shqiptare e filloi dhe e vazhdoi aksionin për ndalimin e prodhimit të drogës në Lazarat dhe në krejt Shqipërinë, por PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës u ngrit kundër kësaj përpjekjeje juridike dhe shëndetësore të qeverisë shqiptare në krye me Edi Ramën!
Qeveria e sotme shqiptare i nisi përpjekjet për të futur rend, rregull, sjellje ligjore në policinë e shtetit shqiptar, por PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës me pasion të papërmbajtur u ngrit kundër kësaj reforme në policinë e shtetit!
Qeveria shqiptare i filloi dhe në masë të madhe i sendërtoi përpjekjet për të futur rend, ligj, etikë përkatëse ushtarake në forcat e armatosura shqiptare, por PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës me mjaft pezm i kundërshtuan këto përpjekje tejet të nevojshme dhe tejet frytdhënëse!
Qeveria e sotme shqiptare në krye me Edi Ramën i filloi përpjekjet për të bërë ndryshimet e domosdoshme tepër të nevojshme, tepër të rëndësishme në arsimin e sotëm të feudalizuar në Shqipëri, në arsimin universitar dhe në arsimin e mesëm, por PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës me shumë patetikë dhe me shumë retorikë politike u ngritën kundër kësaj reforme tepër të rëndësishme për arsimin, për mendjen dhe për zhvillimin e ardhshëm të Shqipërisë!
Qeveria e sotme shqiptare në krye me Edi Ramën i filloi përpjekjet e zbatimit të ligjeve e të Kushtetutës së Shqipërisë për obligimet e qytetarëve ndaj shtetit që i furnizon me energji elektrike, por PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës me artilerinë e tyre të lehtë dhe të rëndë u ngritën kundër qoftë edhe duke i ftuar në protesta ata që me muaj a me vite a me dhjetëvjetësha nuk e paguajnë rrymën!
Siç shihet, PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës po bën çmos që ta bëjë të përhershme anarkinë politike dhe shoqërore në Shqipëri, që Shqipërinë ta mbajnë në gjendje të një parashteti që ekzistonte duke e bazuar në parullën kundërshtetërore: Ju, qytetarë bëni çka të doni, por unë të jem gjithnjë kryetar a kryeministër i juaji!
E thënë thjesht shqip: Duke u ngritur kundër reformave më të nevojshme, të domosdoshme të qeverisë së sotme shqiptare në krye me Edi Ramën, që janë kusht për integrimin evropian të Shqipërisë, PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës, po bën çmos, me gojë, me disa gazeta, me disa televizione që Shqipërinë ta mbajë atje ku ishte, në kohën e Sali Berishës: ta mbajë në gjendjen e anarkisë ku ligj e kushtetutë ishte sulltanizmi i kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, që Shqipërinë ta mbajë në kohën e gurit!
Nuk jemi me shqiptaret e padale , ata te viteve ’91-’96 qe iknim si dele ku te na conte bariu. Shumica e shqiptareve tani i kane 2 fije mend per te gjykuar e vleresuar. E dime mire historine , e dime se kush na e do te keqen e kush te miren. E dime se kush perpiqet per ne e kush perpiqet per xhepin e tij . Nuk ka shpresa qe shqiperia te kthehet mbas ne kohe. 97′ nuk vjen me . Do e bejme kete vend sic 102 vjet me pare luigji ismaili e isa e shum te tjere kane shpresuar. 28.11.1912-28.11.2014 gezuar te gjitheve . Peace!
Bravo mario!
Uroj qe shqiptaret te behen bashke: “Mlidhuni tosk e mblidhuni geg e behuni bashke si kokrrat ne shege”!!!
Partite shkojne e vijne e Shqiperi eshte e shqiptareve. Lufta clirimtareve nuk mund te mohohet, lufta per pushtet qe futi vellavrasjen ishte veper e Enver Hoxhes!!!
Tani shqiptaret te lene pas te shkuaren e erret e te ndricojne te miren!
Rrofte 28 Nentori, nderime Plakut Diplomat Ismail Qemali!!!
MARRJA
Sa ishte ne pushtet Enveri,nuk jan shkele 45 miza e jo jete njeriu,kete zakon e perfillen shpellart e mirdites,ku prej ardhjes se salihut jan te vrare mbi 10.000 vete sa te burgosur dhe te mbyllur ne shtepi dhe te ikur pej shteti.Ju dinja per nere Lekiq Dukes te podgorices qe ju ka vendos ligj si mu asimilu.
@lemi, a t´kom thone 100 here qe mos llomotit pa lidhje ne gazeta shqiptare, pse s´merre vesh ti mor qerkezi beduin? Ik pirdhu, shko komento ne “Hürriyet” ok qerkez?
Perseri fole o aziatik. A thua kur do te te ndalet ajo goje e ndyte?
@Jeronim de Rada, besoj qe ketu iu drejtove qerkezit “lemi”, komenti yt do t´ishte ma transparent te cekish nofken e tij me nji “@”! Ok?
Nallbani, ti je shqiptar dhe sigurisht qe nuk mund te jem kunder teje. Jam kunder ketij muhaxheri qe ka ardhur nga stepat e Azise dhe nuk ka koment ku ky nuk inkuadrohet me fyerje kunder nesh.
Fort i nderumi zotni de Rada, me erdhi mire qe skjarove problemin.
Ky muhaxheri – si qe e quan ti, oshte nji hyene anadollake e mbetun ne Kosove, por edhe ju andej ne Shqipni keni nji hyene tjeter me nofken Tourkopordhos qe oshte identike me te, por shume ma e rafinueme.
Pershendetje, Nallbani.
Interviste e goditur, respekte per akademikun z.Rexhep Qosja.
E si mund te ishte ndryshe, eshte Rexhep Qosja
http://bit.do/Basha-deshiron-anarki-ne-Shqiperi
Thuri kenge e lavde Edit ti se po e ndrin. Plak me matuf se ty nuk ka pare ndonjehere historia. Te ka ngel sahati te Saliu, po ti je fare me e keqe se ai ta dish.
Jo Cerri Skizofren,por ma mire Isa Mustafa Skizofren.
po po ky rruajti leshin e fytyres dhe ia mbathi nga Bllaca.
2014
Aj qe kishte lidhje me Milloshi u shpurr ne perendim permes beogradit,per ta shpetu jeten tana metodat jan te lejuara.Po te mbetej ne Prishtine Qosja do te perfundojke si Agani.
Eshte shume e drejte ajo çe thote Akademiku kombtar Rexhep Qoosja.
Ka shume veshtiresi te krijohet shtet demokratik ne SHqiperi dhe Kosove dhe mos te kete trazira. Kam pare BBC-ja tregon se shpenzimet qe paguan Serbia per sigurimin jane me te medha se ne kohen e ish jugosllavis.
SASI TE MEDHA DOLLARESH PER TE DESTABILIZUAR SITUATEN NE SHQIPERI DHE KOSOVE .
Nuk mun te kete SHqiperi te sta bilizume deri sa serbia te jete jashte Europes. Por the eletoretin Serb e destabilizon politika Ruse se Rusia nuk don nje serbi ne Europ. SHQIPERIA E KOSOVA SA DO TE AFROHEN DREJT EUROPES DO TE LARGOHEN NGA EUROPA.
Bravo Mario bravo Mara , sa mire e keni thane,ju lumte.Une jam kosovar ama per kete
Bravo Mario bravo Mara , sa mire e keni thane,ju lumte.Une jam kosovar ama per kete qe thot pajtohem plotsisht dhe me shume mendime te tija ama nuk pajtohem se Hashim Thacin e ka per zemer .
@joni, “ama-ama-ama-ama-ama”, cfa shqipje oshte kjo keshtu? “ama” oshte fjale turqishte, ne shqipe thuhet “por”, a je ti “arkadash” apo cka je?
Xhepi , sidoqe te interpretohet nga shqiptare te ndryshem ,ata qe i sherbejn serbit klani berisha ,apo te tjer qe i sherbejn grekut ,te cilet jane non stop ne kte forum , pamvaresishte ideve te tija te diskutushme mbi identitetin ,sa i takon ceshtjes kombetare shqiptare ai ka mbajtur ne cdo kohe nji qendrim konstant ,patriotik dhe me te drejt se cilido tjeter ne ate bote .
Un e rrespektoj kte plak me karakter shqiptari.
Rrofsh bace.
Si perhere Ju lumte i nderuar Profesor. Ju uroj diten e 28-29 Nandorit. Besoj se shumica e shqiptareve te vertete te njejten urim Ju bejne.
Gezuar festat
dhe jete te gjate i nderuar dhe shume respektuar Profesor Rexhep Qosja!
Eshte vete UDB-ja qe vepron me duart e Berishes,Bashes,Isa Mustafes,B.Haxhiut e shume te tjereve,qe punojne me mish e shpirt per te shkaterruar dhe ate shtet shqiptar (aq sa u ngrit)dhe te mos lejojne te behet Kosova shtet,duke ruajtur e thelluar anarkine ne Shqiperi e Kosove, duke e kamufluar ate si lufte per pushtet.Serbet,ashtu si edhe greket,perpiqen te bindin boten qe ahqiptaret nuk dine te qeverisen dhe pra nuk meritojne te kene shtetin e tyre.Per fatin tone te keq,qe kemi kaq shume “Hamza Kastrioter”,ata vazhdojne te kene sukses.Ata veprojne tani fare hapur dhe ne akoma nuk duam te besojme se jane vertet te tille.
5 3
Me pelqen shume mendimi intelektual dhe i pjekur I prof Qoses. Sot shikojme dhe bejme bilancin e historise sone si shqiptare dhe nxjerrim konkluzionin se mire I ka bere vendit vetem ata politikane qe e Kane dashur dhe e duan kombin. Keq I Kane bere ata qe nuk e Kane dashur dhe duan kombin.
Edhe Sali berisha dhe lulzim basha do hyjne ne histori por per keq, si njerezit qe nuk e deshen kurre shqiperine por vetem Egon e tyre.
Mos i jepni hapsire ne shtypin shqiptar ketij ithtari te Enverit. Ju lutem!
Nese ky do te quhej akademik, meyra e semure se si e sulmon berishen prej vitesh valle a s’e ngre dhe breishen ne nivele akademike? Une do thosha qe ky eshte nje gore fshati dhe asgje me shume. ka nje jete qe shan breishen dhe rama ska asnje defekt, sa turp eshte ti thuash akademik ketij njeriu
O Qose,o Komunist i ndyre o fytyre qelbur,ik o shkerdhate ik,u bere ti te na japesh mend.Mortja qe ste ha o Komunist i ndyre,si nuk te fshin noi Ebola o fytyre qen.
keni shume te drejt profesor, jeni sh. realist ne gjykimin tuaj!