Braçe sqaron arsyet e debateve me Bashkim Finon në Kuvend

27 Nëntor 2014, 21:04Politika TEMA

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka sqaruar debatet që ka pasur në Kuvend gjatë miratimit të buxhetit, me kolegun e tij, Bashkim Fino.

Ai thotë se ajo që ndodhi në Kuvend nuk ka lidhje as me LSI-në dhe as me seriozitetin ndaj procedurave të Kuvendit.

Ajo që ndodhi në Kuvend nuk ka lidhje fare me LSI-në.

Ajo që ndodhi në Kuvend ka lidhje me seriozitetin ndaj procedurave të Kuvendit.

Ajo që ndodhi në Kuvend ka lidhje me seriozitetin e diskutimit dhe miratimit të Buxhetit të Shtetit të një viti.

Ajo që ndodhi në Kuvend ka lidhje me kundërshtimin tim për të improvizuar në sallë me shifrat e Buxhetit të Shtetit.  (Fjala bie, sot Ministri i Financave u detyrua të kthehet edhe një herë në Komisionin e Ekonomisë për të diskutuar e miratuar dy rregullime teknike të dakordësuar me FMN-në në fund të diskutimit

Ajo që ndodhi në Kuvend ka lidhje me kundërshtimin e tij për të paguar me paratë e taksave burokratë pas burokrati, në mënyrë të paarsyeshme e thjesht për t’i bërë vend ndonjë udhëheqësi të vogël në administratë.

Në fund, ajo që ndodhi në Kuvend ka lidhje edhe me etikën.

Në atë sallë ka njerëz që e njohin mirë folklorin dhe romuzet, por të gjitha janë të padobishme për punën dhe miradministrimin e parasë publike. Kaq! Pjesa tjetër e thënë aty për punën e Komisionit të Ekonomisë është tërësisht një gënjeshtër e madhe”, thekson Braçe./b.l

 

2 komente në “Braçe sqaron arsyet e debateve me Bashkim Finon në Kuvend”

  1. Trapi says:

    Vazhdoo punen o cun ,te lumshin duart.

  2. POPULLI says:

    JEPI BRACE………………..O ME NE O KUNDER NESH………………….!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje