Numri i mbikqyrësve të territoriales, debate në Kuvend/ Rama batuta për replikat mes Braçes dhe Finos

27 Nëntor 2014, 15:04Politika TEMA

Numri i punonjësve qv do të mbikqyrin reformën territoriale ka shkaktuar debatin e rradhës mes deputetëve të mazhorancës në seancë parlamentare.

E ndërsa Komisioni i Ekonomisë ka mbështetur propozimin e Qeverisë që ky numër të jetë 8, deputeti Bashkim Fino ka kërkuar që ky numër të rritej me 4, pra agjensia të kishte 12 punonjës.

Duket se ky propozim i Finos nuk është mirëpritur nga kreu i Komisionit të Ekonomisë, që ka dalë jashtë sallës së Kuvendit.

Debati ndodhi teksa Kuvendi po miratonte nen për nen pr/buxhetin e vitit 2015.

Propozimi i Finos është hedhur në votim dhe është miratuar, por pas kësaj ka ndërhyrë kryetari i Grupit Parlamentar socialist Gramoz Ruci, i cili u shpreh se “në këtë rast është shkelur Rregullorja e Kuvendit pasi amendamenti i Finos duhet të dorëzohej 24 orë përpara”.

Por Fino duke replikuar me Rucin u shpreh se “unë besoj se fitorja është fitore, por nuk është personale. I kemi dërguar me shkrim të gjitha propozimet Komisionit të Ekonomisë. Sot që pashë raportin më rezulton se janë tetë punonjës. Cfarë të keqe ka që nga 8 të jenë 12? Unë po ta dija do e kisha bërë një javë përpara propozimin. Nuk bëhet asnjë gjë për 4 punonjës më shumë pasi ne kemi ndërhyrë duke shtuar punonjës në institucione të tjera”.

Kreu i kuvendit Ilir Meta kërkoi që votimi të shpallet i pavlefshëm, por kryeministri Rama tha se Agjencia për Reformën Territoriale do të ketë 12 punonjës dhe kjo do rregullohet me akte nënligjore.

“Kjo është e vetmja mënyre për të arbitruar ndeshjen mes Braçes e Finos. Këtu populli përmes deputetëve dha mendimin e tij dhe propozimi i Finos u miratua”, tha Rama. /gj.k/

3 komente në “Numri i mbikqyrësve të territoriales, debate në Kuvend/ Rama batuta për replikat mes Braçes dhe Finos”

  1. ed snobisti says:

    tallni b… me popullin

  2. corodidjet says:

    kesaj i thone ,lemsh para porte.kjo coroditje nuk eshte shenje e mire,Kryetari,Rama,nuk mund te sillet si kryetar bashkie.

  3. shqip says:

    Vete Pozite vete opozite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje