Partia Demokratike dhe OSHEE vijojnë debatet në distancë në lidhje me operacionin kundër abuzuesve të energjisë. E ndërsa PD akuzon Kreun e Qeverisë Edi Rama se të emëruarit e tij nuk po ndëshkohen. Në lidhje me deklarimet e PD ka reaguar OSHEE, e cila i konsideron të pavërteta.
Akuzat e PD
Deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boçi deklaroi se drejtori i emëruar nga kryeministri Edi Rama në krye të OSHEE-së në Lushnje, që ka abuzuar me biznesin e tij, me 1 milionë e 600 mijë lekë energji të papaguar, vazhdon të jetë në detyrë.
Sipas deputetit demokrat, qeveria mbron vjedhjen që i bën vetë energjisë, me gënjeshtra të ulëta.
“Ne denoncuam me prova faktin se administratorët e qeverisë, të emëruarit e Edi Ramës, janë hajdutë të energjisë. Rasti i drejtorit të OSHEE në Lushnje, që vidhte energji me biznesin e tij, dhe nuk e paguante duke qenë debitor me 1 milionë e 600 mijë lekë, është emblema e keqqeverisjes.
Të pamundurit, ata që nuk paguajnë dot 10 mijë lekë drita se nuk kanë punë, se nuk kanë mundësi të ushqejnë fëmijët, kjo qeveri i çon në burg.
Ndërsa hajdutët e mëdhenj me biznese nga pas, Edi Rama dhe Ilir Meta i bëjnë drejtorë të energjisë. Në vend të ndjesës dhe nxjerrjes para ligjit të përgjegjësve të këtij skandali, Edi Rama sulmoi opozitën”, u shpreh Boçi.
“Edi Rama mashtroi kur tha se drejtori i Lushnjes ishte shkarkuar nga puna një javë më parë. Mediat zbuluan dje se drejtori i energjisë për Lushnjen, vjedhësi i 1 milionë e 600 mijë lekë energji, vazhdon detyrën, dhe është në punë edhe sot që flasim. Edi Rama nuk mjaftohet me emërimin e hajdutëve të energjisë si drejtorë të energjisë.
Për ti mbrojtur kur kapen me presh në duar ai është gati të gënjejë, të mashtrojë dhe të shpifë. Nuk ka reforma, por represion për qytetarët dhe favore për hajdutët dhe shkelësit e ligjit.
Nuk ka shtet ligjor, por pashallëk të Ramës që i ndan shqiptarët në të nënës dhe të njerkës. Ndaj shqiptarët janë të revoltuar. Ndaj protesta nuk do të ndalet”, deklaroi deputeti i PD-së.
Reagon OSHEE
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike, OSHEE,deklaron ne mënyrë të përsëritur se Dine Aliaj është larguar nga detyra e kreut të Njësisë së OSHEE në Lushnjë që me dt 21 Nëntor 2014.
“Partia Demokratike dhe zëdhenësat e saj mediatike vazhdojnë më kot serinë e mashtrimeve publike lidhur me këtë çështje. Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike në funksion të transparencës dhe informimit sa më të saktë të publikut vë në dispozicion të gjithë dokumentacionin që fakton largimin nga detyra të z. Dine Aliaj me motivacionin: Për shpërdorim detyre dhe shkelje të rëndë të disiplinës në punë.
Në dt. 21 Nëntor 2014 shkresa me numrin e protokollit 13309 fakton pezullimin e marrëdhënieve të punës me këtë person. Shkresa i është drejtuar Drejtorisë Rajonale Berat ku theksohet se “në vijim të denoncimeve të ardhura në emër të Z. Dine Aliaj lidhur me ushtrimin e detyrave të tij, ju komunikojmë si më poshtë: Pezullimin e marrëdhënieve të punës për z. Dine Aliaj (drejtor I Njësisë Lushnje në Drejtorinë Rajonale Berat), për një periudhë të pacaktuar , deri në sqarimin e plotë të problematikave të ngritura në shkresën me nr. 12224 prot Dt. 03.11.2014”, sqaron OSHEE.
Me tej thekson se me pas, mbështetur në procedurat e largimit nga detyra, është bërë edhe shkresa për njoftimin e fillimit te procedurave të zgjidhjes së marrëdhënieve të punës, të lidhur me këtë person. “Në këtë shkresë renditen edhe arsyet e këtij vendimi:
“Për shkelje të rëndë të disiplinës në punë, duke mos paguar faturat e energjisë elektrike ndaj shoqërisë, ku ju rezultoni debitor për të dy kontratat e furnizimit me energji elektrike.
*Për shpërdorim të detyrës duke lejuar ndërhyrjen në sistemin matës me qëllim uljen e konsumit të energjisë elektrike për të dy kontratat e furnizimit me energji elektrike.
Bazuar ne nenin 144 te Kodit te Punes pas nje afati prej 72 oresh nga data e marrjes ne dijeni Dine Aliaj thirret ne zyrat e Drejtorise se Burimeve Njerezore per te shprehur pretendimet e tij lidhur me arsyet e fillimit te procedures se zgjidhjes se marredhenieve te punes.
Ritheksojme se ky person nuk eshte lejuar te ushtroje funksionin qe mbante prane OSHË-se, qe me dt. 21 nentor 2014. Dokumentacioni bashkangjitur deklarates verteton largimin nga detyra te Z. Dine Aliaj dhe deklaratat e Partise Demokratike jane spekullative.
I bejme thirrje Partise Demokratike dhe tellalleve te saj qe te heqin dore nga genjeshtrat dhe te mbeshtesin operacionin kombetar per te zhdukur hajduterine me energjine elektrike”, përfundon sqarimi i OSHEE. /gj.k/
Akoma keta qe i kane mbetur partise demokratike,vazhdoin dhe dalin neper televizione,per ti bere qefin saliut,apo per tu hedhur hi sy shqiptareve dhe gjoja bein sikur punoin.
Ja dhe kurva e radhes , doli dhe po tallet me njerzit, ik mor legena se lat nam, ky popull tall rakun me ju , o pedeista , kush ftriq me per ju o motrefrtiqur .