Bashkimi Evropian i ka akorduar sot Shqipërisë një grant prej 17.8 milionë eurosh.
Në Ministrinë e Integrimit Evropian, u nënshkrua sot Marrëveshja e Financimit IPA 2013, me menaxhim të decentralizuar, nëpërmjet të cilës vendit tonë iu akordua në formë granti një shumë totale prej 17,8 milionë Euro.
Kjo marrëveshje u firmos për palën shqiptare nga Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe për palën evropiane dhe nga Yngve Engstroem, Shefi i Operacioneve të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.
Kjo marrvëshje u shpreh ministrja Gjosha tregon për besimine BE në aftësinë e institucioneve shqiptare për të menaxhuar grantet që Bashkimi Evropian jep për Shqipërinë
“Institucionet shqiptare do të jenë përgjegjëse për procedurat e prokurimit dhe administrimit të projekteve të miratuara nga ky program”, tha Gjosha.
Sipas saj, objektivi është që ndihmat e partnerëve tanë të përdoren aty ku vendi ka nevojë. Ministrja Gjosha u shpreh se të 7 projektet pilot kanë rëndësi.
Ndërsa, Shefi i Operacioneve të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Yngve Engstroem u shpreh se, “kjo marrëveshje përmban një paketë projektesh”.
Kjo, tha Egstrom, “është hera e parë që shpërndarja e granteve do të bëhet nga autoritetet shqiptare”. /gj.k/
o idjot ky qenka lajm tallin pushken evropint kta e quajn sukses