Miratohet ngritja e Komisionit për reformën në drejtësi, PDIU kundër

27 Nëntor 2014, 13:38Politika TEMA

Kuvendi miratoi të enjten me 84 vota pro dhe 4 vota kundër projektvendimin që i hap rrugën krijimit të Komisionit të posaçëm “Për reformën në Sistemin e Drejtësisë”.

Ngritja e komisionit, që u votua kundër nga katër deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, synon realizimin e një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë, e cila do të ketë bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të rëndësishëm, ku parlamenti do të ketë rolin kryesor.

Komisioni i Posaçëm në veprimtarinë e tij do të mbështetet me ekspertizën më të mirë vendase dhe ndërkombëtare.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj u shpreh se reforma e sistemit të drejtësisë nuk është një hap i vonuar, por një hap i madh që po ndërmerret tani.

“Me vendimin sot për të ngritur Komisionin për Reformën e Drejtësisë hedhim hapin e parë për përmirësimin e institucioneve dhe shoqërisë shqiptare në tërësi.

Mund të konsiderohet si një hap i vonuar, por unë jam i bindur se është hap i madh që ne po ndërmarrim.

Nëse reforma kushtetuese e 2008 që pati ndikim te sistemi i drejtësisë pati ndikim, kjo tregoi se shpejtësia në konsensus nuk garantoi sukses të reformave”, deklaroi Xhafaj. /gj.k/

2 komente në “Miratohet ngritja e Komisionit për reformën në drejtësi, PDIU kundër”

  1. Kapter Jari says:

    Qifja i cameve ka votuar kunder ! ?

  2. Tahir Demi says:

    Cami pa bese me thike ne brez…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje