Basha përkujton viktimat e komunizmit/Shpall hapjen e projektit Drejt Lirisë

27 Nëntor 2014, 20:15Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh Kryetar i PD-së, Lulzim Basha ka përkujtuar  në kryeqytet viktimat e komunizmit, në një aktivitet në të cilin ai njoftoi hapjen e projektit “Drejt lirisë”, në respekt të të gjithë atyre të rinjve, intelektualëve, klerikëve, të rinjve, që cilëve iu mor jeta pikërisht sepse kërkuan lirinë, lirinë e mendimit, shprehjes, fesë, lëvizjes, grumbullimit, protestës.

Projekti “Drejt lirisë” do të nisë më 8 dhjetor dhe do të kurorëzohet më 8 dhjetor 2015, ditën e 25-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

Ndërsa përkujtoi me respekt ata që u vranë, burgosën, internuan për lirinë që kërkuan, Basha solli në vëmendje përkujtimin dhe ringjalljen që po i bëhet diktatorit Enver Hoxha pikërisht nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta

“Ne do të shpallim projektin “Drejt lirisë”, që do të startojë në 8 dhjetor të këtij viti e do të vazhdojë deri në 8 dhjetor 2015, vitit të 25-të të krijimit të PD-së. Ky projekt do të përfshijë personazhe pa dallime politike, sepse ai përcjell mesazhe frymëzuese për lirinë.

Ne kemi folur dhe flasim për dhunën, për luftën e klasave, për izolimin, për shtypjen e represionin dhe krimet e komunizmit, kemi folur për viktima dhe sërish do të flasim, por sistemi si ideologji, i tillë ka qënë dhe i tillë është akoma aty ku jeton dhe i tillë do të jetë nëse për fatkeqësinë e njërëzimit do të kthehej.

Ja pse ngjarja e madhe që na vjen nga ajo kohë është përballja. Por, prej një viti ne përballemi me ringjalljen e gjakatarit Rama – Hoxha.

Fotot e tij valëviten mbi kokat e Ramës dhe Metës, të krerëve të një vendi kandidat për në BE. Kjo është përdhosja më e madhe që i bëhet gjakut të mijëra bijve të këtij vendi, të atyre mijërave intelektualëve, klerikëve, të rinjve që u vranë dhe internuan se donin lirinë, është fyerja dhe provokimi që u bëhet gjithë shqiptarëve.

Mesazhi i sotëm është liria. Liria është substancë e antikomunizimit, liria e mendimit, shprehjes, fesë, pronës, krijimit, e lëvizjes, e grumbullimit, e manifestimit dhe e protestës”, tha Basha. /gj.k/

6 komente në “Basha përkujton viktimat e komunizmit/Shpall hapjen e projektit Drejt Lirisë”

  1. Mark uk. says:

    ————————–

    Edhe KY shale-thati s’po i mbyllet goja tamam si bab krimineli Sal Bisha: …

    -E dyta mbas Gjermanise,
    -Central Termoberthamor,
    -10.000 km rruge Tirane-Kine,
    -Tranvaje kudo,
    -Turizmi ne bote,
    -Mosha Internetit,
    -Stadium boteror,
    -Kuvend i Ri,
    -Arsimi nivelit boteror,
    -Paret jane tuajat,
    -Banka me para plot,
    -Toke e lire kudo
    -Prishni dhe shkaterroni,

    ….. etj. etj. mashtrime dhe mufka te tjera.

    ———————————————

  2. Gimi, Detroit says:

    Mesazhi i sotem eshte Liria !!!

    Liri nga mbesa e Sllobodanit,
    Liri nga Liria e shpellarit !!!

  3. Mallakastrioti says:

    @@@@ ha..ha..dh per t qare me te madhe:lulezim basha me projekte “lirie”??vertet?? po ti more Lulezim Basha nuk more pjese ofte edhe formalisht ne Pervjetorin e “Aksidentit” Ollldashi??si keshtu??
    Po per te vraret e 21-janarit, c´fare projekti ke??me qe ishe edhe minister i brendshem, dhe i di nga “brenda” keto Pune??
    nga fytyra jote prej “Behoti” mund te Presesh gjithcka…kriminel…

  4. Pilo says:

    Po mire mor ti i projektit te lirise. qe kujton te vraret e te persekutuarit,a i kujton edhe ata qe vrave vet bashke me salushin neulevard?

  5. neokomunisti i se ardhmes says:

    e ca lesh viktimash ka bo komunizmi
    viktimat i ka shkaktu tash demkracija
    viktimat e 21 janarit i vrau lul bashkija
    po vriten perdit per nji llaf goje per nji vij uji per nji rryp toke
    t qifsha demokracin!
    dhe i pam “viktimat e komunizmit” tash e 20 e kusur vjet
    hajna,kriminela,drogazhi,kurvar dhe prostitutazhi,te korruptum.. kta jan “antikomunistet” shqiptare, dhe me duket se kshtu esht krejt antikomunizmi botnor
    edhe neper bot ai qe shan komunizmin esht ose bythqi,ose kurvar,ose drogaxhi,ose hajn,ose vrases,ose shkerdhat ..dhe nji perzjerrje supe e gjith caka u tha me lart
    pse?
    sepse komunizmi “i qinte” bythqimat
    i “shkerdhente” kurvat
    ja priste duart hajnave
    shkerdhatat e kishin vendin ne shkerdhatni (burg)

  6. sopiqoti says:

    Ske faj ti qirio Lulzim Basha qe flet keshtu.TI je vrases.E ndugjon dhe a e kupton se TI jevrases.Mos fol per vrasjet e bera nga te tjeret POR me pare fol per vrasjen e kater qytetareve te pafajshem me 21 Janar.Me kete krim qe bere ti dhe Sali berisha keni damkosur veten si vrases.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje