Xhelal Mziu reagon pas akuzave për mospagimin e dritave: Nuk i kapërdijnë dot sukseset e mia

27 Nëntor 2014, 15:08Politika TEMA

Bashkia e Kamzës dhe kryebashiaku i saj, Xhelal Mziu, kanë reaguar pas akuzave të deputetit Tualant Balla, se Mziu nuk paguan energjinë elektrike.

Në një deklaratë të Bashkisë së Kamzës thuhet se, “po vijojnë shpifjet ndaj Bashkisë Kamëz dhe kryetarit Xhelal Mziu.

Këtë radhë ka qenë një nga ndjekësit e verbër dhe kamikaz i Ramës, Taulant Balla, ai që ka përdorur foltoren e Parlamentit për të sulmuar përsëri, pa asnjë të drejtë e fakt, z. Xhelal Mziu, familjen e tij dhe institucionin që drejton, Bashkinë Kamëz, se janë debitorë ndaj OSHEE-së. Kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, reagon ndaj kësaj deklarate të papërgjegjshme dhe thekson se nuk është debitor, as në shtëpinë e tij, dhe as institucioni që ai drejton ndaj OSHEE-së.

Kjo është një nga shpifjet e radhës të pushtetarëve të majtë, të cilët duan të hedhin baltë me çdo kusht ndaj Bashkisë Kamëz dhe kryetarit të saj, gjë që nuk është e para herë.

Gjithashtu, në përgojimin e radhës së Taulant Ballës thuhet se Xhelal Mziu ka protestuar për mospagimin e faturave të energjisë. Në të vërtetë, z. Xhelal Mziu, ashtu si mbi 200 mijë vetë të pranishëm në protestën e 22 nëntorit, që po u fut tmerrin qeveritarëve të errësirës dhe varfërimit, protestoi kundër rritjes së çmimit të dritave nga ana e qeverisë, kundër rritjes së taksave, papunësisë, kundër varfërimit çdo ditë e më shumë të shqiptarëve, kundër prishjeve në mënyrë selektive e të paligjshme të banesave dhe lokaleve, kundër terrorit të shtetit policor. Për sa i takon energjisë elektrike, kryebashkiaku Xhelal Mziu pohon se është korrekt në pagimin e faturave të saj”.

Në vijim të kësaj deklarate, thuhet:

Bashkia Kamëz është një ndër bashkitë model në vend, pasi ka On Stop Shop-in model në vend, me 35 sportele në shërbim të qytetarëve. Është Bashkia, e cila miratoi e para planin urbanistik. Në dy mandate të drejtimit të kryebashkiakut Xhelal Mziu si përfaqësues i Partisë Demokratike, nga 12 km, sot ka 120 km rrugë të standardeve bashkëkohore, nga 8 sot ka mbi 23 objekte shkollore, nga 600 sot ka mbi 1800 biznese.

Në 5 vitet e fundit janë punësuar mbi 6 mijë vetë. “Kryeqyteti” i ndërtimeve pa leje ka një sistem të plotë adresash. KfË do të financojë projektin që do t’i garantojë qytetit të Kamzës furnizim me ujë pa ndërprerje 24 orë. Vlen të theksohet që megjithëse një qytet në zhvillim e sipër me prurje të jashtëzakonshme, me ndërtime të reja të shumta të bërë ndër vite, Kamza është qyteti i parë që ka miratuar planin urbanistik. Për sa më sipër dhe t ë tjera arritje, kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, është nderuar me “Çmimin Evropian për praktikat me të mira për vitin 2014”.

Ky çmim është dhënë nga Shoqata Evropiane për Hulumtime të Cilësisë, ESQR (The European Society for Quality Research) duke qenë një tjetër arritje në rrafshin ndërkombëtar të Bashkisë Kamëz dhe kreut të saj, z. Xhelal Mziu. Këto janë disa nga arritjet, të cilat qeveritarët e sotëm nuk i kapërdijnë dot, ndaj vazhdojnë me serialin e shpifjeve ndaj kreut të PD-së dhe kryebashkiakut të Kamzës dhe të gjithë demokratëve të tjerë”./b.l

 

 

9 komente në “Xhelal Mziu reagon pas akuzave për mospagimin e dritave: Nuk i kapërdijnë dot sukseset e mia”

  1. Berti says:

    Xhelal Mziu eshte ai i cili e beri Kamzen nje vend te denjte,cfare ka bere ai per Kamzen : http://bit.do/sukseset-e-xhelal-mziut

  2. illyrians says:

    Albanistani eshte nje vend i mjere qe drejtohet nga shqipfolsa talebane, nga njerez injorante dhe analfabete, njerez qe nuk i afrohen dot as 100 km larg qytetarise dhe civilizimit. Mjaft t’i hidhni nje sy fotos me lart dhe e kuptoni se ç’njerez jane ne krye te ketij vendi..!!!

    1. andromeda says:

      Ky Xhelali të bën ta menosh hollë atë shprehjen ‘o sa mirë me qen shqiptar’. Mos ndoshta duhet thënë me gjith këto xhelalërat nëpër këmbë-‘o sa turp me qen shqiptar’?

  3. ksem trebeshina says:

    Xhelal profesori! Eshte fatkeqesi per kete vend qe qeverisete nga te till Derra.

  4. Luarasi says:

    Xhelal katrani nuk na duhen deklaratat nxir faturat qe ke paguar.

  5. luarasi says:

    Xhelal katrani nuk na duhen deklaratat paraqit faturat qe ke paguar.

  6. albanian says:

    Fjale boshe sepse nuk mund te pergenjeshtrosh faturat e papaguara. Ik bej nje xhiro tjeter “brenda”; atje e ke vendin, si te gjithe HAJDUTET e ketij vendi ne kete 24 vjet histori post-komuniste.

  7. liri drejtesi says:

    Te lumte by… Xhelo djali se per burra na zuri malli.
    Sa per Ramen edhe damen vetem pordhacet i ze malli.
    Sa per Salen edhe te tjere jane te gjithe si mut i dhjere.
    Neper male edhe fusha te na roje Demokratusha.

  8. kamzaliu says:

    o mero po ca merresh me deklaratat e ketij maskarai ne vend qe ta denigrosh kete ndyresire qe e ka drejtuar kamzen si diktator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje